Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë australian për pak sa nuk vdiq në oborrin e shtëpisë së tij kur po mundohej të shtonte zjarrin në “barbekju”.
Pamjet filmike kur ky person u mbështoll nga flakët u regjistrua nga një mik i tij, i cili po xhironte shokun duke gatuar.
Burri arriti të dilte nga flakët dhe hoqi menjëherë bluzën.
Ai u shtrua në spital me djegie të rënda dhe është drejt rekuperimit.
Ngjarja ka ndodhur në Sidnej, më 1 prill. (TemA)