Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk i kupton reagimet e presidentit turk ndaj tij, ndërsa theksoi se askush nga jashtë nuk do të marrë vendime për punët e brendshme të Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, kryeministri Haradinaj tha se nuk dëshiron të paragjykojë se kush mund të ketë urdhëruar operacionin e arrestimeve dhe deportimit që sipas tij ishte një lloj vjedhjeje e njerëzve nga Kosova.
Z. Kryeministër për tri ditë me radhë jeni sulmuar nga presidenti turk Erdogan për shkak të qëndrimit tuaj ndaj arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, si i patë këto sulme?
Kryeministri Haradinaj: Kosova ka një kujdes në marrëdhëniet me të gjitha shtetet tjera edhe me Republikën e Turqisë. Jemi mirënjohës për njohje, për përkrahje në planin ndërkombëtar në anëtarësim në organizata ndërkombëtare, tani kemi aplikuar për Interpol në këtë vit dhe kemi qenë shumë të kujdesshëm që të mos ndërhyjmë në punë të brendshme të ndonjë shteti tjetër edhe të Republikës së Turqisë. Ndalimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe deportimi i tyre ka paqartësi, pra te mënyra e revokimit të lejes së qëndrimit, është procedurë shumë e shpejt dhe deportim i fshehtë dhe bazuar në këtë dhe për faktin që nuk kam qenë i informuar do të thotë kam marr vendim dhe i kam shkarkuar parevokueshëm ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Reagimet e presidentit (Erdogan) nuk i kuptoj, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Turqisë, këto janë punë të brendshme tona edhe askush nuk do të ketë vendimmarrje në punët e brendshme të Kosovës.
A mund të ndikojnë këto në marrëdhëniet e ardhshme me shtetin turk?
Kryeministri Haradinaj: Tani duhet të shkojmë me kujdes, ne jemi të kujdessshëm edhe si popull shqiptar jemi popull i respektueshëm. Mirëpo gjithashtu, gjithkush duhet të dijë kufijtë e vet. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të respektojnë zhvillimet e brendshme institucionale, kushtetutën e vendit tonë.
Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq vazhdon të jetë i mjegulluar. Kush është përgjegjës për këtë operacion?
Kryeministri Haradinaj: Operacioni ka ndodhur në Kosovë, jemi ne, institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit politik e institucional. Meqenëse operacioni ka ndodhur prej dikastereve njëri është ekzekutiv pra ministria e punëve të brendshme por po ashtu roli i agjencisë së inteligjencës, do të thotë Kosova e ka ndërmarrë veprimin më të madh të mundshëm dhe ka shkarkuar kokat e sigurisë në vend, do të thotë janë shkarkuar përgjegjësit por po ashtu kemi nisur edhe hetim të gjithanshëm për këtë.
Zëri Amerikës
Nuk duhet te nderhyje, por ja qe po nderhyne. A do te ket debim te diplomateve turq nga Kosova, apo vetem ca fjale gjoja per konsum te brendshem, dhe per te vazhduar me “proqeshet e medha” (Zajednica).
Bravo Ramush, tregoi vendin mikut te shqiptareve dhe Ramiut. Po te ishte mik i vertete do kishte respekt, i permbajtur dhe aspak kercenues ndaj nje vendi ende te paformuar dhe nje kryeminister i nje shteti te ri dhe te vogel gjeografikisht dhe jo ta kercenonte Kryeministrin e Republikes se Kosoves sikur ai Kryeminister apo vend te ishte koloni apo nen sundimin Turk apo i varur nga Turqia. Ku eshte pare qe te kercenohet Kryeministri i nje vendi tjeter kaq hapur dhe harbutshe?
Per cudi, Shqiptaret e Maqedonis edhe ata te Shqiperise, e kam fjalen per qeverite, nuk e kane denoncuar , apo te pakten perkrahur Ramushin e gjore.Perse keshtu, ku jane trimat shqiptare te Ballistit? Pse heshtje, o trimat e xha Beqos me shqiponje dykrenare!
–
Une mendoj se per kete fajin e ka Janullatus, dakort?
shume kerkon kufij nga te tjeret.respektoi edhe ti kufijte e tu.aq me teper kushtetuten e vendit tend dhe te drejtat e njeriut.
sulltani a nxeh keq,kshq priten gjakosje sumash te birazereve turkoshqipfoles,nder shekuj turqit kane tallur karet me keta ”ziket” shqipfoles………
turqit o moterqir grek nuk ka sesi te kene tallur trapin me shqiptare myslimane sepse as nuk kane ekzistuar si komb dr ne 1923.
por osmanet dhe perandoria osmane i vuri shqiptare ne krye dhe ju kane care piten juve dhe fares tuaj per 400 vite, ju kane hapur sumen grave tuaja dhe ju kane shitur si sklever ne qindra mijra, mos harro.
Kur permendej fjala Arnaut, dhiteshin ne brek arumunet e neo greqise
Me urtesi e diplomaci, mjaft mire ju pergjigje z.Haradinaj, z.Rexhep Taipit. Por me pelqen me teper kur shpreh publikisht se je Shqiptar dhe me bese, ndryshe nga Rexhep Taipi qe Kosovaret i trajton si minoriret turk,dmth Rexhepi qon uje ne mulli te Vucicit. Nuk mund ti them sulltan Rexhepit se eshte me miliona km larg sulltaneve otomane dhe kam idene qe Rexhep Taipit po ti thuash sulltan i behet qejfi keshtu qe nuk duhet t’ja rrisim mendjen. T’hyfte vetja ne qejf thote nje fjale e urte popullore shqiptare,e pastaj te pret pikiata.
Rrexhepi ka bere gabim ne menyren si eshte shprehur, por kjo nuk hedh poshte gjithe mbeshtetjen dhe respektin qe ka turqia per shqiptaret.
Sidomos me reformat e gjuhes shqipe qe kamarr vitet e fundit.
Rrxhepi kujton se i ka gjithe shqiptare vellezer dhe se te gjithe duhet ta mbeshtesin, dhe ketu eshte edhe faji yne.
A Po Krahasoni nje Katunar Kosove me nje Lider Boteror?
KUSH NA QEKA KY LIDERI BOTEROR O SHOKU,,,, MOS E UL KOKEN RAMUSH,,,TE QIFSHA LIDERIN BOTEROR,,,,QE VOTAT I MORI VETEM NEPER PERIFERITE E TURQISE,,,,KU RRIN AKOMA GRATE ME BREKUSHE ,,,,,SE NE STAMBOLL,STRAZIMIR, DHE NE QYTETET È ZHVILLUARA MORI ATE TE MOTRES DHE GRUS VET,,,,
o sniper . beje pak llogarit saz shqipatere,grek,serb dhe te tjere ka pasur ne krye te perandorise osmane. Do mbetesh i zhgenjyer nga rezultati