“A do përballet Shqipëria me një stuhi ruse?” Ja çfarë thotë dokumenti i KE-së

5 Prill 2018, 13:08Rajoni TEMA

Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme ka publikuar një dokument që titullohet: “A po përballet Ballkani Perëndimor me një stuhi ruse?”.

Dokumenti që është unik në llojin e tij mban firmën e Mark Galeotti, studiues dhe ekspert mbi çështjet e Rusisë.

Ajo që bie në sy qysh në fillim të këtij raportimi është ajo se, 2018 do të shënojë fillimin e një fushatë të re të Rusisë në Ballkan.

Por, thuhet më tej, synimi i Rusisë nuk është të vendosë autoritetin mbi vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë, por të nxisë më tepër tensionet ekzistuese në këto vende, raporton Scan.

Sa i përket faktorit shqiptar në Ballkan, në këtë raportim thuhet se, skenarët rusë për Shqipërinë dhe Kosovën janë mjaft të kufizuar.

Në rastin e Shqipërisë kjo gjë i atribuohet rreshtimit të Shqipërisë haptazi kundër Rusisë, sidomos nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme nga Ditmir Bushati.

Raporti i Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme flet edhe për përpjekjet e vazhdueshme të Kremlinit për të shtënë në dorë një pjesë të mediave të rajonit, përfshirë ato shqiptare në Maqedoni.

1 komente në ““A do përballet Shqipëria me një stuhi ruse?” Ja çfarë thotë dokumenti i KE-së”

  1. ilir says:

    Sidomos nen drejtimin e ….Bushati?!
    Gjite ky shkrim per te bere kompliment per nje pervers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje