Komisioni parlamentar i ngritur për të monitoruar hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka thirrur mbledhjen e sotme për të vijuar punimet.
Pritet që në këtë mbledhje të marrin pjesë veç deputetët e PS-së pasi ligjvënësit e opozitës kanë bojkotuar punimet e Kuvendit.
“Në vijim të mbledhjes së radhës së kaluar, ju njoftojmë se komisioni hetimoe “Për të kontrolluar veprimet dhe mosvreprimet e organeve shtetërore në parandalimin dhe goditjen e fenomenit të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, përfshirë çështjen për të cilën Prokuroria po heton z. SAIMIR TAHIRI, ish-min. Brendshem” do mbildhet sot ne oren 12.30 minuta.
Ftohet media te jete e pranishme per ta ndjekur dhe pasqyruar” njofton Kuvendi. (TemA)