Rama e nis ditën me historinë e Arbenit: Shumë shpejt, njerëz të tillë do bëhen…

12 Prill 2018, 08:27Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten sot me historine e Arbenit, qe pas formimit ne nje kurs profesional, arriti te futej ne pune si ndihmes mekanik per riparimin e makinave qepese ne nje rrobaqepesi.

Ai tregon se e ka nisur me nje page 220 mije ne muaj dhe thote se do te ece perpara qe te aftesohet ne kete profesion, pasi i pelqen.

Mesazhi i Rames 

MIRËMËNGJES dhe me shprehjen e respektit për Arbenin e për shumë të tjerë si ai që po ndjekin kurse aftësimi profesional, si edhe me bindjen që shumë shpejt njerëz të tillë do të bëhen zanatçinj e profesionistë të mirëpaguar, ju uroj një ditë të mbarë.

7 komente në “Rama e nis ditën me historinë e Arbenit: Shumë shpejt, njerëz të tillë do bëhen…”

  1. Tarrasi qe ta plasi says:

    Kjo qenka me sa duket endra e KM Rama :
    Shqiperia nje vend zanatçisht te vegjel, ku “Ustai” te jete vete Ai !

    1. Roberto says:

      Puna eshte nder per kedo dhe vetem ne Shqiperi ka paragjykime. Shkoni pyesni neper Europe apo aq me keq ne Amerike ku profesore qe kane dhene mesim ne universitete apo kuadro me poste ne shqiperi kane punuar dhe punojne ne pastrime zyrash???? Ju e keni hunden perpjete prandaj nuk doni pune. Shkoni punoni dhe nese ju do jeni te afte mund te ecni perpara por ju jeni mesuar qe te hani,te pini dhe te qini duke ndenjur neper lokalet e Tiranes dhe te merrni te tjeret neper goje me keq se ato plakat e liga.

  2. Shqiptari nga Kososva says:

    Sigurusht, pse jo..! Te gjithe nuk mund te behemi doktorrè e profesorè. Dikush do beje edhe pune tjera. Sa me shume te profesionalizohemi ne zanate aq me mire per ne te gjithe. Pra te punojme e te mesojme. Por kerkojme nga ju z. Kryeminister qe te krijoni kushte sa me te mire per keta te rinje qe te aftesohen ne jete.

  3. spartak says:

    Me mendjen tënde të ngushtë ( ishalla ke sa me lidh ushkurët ) kujton se K/Ministri Edi Rama flet për një Arben dhe jo për gjithë djemtë e vajzat e mrekullueshme shqiptare , të aftë të zgjuar dhe punë dashës , që me guxim e pasion përqafojnë dhe kërkojnë të ecin përpara ç’farëdo lloj profesioni , për të patur mundësi të garantojnë ekonomikisht jetët e tyre , të familjeve e fëmijëve .
    Këtë kanë bërë të parët tanë , prindërit tanë , këtë po bëjmë dhe ne , e këtë do bëjnë fëmijët tanë e shqiptarët gjithmonë brez pas brezi , sepse kemi në gen intelektin natyral , dashurinë për atdheun e punën , miqësinë e jo luftën .

  4. Muli says:

    Një shokut tim, një ditë i doli llotaria Amerikane dhe pas përfundimit të proçedurave u nis për në USA.Atje ai kishte dajat e të jëmës të cilëve mamaja e tij ju kërkoi që ta ndihmonin djalin. Dajat e pyesin të jëmën se çfarë zanati kishte djali? dhe e jëma u thoshte se kishte mbaruar për gjuhët e huaja (Anglisht) dhe se kishte bërë dhe një Universitet të dytë për shkencat Politike. Dajat vazhdonin dhe e pyesnin të jëmën ça zanati ka moj mbesë se po qe puna për mend, mend kanë vetë këta. Pra djali vajti në Amerikë dhe e filloi nga zanati dhe jo nga pordhët apo kafenetë e Bllokut.

  5. X. says:

    Rama,Meta,Monika,Ruçi dhe Balla ne siklet e konfuzione akute.
    Frika nga nje padi evrooiane per eksporte llulash trandafile Rose.
    dhe kane kuptuar se jeta e tyre korruptive e abuzime te shqiptarve ka marrë Fund.

  6. Lili says:

    Muli,best comment of the day,edhe po zanatlit punesohen ma mire e ma shpejt neper boten normale,vetem albanistanezet e kane turp zanatin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje