Fleckenstein mesazhe nga Tirana: Presim hapjen e negociatave, ja opinioni im për protestat

5 Prill 2018, 13:27Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në BE, Knut Fleckenstein ka adresuar një sërë mesazhesh nga Tirana.

Në një takim me gazetarët, ai nënvizoi se pret nga Bashkimi Europian një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Sa i përket protestave të opozitës, ai tha se do tregohej i rezervuar por shtoi se qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur ndaj populli duhet ta orjentojë aty ku duhet.

Eurodeputeti tha se askush nuk duhet të kalojë në ate dhunë.

“Jemi në pritje të raportit të Komisionit.

Është një 6-mujor tejet i rëndësishëm. Takimi i Sofjes duhet të dalë me elemente tepër konkrete.

Do të presim në qershor takimin e Këshillit Evropian dhe shpresojmë të dalim me një rekomandim të qartë.

Presim një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë tani.

Nuk dua ta komentoj rastin, por askush nuk duhet të kalojë në ate dhune.

Por mesa dëgjova këto ditë, protesta ka pasur efektin e saj, pasi kanë dalë disa ide të reja për këtë çështje.

Qeveria jo gjithmonë ka zgjidhjen e duhur. Nevojitet që ndonjëherë populli t’i tregojë qeverisë se ka limite”, tha Fleckenstein.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje