Donald Trump është një nga presidentët më të përfolur të SHBA në mediat rozë.
Së fundmi lajm ka bërë stili i tij i flokëve, i cili është komentuar gjithmonë.
Flokët e presidentit të Amerikës kanë marrë formë të çrregullt pasi po frynte një fllad i lehtë, teksa Trump po hipte tek avioni i Forcave Ajrore.
Disa pamje tregojnë se si ai përpiqet ti mbajë me dorë, por nuk ia del.
Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë, përfshirë rastin e muajit shkurt kur ai do udhëtonte drejt Mar-a-Lago.
Këto pamje të Donald Trump me flokë të çrregullt janë bërë virale në rrjete sociale. (TemA)