LSI sulmon ish-këshilltarin e Sali Berishës, se qëndron pas raportit të “Freedom Hause”

13 Prill 2018, 09:27Politika TEMA

Dritan Kaba, këshilltar i grupit parlamentar të LSI-së dhe një nga njerëzit kryesor të komunikimit me publikun, ka sulmuar ish-këshilltarin e Sali Berishës, Blendi Kajsiu, se qendron pas raportit të “Freedom Huase”, ku thuhej se zgjedhja e Ilir Metës president, ishte një hap prapa në luftën kundër korrupsionit.

“E dija qe raportin e Freedom House e benin “pjeshkat”. Por na doli raport kajsish. Eh, ç’vete! Po ke ata qe mbajne ere te tjeret ngeli”, shkruan Kaba.

Në sulm është përfshirë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, që e cilëson Blendi Kajsiun si bos droge.

“Kjo organizatë para se të lexojë portalet e qeverisë para se autorët e saj si Blendi Kajsiu nën hijen e jeshillëkut të drogës në Kolumbi, të prodhojnë raporte të tilla të rreme, po ju kujtoj atyre që nuk e lexuan raportin e OSBE që s’di se çfarë ua mbuloi sytë, o gjethet e kokainës apo paratë që prishën zgjedhjet e 25 qershorit”, tha Vasili.

Elio Laze, një anëtar i “grupit të zjarrit” të LSI-së, i ka bërë biografinë Kajsiut.

“Blendi Kajsiu ka kryer studimet e larta ne Universitetin Amerikan te Bullgarise.

Nje shkolle ku George Sorosi famekeq ka investuar para per ta ndertuar. Masterin e ka kryer ne Essex University me nje burse te dhuruar po nga Soros.

Me pas u kthye ketu ku me ndihmen e rrjetit Sorosian u infiltrua ne jeten social-politike te vendit bashke me te tjere diversante te rrjetit te gjysh Xhorxhit.

Pra deri ketu e kemi te qarte qe Blendi Kajsiu eshte thjesht dhe vetem nje pjese kembimi nga keto te prodhuarit ne fabrikat e George Soros”, shkruan Laze.

Blendi Kajsiu ka qenë këshilltar i Sali Berishës në vitin 2005 si pjesë e grupit liberal të KOP-it së bashku me Adri Nurellarin dhe Ermal Hasimen.

Më pas u tërhoqën dhe themeluan UET së bashku me Henri Çilin dhe tashmë u bënë disa vite që Kajsiu është tërhequr nga jeta publike, dhe jeton jashtë Shqipërisë me bashkëshorten meksikane në Amerikën Qëndrore.(TemA)

7 komente në “LSI sulmon ish-këshilltarin e Sali Berishës, se qëndron pas raportit të “Freedom Hause””

  1. Miku says:

    Blendi Kajsiu eshte nje nga djemte me te mire qe ka sot Shqiperia.
    Nuk ia ulin dot vlerat ulerimat mjerane te LSI-se qe eshte ne grahmat e fundit te ekzistences se saj.
    Blendi, Shqiperia ka shume nevoje per ty!

  2. Pika qe su bie says:

    “E keqja eshte me djallezore kur nderohet”
    Nuk ua mbajti bytha ta veni me” Freedom House” se u dalin te palarat e tjera e perpiqeni te mbuloni mutin me shure duke ridjegur nje kelysh mikrobmbartes me tenje ish keshilltarin e bishes e per kete e paska fajin nje qen i ekzekutuar ne arenen nderkombetare , ku juve me gjithe rjetin tuaj jeni prodhim fabrike te “made in soros “e akuzoni kedo per te ruajtur bythen tuaj ,po jua mban qendroni tek ajo e para tek akuza qe i bet “Freedom House ” ,ku thuhej se zgjedhja e Metes president, ishte nje hap mbrapa ne luften kunder korrupsionit.
    “Ata qe luajne me lodrat e se keqes shmpihen dalngadale te vringellojne shpaten e saj”
    . ….. Fuller.

  3. dada says:

    Ky SOROS eshte veprimtari kriminale me vendim gjykate????

  4. Salmona says:

    Nuk eshte fare nevoja te fajesohet Xhorxh Soros apo Blendi Kajsiu. Shumica dermuese as nuk e kane idene se kush jane keta dhe as nuk kane interes ta dine. Ata njofin dhemb e dhemballe, soj e sorollop bashkeatdhetaret e tyre Like Floririn apo Like Hajdutin,baxhellen Mona, dine ku bije Lalesi dhe shume vende te tjera te grabitura nga ky cift hijenash dhe nuk kane haruar se per shkak te vidjos me ze e figure qe e pane te gjithe, u pushkatuan 4 veta ne bulevard dhe u quajten ” kokepalare” nga ky pasteror i dale nga humbetirat e Skraparit. Vasil Petriti e ka per detyre te lehe por Shqiptaret as nuk pjerdhin per te, per Sorosin apo Kajsinjte. Ata mezi presin ti shofin prapa hekurave dhe do ti jene mirenjohes per jete Amerikes dhe ambasadorit Lu ne qofte se ndihmojne sadopak per kete.

  5. deti says:

    Kajsiu nje qytetar europian, personalitet shqiptar i koheve te sotme, akademik. Ah sikur te kish shoqeria shqiptare me shume njerez si Kajsiu, vendi do ishte tjeter. Sikur ta kete shkruajtur Kajsiu ate fraze, qe normalisht, jo cdo kush mund te shkruaj cte doj ne nje organizem te ketij niveli, eshte misherim i opinionit te nje institucioni nderkombetar dhe eshte mese normale. Nuk eshte shpifje. Eshte opinion, qe gjendet me shumice ne tavolinat publike dhe jo publike ne Shqiperi.

  6. Salih Berisha simboli i Demokracis dhe Rezistences Shqiptare parballë aleances turko-sllave ps-lsi.
    Zalihu dhe lulzim basha kane ne ndihmē 2000 000 mipat e isa boletinit nga kosava dhe 10 milion shqiptar ne botë.
    bolle ish koplilat e osmanve me vlleho-serbet qe flasin perfekte gjuhen sbqipe ,ne krye te shtetit Shqiptar.

  7. Shqiptari optimist says:

    Blendi !
    Duhet te kthehesh ne Shqiperi.
    Kemi shume nevoje per ty ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje