Represioni në Turqi vazhdon: Ditëve të fundit Rexhep Taip Erdoani ka thënë se nuk do të durohen më në universitete studentët që janë kritikë ndaj qeverisë dhe tipat që atij nuk i pëlqejnë do «të kapen për veshi dhe do të shporren nga aty».
Nga Bülent Mumay
Rexhep Taip Erdoani, i cili nga zgjedhjet e vitit 2019 dëshiron të dalë si presidenti i parë me kompetenca sulltani, po e luan lojën e tij më të dashur: të përçajë dhe polarizojë shoqërinë për të konsoliduar bazën elektorale. Në këtë lojë të rrezikshme ai nuk e luan më rolin e atij që qeveris vendin për një kohë. Ai sillet thua se shteti është pronë e tij private. Ditëve të fundit ai ka thënë se nuk do të durohen më në universitete studentët që janë kritikë ndaj qeverisë dhe tipat që atij nuk i pëlqejnë do «të kapen për veshi dhe do të shporren nga aty».
Për të fituar më 2019 një votë më shumë se 50 për qind Erdoani ka provuar gjithçka. Ai ndërroi ligjin zgjedhor. Ai shpalli një aleancë elektorale me MHP-në ultranacionaliste. Për të nxitur nacionalizmin në vend ai filloi ofansivën ushtarake kundër Afrinit (në Siri). Por të gjitha këto Erdoanit nuk i garantojnë fitore më 2019. Asnjë nga anketat e deritanishme nuk parashikon se ai do të marrë numrin e nevojshëm të votave.
Erdoan e di se në Turqi ka një shtresë të gjerë të djathtë, konservatore, fetare. Ai po kthehet në truallin e bekuar të kësaj shtrese. Urrejtjen e qarqeve të gjera ai po e orienton ndaj atyre grupeve që nuk u pëlqejnë konservatorëve. Në një fjalim në një kongres rajonal të partisë së tij ai drejtoi shigjetat kundër Beyoglu, qendrës së jetës intelektuale të Stambollit. Kjo lagje – për bizantinët Pera, për osmanët Beyoglu – ngaherë është qendër e artit dhe kulturës. Këtu gjenden skenat më të rëndësishme të teatrit, qendrat e kulturës, libraritë, pikëtakimet e intelektualëve si dhe butikët e bukur. Prej se ka ardhur në pushtet (partia e Erdoanit) AKP, kjo lagje ka humbur shumë nga atraktiviteti. Restoranteve u bëhet presion, festivalet anulohen, artistët nga Perëndimi e kanë fshirë Turqinë nga plani i turneve të tyre. Shkëlqimi i Beyoglu po zbehet.
Në videot për Stambollin ju me siguri e keni parë rrugën e famshme Istiklal me tramvajin e kuq. Butikët në këtë bulevard po mbyllen njëri pas tjetrit, në vend të tyre po hapen restorante të ushqimit të shpejtë apo dyqane të elektroteknikës. Me rënien e numrit të turistëve nga Perëndimi arabët që vërshojnë Stambollin janë shndërruar në grupin më të madh të vizitorëve. Me ndryshimin e vizitorëve ka ndryshuar edhe atmosfera në qytet. Istiklal është bërë rrugë me tabela në arabisht, nëpër të cilën shëtisin turistët nga Lindja e Afërt, të cilët vijnë në Stamboll për të mbjellë flokët.
Ndonëse po tkurret, Beyoglu ende është qendra e qarqeve kulturore. Këtu kalon marshi i homoseksualëve, të cilin shteti përpiqet ta pengojë. Këtu më 8 mars shënohet Dita Ndërkombëtare e Grave. Këtu qe 23 vite, çdo javë, vijnë nënat e së shtunës, fëmijët e të cilave i ka zhdukur shteti. Edhe protestat e Gezit, kryengritja deri më tani më e madhe kundër Erdoanit, filluan në Beyoglu. Për këto arsye Beyoglu është halë në sy të Erdoanit. Ngaherë po ushtrohet presion dhe dhunë, tani Erdoan i kërcënoi të padëshirueshmit e tij me dëbim: «Për aq kohë sa njerëzit periferikë, të cilët i shohim duke u shfaqur herë pas herë në rrugicat e Beyoglu, sillen mirë, ata mund të mbesin një ngjyrë e këtij vendi. Por nëse u shkon mendja të ushtrojnë presion, të bëhen të padurueshëm ndaj njerëzve, të cilët janë ndryshe nga ata, të ngrenë krye apo të përdorin dhunë, më vjen keq, por atëherë do t’i kapim për veshi dhe do t’i përzëmë atje ku e kanë vendin».
Në një fjalim para anëtarëve të partisë Erdoan goditi edhe një grup studentësh të Universitetit të Bosforit, të cilët protestuan kundër ofensivës së Afrinit: «Po ndërmarrim gjithçka sa i përket këtyre komunistëve të rinj, tradhtarëve dhe terroristëve. Nuk do t’u japim të drejtë të studiojnë në këtë universitet». Ditën tjetër policia zbatoi urdhrin. Ndërsa në shumë vende po shënohet 200 vjetori i lindjes së Karl Marxit, pesëmbdhjetë të rinj të «Bashkësisë Ideore Marksiste» u arrestuan herët në mëngjes në banesat e tyre. Tani ata ndajnë fatin e qindra akademikëve të tjerë.
Kush nuk ka qenë pjesë e «listave të terroristëve» të përpiluara nga Erdoani? Jo vetëm gazetarët si Deniz Yucel dhe Ahmet Shik apo shkencëtarë, të cilët kanë nënshkruar një peticion për paqe. Edhe ata që gjatë referendumit deshën të votojnë kundër, presidenti i ka quajtur «terroristë». 48,8 për qind kanë votuar kundër. Në listë u futën edhe njerëz, të cilët përballë fundosjes së lirës turke paratë e tyre i shkëmbyen në deviza. «Mes një terroristi me armë në dorë dhe njërit me deviza nuk ka dallim», tha Erdoan. Nga shifrat zyrtare të publikuara së fundi shihet se përkundër këtyre kërcënimeve gjysma e kursimeve bankare përbëhet nga devizat. Deri më tani gjysma e popullsisë llogaritet si pjesë e «terrorizmit». Të presim se kush do të futet ende në këtë listë prej 40 milionë njerëzish.
Bülent Mumay është gazetar nga Stambolli. Ky shkrim u botua në gazetën gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung». Pas përpjekjes për puç në Turqi në korrik 2016 ai u arrestua nën akuzën se ishte përkrahës i Lëvizjes Hizmet të Fetullah Gylenit. Pas pesë ditësh Mumay u lirua.(Dialog Plus)
Ngjarje qe priten ne nje vend qe u krijua nga hici, ne nje shtet pan-spermik bastard.
Shikojini keto surrate kriminale, pasqyrojne shtetin kriminal Turk, nje shtet dhe nje popullat qe nuk kane as nje lidhje me mentalitetin Demokrat, Europian, liberal.
Eshte nje “kamban” qe duhet ta degjojne Shqipetaret, te nxjerin mesime nga keto ngjarje.
Turqia do shekuj te gjej veten e saje ne aspektin Social dhe Demokratik, pa le te jete shembull per Shqipetaret.
ku qendron ndryshimi mes turkut Erdogan dhe sumqireve muslimone politikane shqipfoles Berisha,Meta,Basha etj,apo edhe pederit islamik Hoxha,Shehu ,Hasbiu apo edhe me heret Zogu,Ali Pasa,Toptan Esad etj,etj: una facia una rraza,turq kriminele!
Shqiptari ilir.
Dalimi eshte shume i madhe,se te gjithe jeta me emra muhadano-turk jane vegla dhe buytha e hommo relacionave me turqin a shqiptari i vertet kurre nuk pranon imponimi te dhumshme turke.
Tamam si fytyra grekerish.Una faccia una razza
Duket Se kush tipa ja ngrehin ktij erdoganit, ata Me mustaqe dhe mjekerr e ekstitojne dhe ata qe rruajne mjekrren arrestohen. Dy mjekrroshe arrestojne kete Person vetem qe nuk i pelqen surrati tij Pa mjekerr
Kur punohet me parollen ose je me neve, ose je kunder neve, aty patjeter ka me i dale tymi.
Shko foli edi rames qe lidhet me turqin dhe erdoganin qe po na e mbush vendin me injorant turq
sipas gazetes franceze Parisien dhe gazetes zicerane la tribun de geneve,erdogani eshte nje kriminel ku ka dhumur te drehtat e njeriut 3000 her vetem ne vitete e fundit.
tani gati te gjithe te burgosur ata qe jane pro denokracis,dhd anti diktatures erdogan ottoman.
Shqiptari ilir.
Dalimi eshte shume i madhe,se te gjithe keta me emra muhadano-turk jane vegla dhe buytha e hommo relacionave me turqin ,a shqiptari i vertet kurre nuk pranon imponimi te dhumshme turke.
Po ju more grek te qelbur pse nuk komentoni neper gazetat greke. Kush jeni ju qe vleresoni negativisht demokracine e Turqise.Shtet multi etnik qe ka futur brenda gjirit te saj shume etni e popuj te ndryshem . Te cilet gezojn te gjithe te drejta te barabarta pa dallim etnie dhe feje midis tyre. Edhe qendren e ortodoksizmit e keni ne Stamboll.Kurse Greqia nuk njeh asnje minoritet brenda saj.E jo me te flasim per te drejtat elementare,qe nuk njihen per askend
Ore bastard turk! E para, artikulli eshte shkruajtur nga nje qytetar dhe gazetar turk. Besoj se as ti, as une dhe as kush tjeter ketu qe komentojme nuk njohim me mire se Mumay situaten ne Turqi! Ne kete rast ai nuk vlereson negativisht apo pozitivisht “demokracine turke”, ajo nuk egziston, ai thjesht verteton me nje analize me fakte konkrete diktaturen e regjimit Erdogan!
E dyta, ky shtet multietnik, sipas teje “gezojne te gjithe te drejta te barabarta”(!!!!!!!), shtyp me cizmen ushtarake, tanke e aeroplane popullsine kurde, nje popullsi me mbi 20 milion banoresh. Atehere per cfare “te drejta te barabarta pa dallim etnie, feje midis tyre” na derdellit??!! Ky shtet multietnik qe nga krijimi i tij e ne vazhdim ka kryher gjenocide e spastrime etnike te vazhdueshme mbi te gjitha ndaj etnive armene e greke qe ishin banore autoktone te Azise se Vogel. Nje nga kerkesat e BE-se ndaj Turqise eshte pikerisht kjo, respektimi i te drejtave te njeriut, respektimi i minoriteteve.
E treta, qendra e ortodoksise ne Konstandinupoli (Stamboll) eshte faktori qe Perandoria Otomane mundi te mbijetoj 500 vjet e ne vazhdim Republika Turke e Ataturkut. Ajo eshte kompromisi dhe katalizatori qe ka mbajtur gjalle mardheniet diplomatike osmane e me pas turke si dhe mardheniet tregetare e kulturore te tyre me Europen, Rusine e boten ne pergjithesi!
E katerta, qe te vleresosh Turqine dhe ne te kundert te akuzosh Greqine per “shtypjen e minoriteteve” ne ate vend, e pra vetem fakti qe Greqia eshte prej shume vitesh vend i BE-se ndersa Turqise i mbyllet dera vazhdimisht verteton me se miri realitetin!
E pesta, ku e di ti se ne, “greket e qelbur”, nuk komentojme neper gazeta greke dhe nuk paskemi te drejte te komentojme neper gazeta shqiptare dhe aq me shume te mos kemi te drejte te vleresojme “demokracine” ne Turqi???!!! Ti perse e ke ate te drejte? Je turk? Apo mos valle “demokracia” turke e Erdoganit eshte e tille qe lejon vetem vleresime pozitive per te, ne te kundert i cileson armikq te Turqise dhe te kombit turk e deri “terrorist” dhe duhet tu mbyllet goja dhe e drejta e mendimit? Per kete “demokraci” e ke llafin?
Shko pirdhu more krimb osman qe na jep dhe “mendje”!