Nikos Kotzias viziton sërish Tiranën pas Pashkëve

7 Prill 2018, 06:22Rajoni TEMA

Marrëdhënia e mirë dhe pa probleme me fqinjët ka bërë që ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias të nisë një turë Ballkanik ku do të nisë vizitën në Shqipëri, pastaj në Kosovë në Serbi dhe në fund do të ndalojë në Shkup.

Gazeta greke “Protothema” shkruan se vizita e shefit të diplomacisë helene do të nisë të martën, pak pas Pashkëve, do të shoqërohet nga një delegacion i vogël në numër, ndërsa nuk dihet ende qëllimi i kësaj vizite.

Por Kotzias po viziton përsëri Tiranën, të cilën ai e vizitoi pak ditë më parë në një ndalesë të shkurtët ku pati vetëm një takim kokë më kokë me homologun e tij Ditmir Bushati, dhe më pas u nisë për vjenë për bisedimet për emrin e Maqedonisë me homolohun maqedonas dhe me ndërmjetësuesin e OKB Netju Nimiç.

Sipas gazetës greke, nuk dihet se cili është qëllimi i këtij udhëtimi dy-ditor në Ballkan i Kotzias, por realiteti është se ai po luan gjithçka për të gjithë, duke shpresuar për një rezultat pozitiv nga takimet sidomos nga ato me Shkupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje