Bashar al-Assad mesazh të fortë SHBA-ve pas sulmit: Do ta shtypim...

14 Prill 2018, 12:56Bota TEMA

Presidenti sirian Bashar al-Assad i është përgjigjur sulmeve ajrore amerikane, britanike e franceze duke thënë se ata e kanë bërë Sirinë dhe popullin e saj më të vendosur se kurrë për të shtypur terrorizmin në vend.

Kështu, gjatë një telefonate me presidentin iranian Hassan Rouhani, që është publikuar edhe në llogarinë e Presidencës në Twitter, Assad tha: “Ky agresion do të rrisë Sirinë dhe vendosmërinë e popullit sirian që të vazhdojë të luftojë dhe të shtypë terrorin në çdo pëllëmbë të vendit”.

Ai akuzoi vendet perëndimore për mbështetjen e terrorizmit në Siri.
Presidenca siriane tha se gjatë telefonatës me Assad, z. Rouhani ripohoi mbështetjen e Iranit për Sirinë. BBC shkruan se mendohet që Irani i ka furnizuar trupat e qeverisë së Asadit gjatë konfliktit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje