Taulant Balla: Shqipëria s'meriton as baltën me para ruse, as tymin e gomave dhe as vallet e çizmeve firmato

5 Prill 2018, 14:26Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Kodit të Sjelljes se Deputetëve.

Nëpërmjet një stausi në rrjetin social facebook, Balla thekson se ky është një hap i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërsa përsa i përket protetës së opozitës, Balla ka falenderuar të gjithë deputetët e PS-së për gjakftohtësinë ndaj dhunës.

Postimi i plotë

Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e ndryshimit rrënjësor të funksionimit me rregulla dhe rritjes së transparencës së Kuvendit të Shqipërisë u hodh sot me miratimin Kodit të Sjelljes së Deputetëve.

Prej ditës së parë kur kemi marrë këtë mandat qeverisës e kemi thënë se tipari themelor i këtij mandati do të jetë besnikëria  ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo njeriu të zakonshëm dhe çdo familje të zakonshme të këtij vendi.

Jemi një parti besnike ndaj tyre.  Një qeveri besnike ndaj tyre. Një grup parlamentar besnik ndaj tyre.

Si Kryetar i Grupit Parlamentar dua të falenderoj të gjithë deputetët tanë për angazhimin e tyre por edhe për korrektësinë ndaj vendim-marrjes politike.

Dua t’i falenderoj të gjithë deputetët tanë për gjakftohtësinë që tregojnë ndaj dhunës, provokimeve, gjuhës së rrugës nga opozita, halli i së cilës është DREJTËSIA e re para së cilës do japin llogari dhe hetimi ndërkombëtar për lidhjet e Lulzim Bashës me fonde të dyshimta ruse.

Shqipëria nuk e meriton as baltën me para ruse, as tymin e gomave, as vallet e çizmeve firmato në ajrin Parlamentit, si pasojë e shfrenimit të një opozite të mbledhur grusht nën çadrën e frikës prej Reformës në Drejtësi.

Por pavarësisht këtyre, Kuvendi i Shqipërisë prej mesit të Shtatorit nuk është më ai i katër viteve të shkuara, ku fjala të jepet kur të teket dhe koha është gjëja e fundit që të shkon ndërmend.

E çuditshme, për shumë e pabesueshme, por e vërtetë, që edhe deputeti më i padisiplinuar në këto 27 vite, largohet nga foltorja sapo bie gongu i mbarimit të kohës së fjalës së tij.

Ndërkohë që rregulli dhe transparenca po vendoset edhe në financat e Kuvendit.

Në detyrat e shtëpisë që Kuvendi ka në kuadër të procesit të integrimit Europian, detyra e vetme e parealizuar për vitin e kaluar ishte vetëm miratimi i Kodit të Etikës, dokument që u miratua sot.

5 komente në “Taulant Balla: Shqipëria s’meriton as baltën me para ruse, as tymin e gomave dhe as vallet e çizmeve firmato”

  1. Moni says:

    O Taotao, po ti dhe jot shoqe nuk jeni dy fshatare me firmato dhe ju, bash njelloj si Mona baxhella dhe Lul kurva?

  2. dama says:

    eshte e vertet ajo qe thua por as edhe nje kryeminister qe fol ne parlament per kara te shkref dhe te ngref kuptove o kokshtremet nga librazhdi

  3. Sit back and relaks says:

    Jo po meriton ate qypin qe mban ti mbi shpatulla o pionier i vogel i partise!!

  4. Prostituta Kombetare Sali says:

    Ik o loqe!

  5. nje shqiptar i drejte says:

    Hajde “dama” hajde , sa shqipe te bukur qe me ke . Sa klase shkolle ke a i vrare ? Çudi e madhe , se si ke mesuar te shkruash ne tastiere ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje