Shkodër, Bushati takim me pakicat serbo-malazeze: Projekte specifike për pakicat kombëtare

15 Prill 2018, 14:06Politika TEMA
Shkodër, Bushati takim me pakicat serbo-malazeze: Projekte specifike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtëm, ka nisur një proçes diskutimi me pakicat kombëtare për aktet nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare.

Në këtë kuadër ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, zëvëndësministrja Artemis Dralo dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, ishin në qytetin e Shkodrës në një dëgjesë publike me pakicat serbo-malazeze për aktet nënligjore për ligjin për pakicat kombëtare.

Ministri Bushati në fjalën e tij nwnvizoi se MEPJ ka nisur këtë proçes konsultimi në mënyrë që t’iu përgjigjet kërkesave të të gjithë minoriteteve dhe se Shqipëria është angazhuar për zbatimin e te drejtave të njeriut.

“E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu”, nënvizoi ministri Bushati.

Më tej Ministri Bushati theksoi “Se pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri”.

Nga ana e saj, Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, theksoi se ka pas një proces të gjatë konsultimi, por shqetësimi i shumë pakicave ishte meraku për aktet nënligjore dhe ky proçes konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadtit të duhur ligjor.

3 komente në “Shkodër, Bushati takim me pakicat serbo-malazeze: Projekte specifike për pakicat kombëtare”

  1. ATZ says:

    Bo booooooo, I kane ngelur serbomalazezet cobenjet ciganet dhe langenjet per elektorat Lulushin.

  2. Lili says:

    Mos po doni edhe kufirin me ndryshuar edhe me iu dhane 82000hek tjera serbomalazeze,se nje mut jeni

  3. eagle says:

    Po per pakicat Shqiptare qe Shtypen ne Ballkan dhe bote kush mendon?Nepopulli me paqedasges u dashkate deshmojme tolerance nderkoheqe serbo malazezet na kane vrRe prere dge vazhdojne te shtypin pakicat Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje