Nga Mustafa Nano
Fjalori i njerëzve të opozitës ka qenë i dominuar këto ditë nga shprehje të tipit “Rama duhet rrëzuar”, “ai e ka mbushur kupën”, “ky është një rast i mirë për ta rrëzuar” etj. etj. Ka patur një lloj eksitimi prej dhunës së ushtruar në hyrje të tunelit të Kalimashit, dhe për pasojë, të gjitha qëndrimet e shprehura pas protestës janë ngritur mbi logjikën se “ka vetëm një mënyrë për t’u përballur me Ramën, dhe kjo mënyrë është dhuna”.
Ky lloj poetizimi i dhunës duket edhe te fakti që njëzëri po kërkohet që të lirohen protestuesit e ndaluar. Vini re: Nuk po kërkohet të respektohet ligji, por po kërkohet lirimi i të ndaluarve. Kanë harruar këta se disa vjet më parë vriteshin të pafajshëm në bulevard, dhe tani s’e kanë për gjë të kërkojnë lirimin e ca vandalëve. E meqë jemi këtu, duhet thënë se ka qenë i pashpjegueshëm turfullimi në kor ndaj termit “vandal”. A thua se është term përbuzës. Në fakt, nuk është hiç përbuzës. Është kualifikues. Me këtë kualifikohet një veprim i caktuar.
Ja përkufizimi sipas fjalorit të Oxfordit i fjalës “vandal”: Një person që qëllimisht e me ndërgjegje (deliberately) shkatërron apo dëmton pronën që i përket një tjetri. Apo e doni sipas Cambridge-it? Ok, ja: Vandal është ai person që qëllimisht dëmton pronën që i përket dikujt tjetër. Ka qenë kryeministri Rama që e ka përdorur i pari këtë term, dhe unë kam përshtypjen se Rama në asnjë rast tjetër nuk ka përdorur kaq saktësisht, e me vend, një fjalë të caktuar. Nuk është ky problemi i Ramës.
Ka ca kohë që unë, krahas vetësigurisë e arrogancës së Ramës në qeverisje, po vë re një si trullosje të opozitës si bashkësi. Sa më shumë që Rama bën ç’të dojë (fjala vjen, me teatrin, me taksën e rrugës së kombit etj.), aq më shumë opozita trulloset. Dhe me opozitë po kuptoj ata që kanë përsipër të përfaqësojnë edhe mendimin politik opozitar në Shqipëri, edhe energjitë opozitare në përgjithësi, por edhe të tjerë që, për arsyet e tyre, herë-herë edhe të kuptueshme e të mbështetshme, nuk e duan këtë mazhorancë. Të gjithë këta duan që Rama të mos jetë kryeministër, mirëpo në të njëjtën kohë të gjithë e kuptojnë se për ta larguar Ramën nga zyra, duhet një opozitë e zonja, e duhet të pritet të vijë dita e zgjedhjeve. Dhe këtu gjërat komplikohen disi. Opozita është në ditën e vet më të zezë. E sikur të mos mjaftojë kjo, dita e zgjedhjeve është tmerrësisht larg. Dhe është pikërisht kjo rrethanë që i ka trullosur. Duan që diçka të ndodhë, në një kohë që dinë se kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Nuk është dramë e vogël, apo jo? E kështu, kanë ca kohë që flasin veç për rrëzimin e Ramës. Nuk diskutojnë më si ta mundin Ramën. Diskutojnë si të sabotojnë e bllokojnë jetën nacionale, në mënyrë që Ramës t’ia bëjnë të pamundur qeverisjen e, me gjasë, ta detyrojnë Ramën të ikë nga zyra. Dhe as që u shkon mendja (janë të trullosur pra) se diskutimi duhet bërë për ta mundur atë. Nuk ka diskutim tjetër. Çdo diskutim tjetër është muhabet banditësh. Çdo muhabet tjetër është vandalizëm.
Këta njerëz duhet të kuptojnë se duhet të bëjnë atë që të lejon sistemi të bësh, e që i jep kuptim vetë sistemit. Në terma konkretë, duhet të presin ditën e zgjedhjeve. Mund të ndodhë ndonjë gjë e madhe dhe e papritur deri atëherë, fjala vjen ndonjë protestë masive me qindra-mijëra vetë në rrugët e Tiranës (vini re: Tiranës, e jo Kukësit), të cilët mund ta shtrëngojnë Ramën ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Por praktikisht kjo nuk është e mundur. Nuk ka asnjë gjasë që shqiptarët ta bëjnë këtë gjë. Për arsye të njohura.
E ndërsa janë duke pritur ditën e zgjedhjeve (një palë zgjedhje janë fare të afërta, pas një viti), duhet të përgatiten me synimin që ta mundin kundërshtarin. E për të administruar pushtetin, nëse do ta marrin. Nëse Rama ndërkohë merr vendime që atyre u duken të gabuara, këto vendime kundërshtohen në parlament e në çdo strukturë e institucion tjetër të mundshëm shtetëror. Mund të kundërshtohen edhe me protesta, sigurisht, si kjo që ndodhi në Kalimash (jo të dhunshme, amá). E nëse Rama nuk do t’ia dijë, nëse ai vazhdon me të vetën, opozita ka në dorë veç të bindë sa më shumë njerëz se ai vendim është i gabuar, dhe të shpresojë që kjo punë e saj, tok me efektet e vendimit të Ramës, të konvertohet në vota për ta në zgjedhjet e radhës.
“Po prit, mor prit, se e dimë që është kështu, por puna është se Rama i ka blerë të gjithë, dhe se ai i fiton zgjedhjet me mënyra jo fort të ndershme”, mund të më thonë. Kjo është një dëshmi tjetër e trullosjes. Nuk ka opozitë të fortë, së cilës mund t’i vidhet fitorja në zgjedhje. Hiqeni nga mendja këtë gjë. Vetëm ngordhalaqët mendojnë kështu. E kanë si një excuse për humbjen që i pret. Edhe në kohën që Rama ka qenë në opozitë, ekzistonte mendimi se me psikopatin delinkuent në krye të qeverisë nuk mund të fitohen zgjedhjet. Mirëpo, doli që nuk ishte e vërtetë. Psikopatit delinkuent iu fut koka në hale në një mënyrë të paimagjinueshme. Ja, kjo gjë mund të ndodhë prapë, këtë herë me Ramën. Nëse do duan shqiptarët. Dhe vetëm kjo duhet të ndodhë. Sepse nuk ka se ç’të ndodhë tjetër.
Opozita, normalisht, do duhej të ishte duke debatuar në këto kohë lidhur me ndryshimet ligjore e joligjore që synojnë krijimin e barazisë në garë. Kjo do ishte punë me mend. E vetmja punë me mend. Mendohet se kanë rol “oligarkët” në zgjedhje? Le të bëhet një ndërhyrje në ligjet e vendit që të minimizojë apo përjashtojë për fare rolin e këtyre të fundit. Le të bëhet një ligj ku të thuhet se bizneset e mëdha apo ato që kanë patur lidhje me qeverinë (në formë tenderash apo në forma të tjera gjatë pesë apo dhjetë viteve të fundit), nuk duhet të përzihen në financimet elektorale. Të mendohen edhe penalitete të forta për ata që do duan të shkelin një ligj të tillë. Mendohet se mazhoranca ka avantazhin e financimeve? Le të kërkohet një ligj, me anë të të cilit të synohet një fushatë fare e lehtë në terma financiarë, pa spote televizive, pa postera në mjedisin publik etj. Të kërkojnë pra një fushatë ku nevoja e lekëve të jetë sa më e vogël. Dyshojnë se mazhoranca, megjithatë, do të blejë vota në terren? Le të bëjnë një ligj që i dënon me burg, me burg pa një pa dy, të gjithë ata që kapen duke blerë vota. Kanë frikë se mazhoranca do t’u blejë komisionerët në qendrat e votimit? Le të fillojnë qysh tani me ndërtimin e sistemit elektronik. Por tani, jo dy muaj para zgjedhjeve. Janë me idenë se mazhoranca mund t’u thotë “jo” propozimeve për ndryshime të tilla? Le ta provojnë t’i bëjnë! Dhe do shohin se do kenë mbështetjen e të gjithëve. Kur vjen puna te pretendimet që synojnë barazi në garën elektorale, kanë për të patur mbështetjen e të gjithëve.
Mirëpo, e keni vënë re ju që opozita vetëm kësaj ane nuk ecën. Veç për gjëra të tilla nuk flet. Është duke pritur që të vijë momenti i fushatës elektorale, dhe atëherë, in extremis, do të kujtohet të ngrejë pretendime, në mënyrë që te përgjigjja “tani nuk ka kohë; tani është shumë vonë”, të gjejë alibinë për të kontestuar humbjen. Sepse nëse merren qysh tani me krijimin e kushteve për një garë të barabartë elektorale, kanë frikë se u plotësohen. Dhe kështu, atyre nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të pranojnë kokulur rezultatin e zgjedhjeve. I cili mund të jetë edhe humbja. Mirëpo, kush humbet pa kontestuar, duhet të ikë, e t’u hapë rrugën të tjerëve. Dhe është pikërisht kjo që nuk duan udhëheqësit tanë politikë, në rastin konkret Lulzim Basha. Dhe ky, Basha pra, është më gjynahqari ndër udhëheqësit tanë politikë. Sepse ky e ka të sigurt humbjen.
Këtë të fundit e dinë të gjithë. Dhe kjo shkakton nervozizëm në radhët e opozitës. Dhe trullosje. E prandaj mendojnë veç për dhunë. U ka mbirë në gojë dhuna. Por e kanë kot. Më e shumta që mund të bëjnë me dhunë, është të njollosin imazhin e këtij vendi, të na bëjnë gazin e botës e të shtojnë arsyet për të menduar braktisjen e këtij vendi. Nëse mendojnë seriozisht se me dhunë mund të vihet në pushtet, atëherë i bie që nuk janë thjeshtë të trullosur. I bie që janë idiotë.
Shum fjal ,..por asgje nuk the
Pushteti nuk fitohet me dhune.
Por edhe nuk mund ta mbash me dhune.
Dhe sot jemi ne kushtet kur per miliona eurot e kryripjellesit
shteti me dhune ju mer leket shqiptareve per nje takse qe e paguajne 2 fish te karburantet.
Shteti me dhune nderton gradacelet ne toka publike
Shteti me dhune nuk ju paguan djersen e ballit naftetareve te ballshit.
Shteti me dhune nuk ju jep leket e shtepive dhe jeteve te shkateruara ne zharez.
Shteti me dhune grabit tokat ne bregdet.
Dhe para kesaj dhune duhet qe njerezia dhe populli te rije se keshtu i duhet xhepit te muc nanos????
O @ben , ke peshtyre fytyren tende ne pasqire , a i vrare … , cfar ben keshtu ?!
Bjeri vetes prapa me keta te LGBT-se , se duket te , qe te ka zene semundja e
idjotesise ! Te shoh duke renkuar ne cdo koment qe ben dhe sa vjen po te
rendohet gjendja ! Ta them per te miren tende,
Absolutisht dakort, nuk mund të pretendohet respekt për ligjin kur ligji bëhet për të mirën e të paktëve dhe të keqen e të shumtëve. Besimi te ligji dhe te institucionet fitohet nuk imponohet.
Ajo rrugë është bërë me lekët e gjithë shqiptarëve dhe interesi që duhet mbrojtur është i të gjithë Shqiptarëve.
Pse nuk doli njeri në protesta kur u vendos ligji për pagesën e energjisë? Pse nuk doli njeri në protesta kur u vendos ndali i ndëritmet pa leje?
Sepse ato ishin gjëra të drejta!
Pse dolën njerzit në protesta tani që qeveria ku e ku të vensosi taksa?
Edhe prisni ça do bëhet zonat e jugut, ku po vidhet, e përsëris, po vidhet prona me ligje të vëna nga qeveria. Për “për investime strategjike”. E gjithë sepse shokët “investitorë strategjik” nuk duan të paguajn gjë. Duhan vetëm të mbledhin.
Me siguri, nëse Kuksjanët do kishin bërë protestë paqësore nuk do i kishte dëgjuar njeri. Ashtu si nuk po ua var njeri protestave paqësore që janë bërë në 27 vjet për pronat kudo.
Te lumte Mustafa . .
Fiks!
Muci! Shume bukur e ke thene por kujt ja thua?! Atyre qe kembe e koke jane ne sherbim te interesave sllave dhe te tyre ekonomike.Ne gjithe boten e qytetruar, protestat i organizojne sindikatat kurse partite me ane te deputetve “luftojne ” ne parlament me programet e tyre e kur vjen dita e zgjedhjeve seicili voton per partine, programi i se ciles i duket me i mire per interesat e tij.
Nuk ka ku te veje , sakte, sidoqe per gjera fare te thjeshta !
E ke qare. Ti thua po kush degjonnga ai vesh. Keta vandalet politik duan te jene gjithmon skalioni i dyte ne protesta e i pari ne pushtet.
Hallall Muci, po kujt i thua? Lulzim Bashes apo Monika Kryemadhit qe vetem per destabilizim u punon truri.
Keta e dine fare mire se nuk vijne kurre ne pushtet me votim te lire se shumica e popullsise i ka pare dhe provuar se kush jane
prandaj krijojne situata te tilla .Mjere ne me kete opozite dekadente qe i bene keta ne pushtet te rrine te qete se populli ska per momentin alternative tjeter qeverisese.Kjo eshte fatkeqsi per kete popull se nuk te jep shprese per alternative se keta kane probleme me Drejtesine e Re qe po vjen prandaj kerkojne te bejne rremuje.
Plotesisht dakort me fjaline e fundit,jane idiot dhe te ligj,e bejne nga injoranca dhe nga ligesia.
Ne fakt duhet te thote dicka qe me duket se eshte thelbesorja : duan kaos me cdo kusht se vetem ai i shpeton nga Vettingu.
Halli eshte te parate dhe pasuria e vjedhur!!!!
Dhe ne kete mes aleanca PD – LSI eshte nje aleance shume e natyrshme dhe organike sepse eshte aleance hajdutesh dhe banditesh.
O Dibran mavria. Hiqi syzet qe te ka vene Salih Berisha dhe do shikosh se eshte e kunderta e asaj qe thua ti per artikullin e Nanos.
Dua te sqaroj dhe diçka. Pse Saqliut i thoni Sali dhe jo Salih siç e ka ne te vertete emrin.
Nuk mund të tërheqësh popullin zvarre me protesta duke bllokuar rruget e vendit. Keta kane vetem nje hall se si te bllokojne integrimin e Shqiperise ne axhenden evropiane. Te shpetojne nga vetingu per zullumet qe i kane bere ketij vendi. Kane 27 vite qe e kane hequr zvarre dhe vazhdojne akoma.Shqiperia nuk mund te qeveriset me keshtu. Duhet nje dore e forte ta qeverisi kete vend. Si Merkel, Makron, pse jo si Erdogani apo Putini…Dhe Rama ka shansin ta bej kete pa frike. Jo si tani me nje kabinet qeveritar që me ngjan si stan me lepuj. Po me burra te vertete qe dine te qeverisin me urtesi e me gjykim te drejte. Rama duhet ta kuptoj se nuk mund te qeverisi me kete lloj kabineti. Duhet te ndryshoj kabinet dhe keshilltaret e tij. Jo me nervozizem.Dhe ne rastin konkret duhet te ulet me konçensionarin per ta diskutuar dhe ai duhet te bej rrugen njehere e me pastaj te vendosi taksen. Taksa e rruges duhet te jete 1 euro per dy vjetet e para ne progresivitet te arrij 2-3 euro ne vitet ne vazhdim e ne 10 vjeçarin e fundit te behet 5 euro.Pa abonera e koçmandira te tjera.Ketyre deputeteve vandale dhe kriminele u duhet treguar qelia e burgut per dhunimin e ligjeve kushtetues te vendit me ligje te forta ne parlament.
Nuk jane idiote Z.Muci ,po jane Tradhetare ,jane antishqiptare.I ka zene frika se po u afrohet Xhebraili dhe do tu marre jo vetem shpirtin po dhe te gjitha cfare kane grabitur.
Bravo Muc, cekun ta japin paradhenie apo prapadhenie?!
Muci nuk eshte mercenar , si puna e @Sit back…. , qe i kujton te gjithe si veten !
Bravo Muci , e ke thene shume qarte e sakte !
Ath e ben nga budallalleku ose per tu dukur interesant. Sa per mua une jam rehat lali, mos ma qaj hallin, bej pune me pagese pa pagese, pune vullnetare, nganjehere nuk punoj fare por sit back and relax, ja kshu tu bofsha. edhe ta them kshu miqesisht, mos i fut hunet ven e pa ven e per me teper mos bej sikur i di te gjitha se e e kina njonin pallosh i gjate qe i di te gjitha dhe osht ma i bukri e ma i zgjuti katunit, nuk na duhen te tjere. leje ate ti dali per zot vetes.
Ath e ben nga budallalleku ose per tu dukur interesant. Sa per mua une jam rehat lali, mos ma qaj hallin, bej pune me pagese pa pagese, pune vullnetare, nganjehere nuk punoj fare por sit back and relax, ja kshu tu bofsha. edhe ta them kshu miqesisht, mos i fut hunet ven e pa ven e per me teper mos bej sikur i di te gjitha se e e kina njonin pallosh i gjate qe i di te gjitha dhe osht ma i bukri e ma i zgjuti katunit, nuk na duhen te tjere. leje ate ti dali per zot vetes…
Ath e ben nga budallalleku ose per tu dukur interesant. Sa per mua une jam rehat lali, mos ma qaj hallin, bej pune me pagese pa pagese, pune vullnetare, nganjehere nuk punoj fare por sit back and relax, ja kshu tu bofsha. edhe ta them kshu miqesisht, mos i fut hunet ven e pa ven e per me teper mos bej sikur i di te gjitha se e e kina njonin pallosh i gjate qe i di te gjitha dhe osht ma i bukri e ma i zgjuti katunit, nuk na duhen te tjere. leje ate ti dali per zot vetes…,
Te lumte Mustafa analize e mencur si gjithmone ne shkrimet tende.
Kjo eshte nje analize objektive dhe realiste: vecanerisht dhenie idesh e rrugesh qe i vlejne ne rradhe te pare opozites.
Krijimi i precedentit te marrjes apo mbajtjes me dhune te pushtetit eshte minues per te ardhmee demokratike dhe evropiane te vendit.
Falenderime dhe pergezime Mustafa!
Goni
Une e dua Vjolën ?
Shume sakte . Po keto gjera jane thene e sterthene po kujt tja thuadh . Edhe ata vete e dine shume mire e svijne dot ne pushtet por e kane nga halli qe bejne keshtu . Keto jane dhe kane qene turpi dhe pislleku i ketij vendi . Nik e dime kur do jete fundi i ktyre kermave se keta jo ne politike sduhet te jene me por duhet te shkojne atje ku e kane vedin se e lodhem kete popull. Vazhdo Muco shkruaj dhe mos nguro
Po o Muci po..beji ti teorite e marrjes apo humbjes se pushtetit se nuk ka patur ndonje me te mencem se ty njerezimi.
Po zenia e rruges nga Kastrati nuk eshte dhunim i shqiptareve?
Apo varja, shqipot bageti jane..
Pse nuk ndalohen kriminelet hajdute te rruges?