Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është në bisedime me SHBA-në dhe Rusinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Siri.
“Duke e diskutuar të gjithë këtë, çështja që ne këmbëngulëm ishte se tensionet në rritje në rajon nuk do të ishin të drejta dhe kriza në rajon duhet të përfundojë me vendosjen e paqes”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Stamboll.
Presidenti turk bëri të ditur se ai ka shkëmbyer pikëpamjet mbi sulmin me arme kimike në Siri me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Ai po ashtu tha se ka folur me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, mbi çështjen e sulmeve kimike në Duma, duke shtuar se Turqia ka një qëndrim të fuqishëm kundër përdorimit të armëve kimike, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.
Sipas agjencisë së mbrojtjes civile Helmetat e Bardha, regjimi i Bashar al-Asadit është fajësuar për një sulm kimik të së shtunës në qytetin e Duomës në Gutën Lindore, duke lënë të vrarë 78 civilë dhe duke plagosur qindra të tjerë.
Ik erdogan pse krruhesh kot,mos u fut mes dy arinjve se si dihet
Car thu me ErKari. Car e dine Turqine. Mos kishte shkuar ushtria turke ne Kore gjate luftes ne ndihme te ushtrise amerikane ne 1950.Koreja jugut kishte ik per lesh. E kishte marre Rusi me Kinezin.
Po ben si njeri i dialogut Erdogani, tani qe pa floten e SHBA-ve qe po i drejtohet Mesdheut. Se me ate flote nuk ka bythe as Rusia me ato hekurishtet e veta e askush tjeter te luftoje. Erdogani thote larg bythes time se ka hall se po u instalua Amerika ne rajon atij i duhet te rrije si pule dhe jo te beje si i forti i lagjes me kurdet apo me greket.
Edoganit coc i duket vetja tani qe luan me dy porta. P ketij te pabesi do ja fusin si Ruset ashtuedhe SHBA-te. Kurva e Ankarase duke pare mbeshtetjen e Amerikaneve per kurdet ne Irak dhe Siri u hodh ne prehrin e Putinit dashur kjo e lindur pas “grushtit” te sajuar prej tij. Erdogani do bente mire te shihte punet e tij dhe Turqise qe po e con drejt shkaterrimit me politikat e tij ekstremiste islamiste dhe neo-Otomane ne kundershtim me deshirat e pjeses prpevriopine te shoqerise turke.