"Pi alkool, mohon se është mysliman dhe shpenzon shumë para", ja çfarë shkruajnë mediat turke për kryeministrin Haradinaj

4 Prill 2018, 14:31Rajoni TEMA

Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga AKI, mediat pro Erdogan kanë filluar t’i bëjnë portrete Haradinajt.

Gazeta Yeni Akit, ndër të tjera shkruan se AKI e Kosovës është trajnuar nga shërbimi sekret turk MIT, por vëmendje u kushton edhe fëmijëve të politikanëve kosovarë që i shkollojnë fëmijët në shkollat e Gylenit.

Përveç djalit të Kryeministrit Haradinaj,Gjinit, edhe fëmijëve të Veselit edhe fëmijët e Ministrit të Ekonomisë Besim Beqajt, shkojnë në shkollat e Gylenit, shkruan gazeta turke e afërt me Erdoganin.

Pastaj në këtë shkrim vëmendje i kushtohet Haradinajt, i cili ishte më i zëshmi kundër rrëmbimit të 6 gylenistëve.

Aty theksohet se Haradinaj, para se të vinte në Kosovë nga Perëndimi, ka qenë roje në diskotekë dhe më pas, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, u bë njëri nga komandantët kryesor të UÇK’së. Ai, shkruan gazeta, është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës.

Po ashtu, Yeni Akit, shkruan se Haradinaj s’ka mundur asnjëherë të fitojë më shumë se 10 përqind në zgjedhje edhe pse në vitin 2004 ia doli të bëhet Kryeministër.. Sidoqoftë entuziazmi kishte zgjatur vetëm 4 muaj.

Por, ai, shkruan, Yeni Akit, që nga shtatori i vitit 2017, është bërë edhe një herë kryeministër. “Këtë herë si duket e ka kapluar çmenduria” shkruan tutje gazeta.

Ai, vazhdon shkrimi, edhe në Parlamentin e Kosovës quhet pijanec sepse pi alkohol dhe njihet si Kryeministër i skandaleve.

Ndërkohë që përmenden edhe pushimet e Haradinajt në Zvicër, ku thuhet se ka shpenzuar 68 mijë euro, derisa kosovarët po jetojnë në varfëri.

“Kush paguan nuk dihet” shkruan kjo gazetë.

“Kur është pyetur se nga i erdhi shtëpia e tij, ai tha se shokët e luftës ma ndërtuan atë. Por, ai ka edhe një shtëpi tjetër që ia ka lëshuar me qira një klinike turke, për 6 mijë euro.

Familja Haradinaj trajtohet në spitale private derisa kosovarët tjerë nuk po mund të gjejnë shërim në spitalet shtetërore” shkruan gazeta.

Më pas gazeta pro Erdogan, i kushton vëmendje edhe deklaratave të Haradinajt rreth religjionit.

“Unë kam lindur mysliman, por nuk e di pse jam mysliman. Kurrë nuk kam qenë në xhami në jetën time“ citon Yeni Akit Haradinajn.

Po ashtu aty përmendet edhe refuzimi i tij ndaj Erdoganit, duke thënë se nuk e ka vëlla liderin turk.

Kjo gazetë shkruan se në ditët në vijim do të merret edhe me Thaçin e Veselin dhe ish –ministrin Hoxhaj.

Por, aty theksohet se kosovarët e duan Erdoganin për shkak të deklaratave të tij se Kosova është Turqi e Turqia Kosovë, të cilat Erdogan i kishte bërë në Prizren në vitin 2013./Ekspres

 

 

 

 

28 komente në ““Pi alkool, mohon se është mysliman dhe shpenzon shumë para”, ja çfarë shkruajnë mediat turke për kryeministrin Haradinaj”

  1. ''tyrk elhamdylillah'' ......... says:

    Mohim identiteti[cilido qofte ai, edhe arab,nuk perben krim],PAFYTRESI sunitesh!

    1. Hoxh Armandi says:

      Babai i turkoshqiptareve recepi e meriton nje nga ato 100 kilotonshet ne angora.

    2. Me thene te drejten says:

      Te gjithe ju FUNDERRINAT mund te thoni c’te doni, por vetem nje gje duhet te kuptoni : djali i Ramushit quhet GJIN Haradinaj !!!!

  2. Teo says:

    O gazetar trap ti ca pret nga turqit akoma nuk i ke kuptuar kush Jane anadollaket jepi pegjigjen qe meritojn se ato Jan koktrash callmxhi shkruani edhe ju qe mos te nderhyjne ne punet e kosoves

  3. Klimax says:

    Ndersa Edi “katoliku” me baba vllah-ortodoks dhe mama bregase-ortodokse e deklaron se eshte vella me Erdoganin dhe nuk ju ndje zeri per ngjarjen e Kosoves!!!! Ai, “patrioti”, nacionalisti, “rilindasi” Edi Rama! As gek e as mek!!!!! Eh, si mund tja prishi vellait dhe babait te kombit??!! Vilajet i Turqise nuk jemi? Gjersa e thote Erdogani qe jemi turq, patjeter te tille jemi!!! Sulltani nuk gabon kurre!!!! Apo jo more poturexhi?

    1. Roberto says:

      Po te kishim te gjithe llogjiken e nje idioti do mendonim keshtu si ty o klimax i vogel. C’pune ka Rama ketu?? Mos kerkon qe Rama ti kundervihet dhe te hape nje lufte te kote per nje gangester si Haradinaj??? Me qe Rama nuk flet pse nuk ngrihet Berisha??? Ca flisni mo se late nam. Ky Ramush Kari edhe Rames i tha para ca ditesh qe Shqiperia mos ngaterrohet ne punet e brendeshme te Kosoves apo nuk i tha keshtu?? Po ai PLEH nga Shqiperia e ka patur mbeshtetjen me te madhe apo tani ja hodhi bythes??

  4. Janullatos arxidoglyftis says:

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria o bylldymçengela.
    Kamikaze fetare si byrazeret greke.

    1. Flm says:

      O arxidhoglift i Anastasit, e kuptuat kush jane byrazeret e tu Turq ???
      Ne kemi vite qe i themi keto qe ndodhin Sot…. dhe priten edhe me keqe, sulltani eshte bere Vrere me Greket dhe e c’fryn karin tek populli i vete Turk dhe tek Turk-Arnautet e Ballkanit, sic ndodh historikisht.

      1. i cudituri says:

        Ti Flm ke vite qe pallohesh!? Bravo pallkari mou Pisoglendi!

  5. Mani says:

    Haradinaj ne baze eshte nje gdhë. Po c’mutin duan keta mongolet se cfare pi apo ha kryeministri i nje shteti te pavarur? Nuk qeka i lire as te zgjedhi se cfare beson e cfare jo, pa miratimin e mongoleve? Shkoni ore mbytuni llumhane.

  6. personalisht kam mendimin se ky haradinaj, nuk ka as 4 klase shkolle. nuk e di gjithmone me eshte dukur si pjekesi qofteve te lagjes.

    1. Kadria says:

      Jeni ju te edukuar ne turqi,apo pse jeni kaqe injorant te nenqmoni nji komandant shqiptar qe jo veq q e luftoj po dha dhe vllaun e vet per liri dhe ishte gadi te jipte jeten e tij

  7. sapa says:

    Kryesorja Haradinaj eshte perendimor!

  8. xeni says:

    Mjer Kosova me kët majmun, ky me hec nuk di,ky me të përfaqsu shtetin,jo mor asht marre,turp i madh me kët karagjoz si ky. Nuk paska burra tshkollum Kosova,por me kta berra don me i than botës se na jena shtet,por jo he vllazën,asht marre për ne. Ky vetëm për roje berrash ban.

    1. i cudituri says:

      Shiko Sali shpellarin qe na nxiu shpirtin keta 28 vjet, po na u ankoke per Ramushin ti. Cope muti!

  9. Goni says:

    Rramush Haradinaj gëzon kudo Respekt.
    Ai është njeri i dashur,trim,puntor dhe atdhetar,mjaftojnë këto virtyte për të qënë aty ku është.
    Kjo është korniza e tij.

  10. Shvejk says:

    Respekt per Ramushin, nuk qenka dhe aq budalla sa duket.

  11. Kuq e zi says:

    Hahahaaaaa
    Edhe janulla keshtu qahet ne ne greqi per misionin e tij ne shqiperi
    Tha se eshte me i veshtire se ai ne kenia
    Prandaj zoteri te faleminderit per meritat qe i jep ramushit
    Meqe je afruar me ruset po na kujton historine se sa here qe uleshit e bisedonit shqiptaret humbnin territore
    Prandaj “shba perjete” dhe urime per aleancen tuaj te vjeter ortodoksi-islam kunder perendimit ashtu si ne kohen e sulltan muratit

  12. Dash says:

    Me gjithe problemet qe mund te kete Haradinaj ,ketu problemi eshte se cdo ky sulltan i nje shteti ish pushtues te fute hundet ne punet e brendshme te nje shteti te pavarur…ne kete pike i them bravo Haradinajt,, edhe pse nuk i pelqen ndonjerit ketu per trajtimin qe i ben fese,,,,secili beson ate qe i pelqen,,te hapin veshet fondamentalistet e te gjitha ngjyrave(edhe pse ca sjane fondamentaliste po jane rrufjane qe punojne per te tjere ndyresisht)

  13. zi says:

    Ne nje dreke shrtuar zotit,
    mbasi hengren dhe pine raki,zoti erdhi ne kenaqesine e tij,ku se kish provuar ndonjehere dhe ne nje moment tha;
    Nga vjen ky i uruar leng qe po me sjell dhe po me mer mend?
    Nga fera.
    U pergjigjen njehereshi mikpritesit per te bere shaka!
    Le te mbije, si do ta hedhesh,urdheroj zoti,dhe ,u be.
    U menduan te paudhet se do te mbuloheshin ga ferat dhe i thane;
    jo o i madhi zot,ky lengu i cuitshem qe ju lumturoj ju ,del nga pjergulla, rushi.
    Te mbije dhe ai sido qe ta hedhesh ,urdheroi zoti,ashtu cakerqef.
    Dhe ashtu u be,mbin fera sido qe ta hedhesh dhe na ze frymen ,
    dhe pjergull mbin si do qe ta leshosh duke na dhene kenaqesi.
    Tani zgjidh e mer, zoti i uroj te dyja ne te njejten kohe dhe ne kuptime te ndryshme!

  14. shqip says:

    Shqiptaret duhet ti vene kufirin te thana ketyre mamlukeve . Te mbeshtetet tek investimet e Be dhe Shba . Sa me larg te mbahen keta bythzinjte , aq me benefite do kene Shqiptaret . Nje gje duhet te kuptojne politikanet tane . Sa me shqiptar te sillemi , aq me afer Europes do jemi . Dhe nuk eshte ndonje gje qe Po e shpikim tani . Eshte historia qe na jep leksione . Te mbash larg otomanet , je me i respektuar nga bota e qyteteruar . Sa me larg Turqia , aq me Pak probleme me fqinjet . Vetem mbeshtetja ekonomike tek vendet e Be mund te na nxjerre nga ky kalvar 6 shekullor . O njerez ! Hidhini nje sy arkivave , filmimeve e fotove te kohes . Na ka lene aq mbrapa , sa nuk e besojme edhe vete qe hapesira Shqiptare ngjante me shume me Kandaharin se me Europen . E te mendosh qe vendet perreth kishin hekurudhe , energji elektrike . Kryeqytete me arkitekture , e shtruar me asfalt apo kalldrem . Te shohesh fotot , Tiranen , Durresin , apo te tjera treva , vihet re vetem injorance e prapambetje . Dhe gjithe kjo , fale gjysherve te ketij arabi osman . Fale ketyre gazetave qe numerojne sa gota vere pi nje Shqiptar . Ne shtepine e vete . Pa i rene ne qafe as nje njeriu me pasaporte turke . Tutje mor jevgjit . Ne nuk kemi as lidhje gjaku , e as afersi kufijshe . Kur dardanet dhe taulantet gdhndnin mermerin , ju flinit ne çadra me deve .

  15. Turi says:

    JEMI SHQIPTARE DHE NUK NA DUHET FARE FEJA E REXHEPIT DHE E CIPRASIT DHE E BELURSKONIT. FEJA E AHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA. KUSH NA AFRON MIQESI I JAPIM MIQESI.

  16. ELIOT says:

    CJENI NAIVA APO BUDALLENJ … TURQIT KANE FRIKE TE DENONCOJNE ER DOGANN DIKTATORINE QELBET .DHE NE CAJNE TRAPIN ME BIOGRAINE E LIDERIT TE KOSOVES …HHMM TURQIT JANE NENTE UJE DHE NJE KOS ..KUR ER DOGANI PO JA THITHE RUSEVE … BEN FABRIKE NE SERBI DHE NE KOSOVE BEN XHAMIA …DHE KUR ER DOGANI KA MILIONA TURQIT VIJNE NE EUROPE DHE PUNOJNE SI SKLLEVER.. PO KET E GJE SE KANE PARE KETO GAZETARE .. DHE QE PIN RAKI ..CDO SHQIPTAR PIN RAKI MORE TURQ …NUK E DINI SE JEMI ILLIRIANE DHE JU DONIT TE NA HIQNIT GJUHEN TONE TE SHTREJTE … NE TE NJETEN KOHE LA LEPINIT SERBIT SE LATE TE QETE DHE BETE PISELLIQE ME SERBET NE KURRIZ TE ALBANEZVE ..DHE PLAKU IM QE DO TE KISHTE 100 VJEC PO TE ISHTE I GJALLE …ASNJEHER SE KAM PARE DUKE U LUTUR .DHE SISHTE BESIMTARE …SE E DINTE TE ARDHMEN TONE …DHE MOLIERI SHQIPTAR E KA THENE .. FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA ….. FJALI ME TE BUKUR ..SE KANE THEN ME KOHE FILLOZOFAT NE BOTE ..POR TURQIT SMUND TA DINE CDO TE THOTE ..

    1. i cudituri says:

      Pse shkruan me shkonja te medha o DEBIL!

  17. Haka Tekizoti says:

    Vini re sa mbrapa bote është gazetari i asaj paçavures turke! Ai pandeh se lexuesit do acarohen nga mohimi i përkatësisë së fesê islame prej Haradinajt, a thua se s’ka ateistë apo të feve të tjera në Turqi dhe u mbeti të rregullojnë këto punë edhe jashtë kufijve të Turqisë. Mesa duket këta shprehin mendime të tilla idioteske, ose nga frika e Erdoganit, ose se ai ua ka shplarë trutë.

  18. Geron says:

    Allah Allah. Paska dale Ramushi nga qitapet e Kuranit dhe nuk po sillet si myslman i devotshem. Lind pyetja. Ku e gjejne guximin keta Turqit per te njehesuar Kosovaret me veten . Eshte e thjeshte. Ata i konsiderojne Kosovaret pjese te vetes, pra Turq te mbetur ne Ballkan. qe flasin Shqip. Tani eshte apo jo e vertete kjo gje, duhet studjuar ne menyre asnjanese bazuar ne fakte te prejardhjes se trungjeve familjare, aty ku ka mundesi. Nuk perben ndonje hata te madhe qe te jene me prejardhje Turke, ashtu si nuk eshte hata qe me qindramijera shtetas Gjermane jane te prejardhjes Turke. C’fare eshte negative ne kete mes, eshte manipulimi i historise, duke e tjetersuar te verteten ne kurriz te identitetit Shqiptar. Identiteti Shqiptar dhe Turk nuk mund te ekzistojne se bashku, sepse jane dy gjera te kunderta historikisht dhe kjo perben problem te madh per vazhdimesine etnike te faktorit Shqiptar ne Ballkan. Gjerat duhet te qartesohen, sepse ne te ardhmen do te ngaterrohen edhe me shume. Nuk mundet qe te emerosh nje pushtues 500 vjecar edhe pushtues edhe vella edhe clirues. Nuk kam asgje me popullin Turk, por faktori Shqiptar duhet te qartesoje pozicionin e tij, ne te kundert eshte i destinuar te asimilohet e zhduket ne te ardhmen.

    1. i cudituri says:

      Si t’ja bejme identitetit grek dhe identitetit turk, qe eshte krejt i njejte dhe ku ndryshon vetem feja ! Problem i madh ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje