FOTOT: Nga një shesh parkimi e balte në kënd lojërash, Bashkia nis rehabilitimin e një tjetër blloku në Tiranë

5 Prill 2018, 14:16Sociale TEMA
FOTOT: Nga një shesh parkimi e balte në kënd lojërash,

Një tjetër bllok pallatesh i është nënshtruar rikualifikimit të plotë. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për krijimin e një hapësire çlodhëse dhe për rregullimin e rrugicave për të gjithë banorët e kësaj zone në brendësi të NSHRAK-ut që deri më tani ka shërbyer si një vend parkimi për automjetet, ndërkohë që gjatë kohës së reshjeve mbulohej nga balta.

Aktualisht ka përfunduar puna për ndërtimin e trotuareve si dhe për vendosjen e ndriçuesve, ndërkohë që po punohet dhe me ndërtimin e lulishtes e cila do të ketë edhe një park të madh lojërash për fëmijët, ku do të instalohen module të ndryshme lojërash.

Pritet që ky investim tepër i rëndësishëm për banorët jo vetëm të përmirësojë jetën e tyre, por njëkohësisht të ndikojë edhe në rritjen e vlerës së pronës.

Në tre vite, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë çdo vit në 50 blloqe banimi në kryeqytet, duke i shndërruar në hapësira qetësie.

Punimet në këto dy blloqe, përveç lirimit të hapësirave të zëna pa leje, ka të bëjë edhe me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve të ujërave të bardha, bordurave, trotuareve, pajisjen e rrugëve me ndriçim si dhe me gjithë sinjalistikën e nevojshme rrugore.

5 komente në “FOTOT: Nga një shesh parkimi e balte në kënd lojërash, Bashkia nis rehabilitimin e një tjetër blloku në Tiranë”

  1. Tulla says:

    Pse nuk ndërtojnë shpella, moçale, xhungla?
    Pse ndërtojnë qytetërim, shtet dhe qytet?
    Kjo nuk është porosi e bizantinëve dhe osmaneve, Serbisë, Greqisë, Rusisë.
    Keto nuk iu pelqejne kafsheve, dembelëve, të paaftëve, egersirave, te palareve, parazitëve, erëqelbësve.

  2. astrit says:

    Bravo Erion,po punon me perkushtim te larte per nje Tirane bashkekohore! Por ketu tek njresia nr.4, rr.Metush Luli, prane pallatit 12 dhe prapa kopshtit 39 eshte nje treg mesjetar fruta-perimesh qe te kujton Kabulin. Shikoje Tiranen njelloj ne cdo cep te saj, pa diferenca, prandaj te kemi. Kemi vite qe e kemi kerkuar heqjen e tij dhe ndertimin aty te nje lulishtije apo kendi lojrash. Shpresojme te na kuptosh pasi ketu nuk jetohet!

  3. Përjetësisht says:

    Ik or kar me zile,
    E bëtë Tiranën e Shqipërinë xhungël betoni e tani po I shkoni buzëkuq,,

  4. Rruga S.Frasheri,.Tirana e Re says:

    Bashkia shifeni ju lutem rrugen nga sheshi Willson deri te liqeni , ti behet nje ndricim me i plote me i forte dhe nje vijezim i dukshem. Gjate dites nje super trafik, kurse oret e darkes ecin me shume shpejtesi dhe rrezikohemi ,.kemi femije
    Edhe tabelat qe keni vendosur per parkim te behen aktive

  5. everest says:

    Po 50 mije banoret e Yzberishit ku i fut ti lal Eri, meqenese i trajton si qytetare te dores se katert?
    O kryebashkiak i pa afte!
    Bashkia e Tiranes duhet t’i trajtoje te gjithe qytetaret e saj si ne qender edhe ne ish komunat e dikurshme,se te gjithe te kane votuar si kryebashkiak dhe nuk kane me shume te drejta se ne ata te qendres!
    Kush t’i ben ty keto plane investimi,perderi sa nuk i shpall si te tilla publikisht?
    Me siguri i ben sipas kokes tende dhe per interesat e tua!
    Nje pyetje per lal Erin:
    Thone se bulevardi i ri tek stacioni i trenit ka kushtuar 29 milion euro!
    A eshte e vertete kjo shume gjigande per 2 km/rruge?
    Ne se eshte e vertete ,atehere vjedhja e rruges Durres -Kukes duket liliput para kesaj katrahure!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje