Ku është zhdukur Adriatik Llalla? Avokati: Ja komunikimi im i fundit…

16 Prill 2018, 22:41Politika TEMA

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi lajmi se Adriatik Llalla është larguar nga vendi pasi ndaj tij nisën hetimet. I pyetur lidhur me vendodhjen e klientit të tij, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në studion e Real Story se nuk ka komunikuar prej disa ditësh.

“Kam pesë ditë që nuk kam komunikuar me të, që kur kam marrë prokurën për ta përfaqësuar”, deklaroi Hazizaj.

Avokati i ish-kryeprokurorit përsëriti edhe njëherë deklarimet e dhëna më herët në media se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë procedim penal. Këtë qëndrim ai e bazon në faktin se ai dhe klienti i tij nuk kanë asnjë njoftim.

“Adriatik Llalla nuk është informuar nëse ka hetime ndaj tij. Gjatë gjithë kohës që ka ushtruar detyrën nuk kemi pasur asnjë akuzë ka konsumuar apo jo vepër penale, korrupsion, tani që ikën…

Mua më habit fakti që gazetari më tha se ka një procedim penal, me numër kur unë nuk jam njoftuar si përfaqësues ligjor i tij”, deklaroi Hazizaj në studion e emisionit Real Story.

Lidhur me këtë deklaratë, në ndërhyrjen e bërë agzetari Artan Hoxha theksoi se “avokati ka të drejtë për edhe ata (prokurorët) kanë hak. Me ndryshimet ligjore prokuroria ka të drejtë të shkojë në gjykatë për masën edhe në mungesë”.

2 komente në “Ku është zhdukur Adriatik Llalla? Avokati: Ja komunikimi im i fundit…”

  1. manastiri says:

    Avokat mos bej dhe ti te ndershmin se dhe ju seksere keni qene dhe jeni. Me demek ti kerkoje te respektoheshin procedurate njoftimit te mbrojtjes ndaj procedimit penal te Llalles ne…. respekt ndaj ligjit…….apo ce respektoni ligjin ju.

    E para.- Po ta kishit respektuar qofte dhe 20 % ligjin ,nuk do te ishte ndermare gjith ajo reforme ne drejtesi.
    E dyta – Ju pohoni se ai eshte i paster ,qe dhe vete ju nuk e besoni budallallikun qe nxirni nga goja por me llogjiken e xhepit keni shume te drejte.(Shqiptaret mund te jene te varfer por jo budallenj sic kerkon ti paraqesesh ti )

    E treta – Ne qofte se zotrote na qenke i bindur qe kusar LLalla qenka i paster …….epo shume mire te ka dale ne shteg zoti Lu per ti bere nje kallzim per shpifje kunder figures se bazhibozukut , se mbase te ngec grepi ne bythe dhe ty.

    Dhe e fundit avokat – Kush mbron zullumqarin eshte po aq kriminel sa vete ai……zoti do tu a ndaje zullumin te dyve dhe te dy do te merni ate qe meritoni…….njeri nga drejtesia dhe ti palo avokat nga zoti ,se ti per pese lek te qelbura i del kundra nje populli te tere te vuajtur qe ti bashke me kusarin ne respekt ndaj ligjit e sollet kete vend ne kete dite.

  2. LOL says:

    Vrap se te zunë !! Vrap !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje