Gjuriç: Do mbijetojmë dhe do qëndrojmë në Kosovë

8 Prill 2018, 15:36Rajoni TEMA

Marko Gjuric, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë porositi mbrëmë që Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në Kosovë.

Gjuric që mori pjesë në liturgjinë e pashkëve ortodokse në Manastirin Banjska pranë Zveçanit, sipas Tanjugut, tha se serbët do të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në Kosovë.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë. Ne serbët jemi popull numerikisht i vogël, por popull trim dhe liridashës dhe do të mbijetojmë dhe do të qëndrojmë në Kosovë”- tha Gjuric.

Ai deklaroi se Serbia do të dijë ta mbrojë popullin e saj në Kosovë, pasi sipas tij prej një mijë vitesh këtu ndërtohet identiteti i popullit serb.

“Do të dimë si Serbi që ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë. Sepse këtu në Kosovë që më shumë se 1 mijë vjet ndërtohet identiteti i popullit serb, i tërë popullit serb. U ndërtua në të kaluarën, ndërtohet edhe sot, të jeni të sigurt që do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Gjuric.

Ai pati edhe porosi për pashkët.

“Për këto pashkë porosis për këmbëgulje, qëndrueshmëri dhe dashuri për të gjithë”, tha Gjuric.

Gjuric erdhi dje në Kosovë me leje të institucioneve të Kosovës. Para gati dy javësh, më 26 mars, ai u arrestua në Mitrovicën Veriore për hyrje ilegale në teriitorin e Kosovës.

7 komente në “Gjuriç: Do mbijetojmë dhe do qëndrojmë në Kosovë”

  1. shushica says:

    Sipas ketij injoranti ,ne qe jemi ne Ballkan te pakten 2500 vite duhet te largohemi apo kosovaret ,polpullsi 100 perqid shqiptare te rrine nen serbet .Keta serbet nuk kuptojne akoma se epoka koloniale ka mbaruar me kohe .Minoriteti serb ne Kosove do te rroje normalisht ,si te gjithe minoritetet ne Europe .Shqiptaret ndoshta jane polpulli me zemergjere ne trajtimin e te huajve .Mjafton te pyesni greket e Shqiperise ,nuk ka ndodhur kurre nje krim me sfond racist ,edhe pse ka parur periudha jo te qeta .Natyrisht Gjuric ben detyren ,per kete paguhet ,por gjithesesi edhe ai e di qe koha vetem ecen perpara ,nuk ka kthim prapa .Sa me shpejt ta njohe Serbia Kosoven ,aq me mire eshte per serbet .

  2. Opinion. says:

    Pazi gjuro pazi ,se para 1 mijë viteve as fjala serbi e beograd nuk ka ekzituar,por me falcifikim historie e beret shtetin fallco serbe me ndihmen e rusis,frances e greqis.
    para 1nje mije viteve ju ishite ne numer te vogel argat pune te pasuniket ilire dhe deri ne kladove danub kufi me rumonin ,bullgarin e bosnien jehojke kenga shqipe.
    Pas ardhjes se pushtusit turk ju formuat nje koloni te vogel ne Raške dhe as fjala podgorice nuk ka ekzistuar.
    a vllezrite tane ne pazar te ri do bashkohen me shqiprin e madhe.

  3. BERISHA LARGOHU says:

    Ju do mbijetoni ne Kosove duke ndertuar identitenin tuaj 1000 vjecar kurse shqiptaret do mbijetojne ne Serbi duke ndertuar identitetin e tyre 5000 vjecar

  4. Sala says:

    Vertet besojne keta se kosova eshte serbi? Po predhat e NATO-s I harruan. Jobam tvoju Majku!

    1. Laurent Mustafa says:

      Kosova nuk eshte Serbi, Koosva eshte Turqi.

    2. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Mos ki merak ti se NATO dhe amerika nga mbrapa krijuan jugoslavine mbas luftes se pare boterore, furnizuan jugosllavine e Titos me qindra miliona dollare dhe shpetuan servet 2 here nga genocidi total ne 2 lufrat boterore.

  5. Iliria e bashkuar says:

    O race krimineli, beni njohjen se nuk i gjen gje serbet ne token Ilire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje