Negociatat për "Rrugën e Kombit", PD mesazh Ramës: Akoma se ke mësuar mësimin e 31 Marsit, asnjë qindarkë nga kuksianët

14 Prill 2018, 17:52Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas vizitës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Kukës ku deklaroi se qeveria po konsultohet me banorët për tarifimin e rrugës.

Kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho, shprehet se kjo është gënjeshtër pasi nuk ka pasur asnjë konsultë.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos paguajnë asnjë qindarkë.

Më herët, edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka qenë i pranishëm në Kukës ku ka folur lidhur me tarifimin. 

Deklarata e nënkryetarit Spaho

Damian Gjiknuri, një nga ministrat më të korruptuar të Edi Ramës, gënjeu sot kur tha se, qeveria po konsultohet me banorët e Kukësit për një tarifë të reduktuar për ta.

Askush nga qeveria nuk ka takuar asnjë kuksian për faktin e thjeshtë se, qeveria e Edi Ramës nuk punon për interesin e kuksianëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, por për interesin dhe xhepat e vet dhe oligarkëve duke grabitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë.

Asnjë nga qeveria e Ramës nuk i takon kuksianët e zakonshëm, sepse ata janë kundër pagesës së dyfishtë për të shkuar në shtëpinë e tyre.

Ata paguajnë një herë taksën “Rama” tek karburanti me çmim të rritur, 240 lekë për litër dhe nuk kanë pse te paguajne edhe taksën korruptive të Rrugës së Kombit. 

Partia Demokratike mbështet kërkesën e banorëve të Kukësit për të mos paguar asnjë qindarkë shtesë për qarkullimin e tyre në “Rrugën e Kombit”. 

Çdo vendim tjetër tregon se Rama nuk e ka mësuar mësimin e 31 Marsit! (TemA)

3 komente në “Negociatat për “Rrugën e Kombit”, PD mesazh Ramës: Akoma se ke mësuar mësimin e 31 Marsit, asnjë qindarkë nga kuksianët”

  1. hysen says:

    Dakrt jane shqiptaret ti paguaje PD tarifen per rrugen e kombit, sepse une nuk kam pse paguaj kur nuk e perdor ate rruge, te paguajne ata qe e perdorin, kosovare, mirditore, kuksiane etj. Shoqeria duhet ta ndaje njehere e mire kete problem. Tarifa e rruges eshte njesoj si energjia, uji apo cdo mall tjeter qe konsumon qytetari.

  2. Cuku says:

    Edmond Spango
    Bravo ,trim I madh ,,
    Ku ka katandisur P.D.,,,,,,

  3. Soji says:

    Fuck you….do paguajme the gjithe…ju pede jeni mesu mos paguani..so grigja…vetem e ha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje