VIDEO/ Policia pengon Nokën të hyjë në sallën e gjyqit, indinjohet Berisha: Jeni turpi i kriminelëve me uniformë

4 Prill 2018, 09:48Politika TEMA

Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet deputeti Flamur Noka i cili tenton që të mësyjë brenda sallës së gjyqit ku po merret vendimi për 23 të arrestuarit në protestë.

Sipas ish-kryeministrit, policia është “farsa policeske e turpit e kriminelëve me uniformë”.sepse nuk lejojnë Flamur Nokën të hyjë brenda.

“Kjo eshte farsa policeske e turpit e krimineleve me uniforme!” shkruan Berisha për efektivët e policisë.

Nga video e shpërndarë prej Berishës, duket se si Noka provokon punonjësin e policisë duke e cënuar me duar dhe nga ana tjetër dallohet zëri i deputetes demokrate Albana Vokshi që adreson një sërë fyerjesh ngaj efektivëve.
(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje