Akuza: Përgjegjësja e Kadastrës grabiste tokat në Tiranë

10 Prill 2018, 19:57Kronika TEMA
Akuza: Përgjegjësja e Kadastrës grabiste tokat në

Skemat mashtruese të ligjit 7501 janë rivërtetuar në zonën e Kasharit, ku ish- përgjegjësja e Zyrës së Kadastrës në Këshillin e Qarkut në vitin 1998, Henrieta Hyka,  dyshohet se përmes falsifikimit të dokumenteve u ka shpërndarë tokë familjarëve të saj.

Nga hetimet e kryera, rezulton se familjarët nuk ishin banorë të Kasharit, por u ishin shitur toka me qëllimin për t’u shitur më pas tek palët e treta, si dhe për të ndërtuar pallate.

Krahas falsifikimit të pronësisë, në disa raste këtyre tokave edhe u ishte rritur sipërfaqja.

E gjithë kjo skemë e mirëmenduar, sipas prokurorisë bëhej që e pandehura të humbte gjurmët.

Fillimisht, kjo skemë është “nuhatur” nga dy firma ndërtimi, të cilave e pandehura duket se iu ka kërkuar përqindje të ambienteve të ndërtimit më shumë se nga sipërfaqet e tokës që u kishte vendosur në dispozicion.

Me një mekanizëm tashmë të zbuluar, Henrieta Hyka është duke u gjykuar në Gjykatën e Tiranës, dhe shumë shpejt Prokuroria do të paraqesë edhe pretencën ndaj saj.

5 komente në “Akuza: Përgjegjësja e Kadastrës grabiste tokat në Tiranë”

  1. Lushnjari says:

    Pranga kesaj buces se qelbur.Filloni beni shembuj

  2. fahriu says:

    Kjo vjedhje s`eshte gje fare. Pa shikoni ne Paskuqan tokat e ish Ndermarrjes se rritjes se Gjedhit, qe administrohej nga ish Ministria e Industrise se Lehte dhe Ushqimit. Çfare ka bere me ate ndermarrje qe tokat e saj (rreth 1000 dynyme), nuk jane te trajtuara me ligjin 7501, si i ka trajtuar Enrjeta? Shifini edhe ato sepse nuk i ndante Komuna e Paskuqanit me qender ne Babru. Si eshte vepruar me gjithe ate siperfaqe?

  3. pena says:

    Aspak meshire per ata qe vodhen djersen e ketij populli fukara.

  4. luka says:

    Po fillon te vihet ne vend drejtesia, pak e nga pak, po keshtu kapet lepuri, me qerre, thote mileti.

  5. RROK TEPELENA says:

    SA TOKA KA GRABITUR KJO ME FAMILJARET SHIKONI SA VILA APARTAMENTE DHE DYQANE KANE VELLEZERIT KUNETERIT DHE KUSHERINJTE E SAJA TE AFERT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje