Lulzim Basha është duke u përgatitur për zgjedhjet lokale të vitit të ardhëm duke marrë masat për të ngushtuar dezavantazhin e thellë të arritur ndaj socialistëve në përballjen e fundit elektorale.
Së fundmi, kreu i demokratëve ka vendosur Ferdinand Xhaferajn në krye të degës së PD-së së Durrësit.
Xhaferaj shihet si një rikthim i detyrushëm i Bashës, pasi është figura e vetme konsensuale mes demokatëve bregdetarë, larg klaneve që kishin drejtuar deri para se Basha të vinte dorë vetë në degën e PD-së së Durrësit përmes komandimit të Oerd Bylykbashit.
Xhaferaj ishte drejtuesi i analizës së përgjithshme të bërë nga PD pas humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme dhe duket se Basha shpreson se situata në këtë qytet mund të rikthehet në gjendjen e mëparshme për demokratët, kur fitonin me avantazh të thellë kundrejt të majtës.
Ferdinand Xhaferaj ka qenë në krye të PD-së edhe më parë, ndërsa ka fituar katë herë radhazi mandatin e deputetit të Durrës, deri kur Berisha i kërkoi të kandidonte në emër të demokratëve për Bashkinë, duke lënë postin e ministrit të Kulturës
PD në Durrës prej vitesh është në kolaps të plotë dhe ka pësuar humbje të thellë sin ë zgjedhjet lokale, ashtu dhe në ato parlamentare.
Më rikthimin e Xhaferaj, Basha kërkon të balancojë situatën, por nuk dihet çfarë efekti do të ketë kjo lëvizje!(TemA)
Patjeter qe do e kthej durresin tek pd, ashtu sic permiresoi cilesine e diellit.(mortja mortja)
Xhaferraj eshte konsensual dhe kurre nuke shte perfolur per vjedhje te pakten. Ndryshe nga carajt dhe plerat e tjere te PD ne qytet
Kur te sjelle eshtrat e I.Qemalit ne vlore .vetem xhaferri si injorant nuk e dinte .Mjere ata njerez qe e votojn