Aviacioni Shqiptar shpall ‘listën e zezë’ me kompantitë që s’duhet fluturuar

14 Prill 2018, 19:45Sociale TEMA

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, ka dhënë një njoftim paralajmërues për të gjithë pasagjerët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë me kompaninë ajrore italiane “Fly Ernest” s.p.a.

Sipas këtij Autoriteti, kjo kompani në mënyrë të përsëritur, që nga momenti i fillimit të operimit në tregun shqiptar rreth një vit më parë, për shak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në avionë për përballimin e destinacioneve të publikuara dhe keqmanaxhimit, ka patur anulime dhe vonesa të zgjatura të fluturimeve, të cilat kanë shkaktuar shumë shqetësime tek qytetarët shqiptarë që e kanë zgjedhur atë si kompani për të udhëtuar.

Deklarata 

Autoriteti Aviacionit Civil, ka marrë ankesa të vazhdueshme nga pasagjerët dhe po e ndjek nga afër situatën e krijuar prej kohësh, ku rezulton se kjo kompani ka vonuar gjatë ose ka anulluar mbi 50 fluturime përgjatë kohës që operon në Shqipëri, me një faturë kompensimi për t’u paguar prej mbi 2.5 milion Euro, në rast se do të ishin ndjekur procedurat e kompensimit. 

AAC, ka dërguar disa kërkesa për marrje masash pranë kompanisë dhe autoritetit italian gjatë periudhës së dimrit dhe përpara fillimit të sezonit veror të fluturimeve, dhe këtë problematikë do të vijojë ta ndjeki edhe në takimet urgjente që do i kërkohen kompanisë dhe autoriteve italiane si autoriteti liçensuses.

Si hap të parë i bëjmë thirrje çdo pasagjeri që has në problematika me linjat e ndryshme ajrore, të mos hezitojë të na kontaktojë në rrugë zyrtare në emailin [email protected], për të kërkuar asistencën e nevojshme për plotësimin e formularit të ankesës, dhe marrjen e kompensimit financiar prej €250 nga kompania.

Ndërkohë, AAC ka hapur edhe zyra në Aeroport, në kt 2 mbi check-in, ku mund të drejtoheni për t’u konsultuar me stafin tonë të specializuar në të drejtat e pasagjerit. Së dyti, i rekomandojmë qytetarëve të përzgjedhin kompaninë sipas performancës së duhur në operim dhe për këtë AAC do të publikojë në buletinin mujor, duke filluar nga 5 Maji, performancën e secilës kompani që operon në TIA.

7 komente në “Aviacioni Shqiptar shpall ‘listën e zezë’ me kompantitë që s’duhet fluturuar”

  1. udhetime te pasigurta says:

    Kjo eshte nje kompani mashtruse dhe aspak serioze
    Duhet te nderhyj shteti jo vetem per kontrollin e linjave ajrore por edhe per linjat detare shumica e te cilave jane tejet te amortizuara
    Per te gjitha keto kompani , pothuajse nuk ka kontroll fare nga shteti. Kur hajdutet e LSI – se kishin transportet , te gjitha kompanite e transportit me probleme , sidomos ato detare , dergonin rregullisht zarfat per te mos patur kontroll
    Si duket kjo praktike po vazhdon edhe tani…

  2. Sanam says:

    ahahahahahhahahahahhahaa, ,lol,,,,shteti narkotik kerkon llogari., lol?

    1. Aleanca e leshit te lise says:

      O Satam vicidoli mos ngatrro opoziten narkotike me shtetin ligjor qe po nderton Edi Rama!

  3. Leshko says:

    Listen e zeze e pame Po e bardha kush eshte, qe na rekomandoni te udhtojme o autoritet ????

  4. Milan says:

    O sanam sali qeni po komenton per shtetin e sales apo jo,nqs eshte ashtu je ne rregull

  5. Leshko Vrapi says:

    O DPAC. Kjo na qenka e zeza Po e bardha kush eshte mund te na è thoni me ate rast merni dy here per pubblicità

  6. Altin Vrapi says:

    Kjo quhet pellame e cila ka pagese.
    Se noi organi zyrtar del me deklarata te Keith tipi Oregon nje injorance che pa aftesi TOTALE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje