LSI do ta bllokojë sot Kryeministrinë?! Basha refuzon Kryemadhin për skenarin e mosbindjes civile: Mbështesim biznesin

10 Prill 2018, 08:28Politika TEMA

Aleatët në opozitë janë ndarë në një pikë të vetme, atë të radikalizimit të mosbindjes civile.

Duke bërë që koalicioni mes PD dhe LSI të jetë dhe në vijim jo në të njëjtën linjë.

Edhe pse vetëm pak ditë më parë u faktua dhe aleanca zyrtare mes PD dhe LSI kundrejt qeverisë, duket se pas protestës së të enjtes ku u bllokuan akset kryesore të vendit, kjo aleancë është tkurrur sërish.

Pasi vetëm dy ditë më parë, në kuadër të mosbindjes civile, LSI, përmes deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi bëri me dije se protesta e së martës do vijojë të jetë më radikale.

Dhe një ndër skenarët radikalë që do të ndiqej, do të kishte si fillesë bllokimin e Kryeministrisë e deri tek bllokimi i zyrave të ministrave.

Por pavarësisht këtij skenari të prezantuar publikisht nga LSI, duke përdorur teorinë e faktit të kryer, duket se kreu demokrat, Lulzim Basha nuk ka të njejtin mendim.

Në mbledhjen e djeshme me biznesin por dhe me deputetët e PD, Basha ka rrëzuar skenarin e LSI dhe të Kryemadhit.

Basha, deklaroi se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë asnjë skenar për mosbindje civile dhe se PD do të mbështesë protestën e bizneseve të vogla.

Duke nënkuptuar që nuk do të ketë asnjë tentativë për të destabilizuar vendin siç deklaroi LSI.

Ndërkohë që pritet të shihet reagimi i LSI, nëse do të veprojë e vetme përballë kryeministrisë për të bllokuar punën madhe dhe të ministrave.(TemA)

4 komente në “LSI do ta bllokojë sot Kryeministrinë?! Basha refuzon Kryemadhin për skenarin e mosbindjes civile: Mbështesim biznesin”

  1. pensionisti says:

    Tani te gjiythe e dim se kjo ka shkuar te prifti e eshte rrefyer se i ka ikur mendja,po te tjeret ? C’eshte kjo ; te bllokojme kryeministrine ? Ku gjendet kjo e drejte ? Pse nuk i do bytha Monikes qe te jete Rama Kryeministe r e te bllokohet kryeministria? Po populli qe e votoi ku ngelet ? Pushteti merret me vote apo me hute? na thuaj moj e cmendura e kohes se sotme: ku ke degjuar qe pushteti meret me dhune,apo zotron teorine e Enver Hoxhes .Ai thoshte se pushteti meret me gryken e pushkes e mbrohet me gryken e pushkes.

  2. xoni says:

    KJO BAXHELLA NUK DUHET LONE QE TE SHKELI LIGJET SE NUK ESHTE KOHA E RRUMPALLES….

    1. ce says:

      mos harroni te ftoni dhe Strazon me republike ne koke dhe patllake ne brez se i ka lezet ngjan si garip , taman si Himleri i Pd , merni dhe gangsteret me kollare, Mulin, Ristanin , plakun e pjerdhur spahon, floida kerpacen bashke me Lristat e saj si hajdute pulash, paloken . oh pika po pse kujtoni se eshte 97 dhe koha e rrumpalles . Nuk keni me asnje mbeshtetje popullore sidomos ju lsi-stat qe populli ju ka identifikuar si levizja e superhajduteve te intrgruar pasi gjithe drejtoret tuaj jane prapa hekurave ose ne pritje per ne gjyq,,,,,

  3. hasan says:

    Ben mire ta provoje mona nje here bllokimin e km se do ta shofi, e sidmos ajo mehmetaj e cila akoma nuk e di se cfare eshte shteti dhe qeveria. Ajo di vetem mona dhe ilir e asgje me teper. Turp qe ju shkon ne mendje bllokimi i institucioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje