FOTOT: Njihuni me urën më të madhe në botë për këmbësorë

8 Prill 2018, 09:00Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me urën më të madhe në botë për

Vizitorët e maleve në zonën e Harcit tani mund të kalojnë mbi urën më të madhe në botë, që shtrihet mbi luginën e Rappbode-s. Ura ka një gjatësi mbi 450 metra.

Ura me emrin “Titan-RT” me një gjatësi prej 458 metrash, ia kaloi urës SkyPark, që gjendet në Soçi të Rusisë, që është 439 metra e gjatë.

 

Struktura e kësaj ure të varur gjendet 100 metra mbi luginën e Rappbode-s dhe mund të përballojë si pesha deri në 947 tonë edhe lëkundjet nga erërat.

Për ndërtimin e urës u nevojitën pesë vjet përgatitje dhe punë.

Shoqata “Harzdrenalin” e cila merret me manaxhimin e urës, tha se atyre që nuk u mjafton adrenalina që shkakton kalimi i urës, mund edhe të hidhen prej saj, pra të bëjnë bungee jumping.(TemA)

2 komente në “FOTOT: Njihuni me urën më të madhe në botë për këmbësorë”

  1. rossi says:

    thuaj e ka bere putin qe ne titull o trap gazetar

  2. rossi says:

    thuaj e ka bere putin qe ne titull o trap gazetar trap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje