Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin kanë diskutuar për taksën në “Rrugën e Kombit”.
Lekaj ka ritheksuar se taksa është e lartë dhe se institucionet kosovare nuk pajtohen me këtë çmim.
“Në takim me ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e ritheksova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.
Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm”, shkruan ai pas takimit.(TemA)
Mos fut hundet ne punet e Shqiperise. Kjo eshte pergjigjia me e mire qe ministri Gjiknuri duhet te jepte per ty.
Ju nuk dini se jeni shtet apo jo dhe kerkoni te destabilizoni edhe Shqiperine. Rregulloni punet tuaja e pastaj kerkoni nga ne.
More me nder minister, a je per kosoven apo per shqiperine se nuk po e marrim vesh? Mbaj vendin aty ku je dhe mos llap ne hava.
e kujt i plasi mor zotni se nuk je dakort ti….ku eshte pare e degjuar te pyetet ministri i nje shteti tjeter per taksat apo tarifat ne njecshtet tjeter…..apo dhe ju beni sikur ju vjen keq per popullin tuaj duke u mare me punet e tectjereve.O hajvan …keteo jane hallet ecproblemet tona dhe nuk presim te na i zgjidhni ju e aq me shume qe ju vete nuk jeni shembulli me i mire per nga qeverite …Pranuat kombetaren e futbollit….faktqe nuk jemi nje shtet ,pasi nje shtet nuk ka 2 kombetare futbolli.Lerini budallalliqet e meruni me problemet e juaja qe per hir te vertetes nuk jane pak.
Shkruaj nje leter vellait tend ne Beograd, ministrit te infrastuktures myslimanit nga Sanxhaku dhe i thuaj qe kur te kalojme nga Serbia nuk do te paguajme taksen e rruges. Pergjigja do te jete e thjeshte. Si qyetar i Serbise do paguash si gjithe te tjeret. Ju ka marre koka ere ju kosovareve.
Per te qetesiar sotuaten, ju zoto minister ne vendin tiaj bejeni kalimin pa pagese.
Ju flm per mirkuptimin
Ndersa ketej nga Shqiperia e paguajne me “deshire” taksen e rruges, por me dy kushte, i pari, te jesh me PS-ne e Edi Rames per sa kohe do te ishte kjo e fundit ne pushtet ose me tjetrin e PD-se (ne qoftese kjo e fundit do te kishte marre vendimin per taksen) dhe i dyti, te mos kalosh kurre ne ate rruge qe mos te paguash!!!!
Dhe meqe jemi tek taksat dhe “deshiren” e shqiptareve per ti paguar ato, mjafton te hedhesh nje sy cdo lloj biznesi ne Shqiperi dhe do e kuptosh menjehere se perse nuk behet kurre ky vend. Vjedhje, korrupsion, fshehje e pasurise, para e zeze, para droge, para e duarve me gjak dhe cdo perfitimi tjeter te qelbur duke ju shmangur taksave te shtetit!
Besoj me mirekuptim se me kuptove Shqiptari!
Po ky pat kontribuar shumë për rrugën e kombit !….shumë!
Ky është “hejn’ si i thonë ne Gjakovë.
Mos u merrni me këtë, ky dhe Kosova janë gjera te ndryshme.
Kur thote se ne do kalojme ju do ta mirembani pasi e ndertuat i bije te jete qylaxhi dhe si i tille qe eshte edhe duhet trajtuar: percmim.