Policia kineze ka përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës për të gjetur dhe arrestuar një burrë që ishte në mesin e një turme prej 60,000 vizitorësh të një koncerti.
I dyshuari, i cili është identifikuar vetëm si z.Ao po ndiqte një koncert të yllit Jacky Cheung në Nanchang gjatë fundjavës kur u kap.
Policia tha se 31-vjeçari, i kërkuar për “krime ekonomike”, ishte “i tronditur” kur u kap, raporton BBC.
Kina ka një rrjet mbikëqyrës të madh me mbi 170 milionë kamera CCTV.
Ao u identifikua nga kamerat në hyrje ku merreshin biletat e koncertit dhe u kap nga policia pasi u ul me spektatorët e tjerë.
“I dyshuari dukej krejtësisht i kapur në befasi kur e morëm atë.
Ai nuk mendonte se policia do të ishte në gjendje ta kapte atë nga një turmë prej 60,000 aq shpejt,” tha oficeri i policisë Li Jin për agjencinë e lajmeve Xinhua.
Ai shtoi se kishte disa kamera në hyrjet e biletave të pajisura me teknologjinë e njohjes së fytyrës.
“Nuk e mendonte se policia do të ishte në gjendje ta kapte atë nga një turmë prej 60,000 aq shpejt”, shtoi Li, nga stacioni i policisë Honggutan në Nanchang.
Ao thuhet se udhëtoi 90 km nga Zhangshu në Nanchang me gruan e tij, posaçërisht vetëm për të parë koncertin.
Kan Kan publikoi pamjet që tregonin se i dyshuari fliste në paraburgim, duke thënë: “Nëse e dija, nuk do të kisha shkuar në koncert”.