"Misioni u krye!"/ Donald Trump reagon pas sulmeve në Siri: Kanë qenë të "përkryera"

14 Prill 2018, 15:06Bota TEMA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përshëndetur sulmet ushtarake në Siri, duke thënë se ato janë kryer në “mënyrë të përkryer” dhe se “misioni ka përfunduar”.

Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë bombarduar tri caqe qeveritare, duke shënjestruar ato që i kanë cilësuar si baza të armëve kimike.

Sulmet kanë qenë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar me armë kimike në qytetin Duma, javën e kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai ka dënuar sulmet Perëndimore, “në mënyrën më serioze”.

Rusia, aleatja kryesore e Sirisë ka kërcënuar me hakmarrje ushtarake nëse goditet ndonjë forcë ruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje