Kosova "provokon" sërish Erdoganin, i jep azil "gylenistit"

6 Prill 2018, 15:17Rajoni TEMA

Autoritetet e Kosovës i kanë dhënë statusin e refugjatit, shtetasit turk, Ugur Toksoy, pas më shumë se katër muajve prej kur një prokuror tërhoqi kërkesën për ekstradimin e tij në Turqi me dyshimin se është anëtar i organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Avokati i Toksoy, Leutrim Syla, ka thënë se klienti i tij tashmë nuk mund të dëbohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Në bazë të kërkesës, në bazë të arsyes që ka kërkuar statusin e refugjatit, është përmbushur definicioni i refugjatit. Refugjati është një person që rrezikon të përndiqet”, ka thënë avokati Syla për Radion Evropa e Lirë.

“Në momentin që ka status të refugjatit ai nuk mund të ekstradohet. Duhet t’i hiqet statusi i refugjatit për t’u ekstraduar. Nuk guxon të dëbohet.”

Më 29 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Syla ka thënë se klienti i tij e ka fituar këtë status para se gjashtë shtetasit turq të dëbohen.

“Ugur Toksoyt i është aprovuar statusi refugjatit me herët. Ky e ka marrë vendimin me datë 30 Mars kurse aprovimi i është bërë me datë 28. Do të thotë kjo ka ndodhur para ngjarjeve kur të tjerët janë dëbuar”, ka thënë avokati Syla.

Kryeministri i Kosvoës Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e tij të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Inteligjencës, Driton Gashi, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Haradinaj tha se nuk ishte informuar për deportimin e tyre.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan. Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën./rel/

10 komente në “Kosova “provokon” sërish Erdoganin, i jep azil “gylenistit””

  1. Genti says:

    Kjo eshte ajo qe duhet te benin autoritet e Kosoves edhe me qytetaret e tjere turq qe ju dorzuan pabesisht autoritetve turke. Feto apo Gylenistet nuk njhen si organizate terroriste nga asnje vend i botes pervec Turqise se Erdoganit qe inatet e tij personale i ka kther ne lufte shtrigash ndaj kundershtareve te tij politike. Mesa kam degjuar edhe ne Shqiperi kolegjet Mehmet Akif dhe Turgut Ozal kane qene mjaft te vleresuar per cilesine e tyre bazuar ne plan-programe te miratuara nga Ministria e Arsimit. Deri ne momentin kur Erdogan shpalli Fejtullah Gylenin dhe organizaten e tij te supozuar si terroriste shumica e stdenteve shqiptare te dale nga bankat e ketyre shkollave kane vazhduar univeristetet me te mira ne Turqi. Si Shqiperia ashtu edhe Kosova nuk duhet te behen pale ne konfliktin e stisur mes Erdogan dhe Gylen pasi keshtu sic e ka nisur Erdogan do shpalle Gyleniste gjysmen e Turqise ku me dhjetra mijera persona mes tyre mijera mesues.gjyqtare,gazetare dhe ushtarake kane perfunduar ne burgje ,kane mbetur pa pune ose jane larguar nga syte kembet drejt perendimit per ti shpetuar gjuetise se shtrigave.

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    Erdogan[birazereve turkoshake]: qafira,do tju bej kolotrypida-n tourboooooooo………………..!

    1. undefined says:

      Turboooon e ka gati per pjellat e veta turqit ortodoks te Athines e ka ndare mendjen Sulltani do tju shkerdhej ne Egje e deri ne Selanik pritni pritni se nuk keni pare gje akoma tangat nga qafa do tju ja heqi dhe buzekuqin do tju ja trashi ne buze si dikur……hahahahaha

      1. beni says:

        Te vijne ta provojn turk-arnautet ne Selanik.E provuat njehere ne Qipro por patet fat qe ne s’na Amerika tju hidhnim n e det dhe shikoje a do kishte turq ne Qipro sot

        1. undefined says:

          Cfare shkruan mor hajvan

  3. Albani says:

    Qeveria e Kisoves te perze Gulenistat dhe ti mbyll shkollat e tyre

  4. AC/DC says:

    Rrofte Gjyleni Poshte Edoqeni

    1. undefined says:

      Te dy vellezer te gjakut i keni mos prishni qef shkoni ne paqe e lumturi sic keni shkuar 500 vjet…..deri kur Europa ju pagoj dhe harruat deren e babait nuk keni nga dhkoni tek ajo dere do ktheheni se nga ajo keni dale ore Karamanlinj e Karaoglu

  5. Maelga says:

    Toksoy, mos u ze bese atyre qe nuk kane bese.
    Ik nga syte kembet ne Perendim se ne Kosove nuk e ke te gjate.
    Ne Kosove institucionet qeveritare veprojne sipas interesit. Sot te dhane statusin dhe neser ta marrin prape. Dhe pastaj del Hashimi dhe thote se ke bere krime ne Koseve.
    Nese e do koken tende dhe te familjes ik qe andej.

    1. undefined says:

      Hahahaha flet nje b…q..300 per ….bese….hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje