Vettingu/ Zbardhet skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Apelit Shkodër, në vitin 2003 ishte pa para, ndërsa sot ka...

16 Prill 2018, 18:00Politika TEMA
Vettingu/ Zbardhet skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e

Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar e Besa Nikëhasani –prokurore pranë  Prokurorisë së Apelit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila do të përballet të martën me procesin e vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP. Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Besa Nikëhasani nga viti 2003 deri në vitin 2015. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë.  Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani llogaritet në 1.5 milionë lekë.

Të ardhura kryesore familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kanë si burim kryesor pagën e subjektit nga funksioni dhe pagën e bashkëshortit , që zënë respektivisht  51.7 % dhe 27.6 % e të ardhurave totale të familjes Nikëhasani. Një pjesë të rëndësishme tek të ardhurat familjare të subjektit bën pjesë dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga detyra të bashkëshortit ë prokurores, Aleks Nikëhasani, me vlerë 2.1 milionë lekë, si dhe fitimi nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Bashkëshorti i subjektit ka blerë në vitin 2006 një automjet tip Benz 200 me vlerë 700 mijë lekë, dhe pasi e ka përdorur për katër vite e ka shitur për 800 mijë lekë në vitin 2010.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 12 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, tre deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4 milionë lekësh. Një tjetër flamur i kuq i indetifikuar nga analiza e deklaratave lidhet me mospërputhjen e gjendjes ‘cash’, pasi gjendja e akumuluar nuk përputhet me shtesat dhe pakësimet e deklaruara vit pas viti.

Gjithashtu origjina e asetve nga të cilat Znj. Nikëhasani deklaron fitime nga shitja ose qiradhënja është e paqartë.

Në lidhje me të ardhurat që përfiton nga qiraja e lokalit në Lezhë me vlerë 400 mijë lekë dhe 480 mijë lekë (përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015) sipas kontratës dt. 05.03.2014 të objektit me sip 150 m2, zona kadastrale ___ , nuk rezulton që ky objekt me këto të dhëna të jetë deklaruar nga subjekti në deklaratat e pasurisë.

Ne vitin 2010 ka deklaruar shitjen e një toke ne emër te vjehrrës me sip.2040 m2 në shumën 500 000 lekë, të padeklaruar më parë. Nga të dhënat e deklaratës së vitit 2004 ka deklaruar tokë me sip.4500 m2 nga e cila është shitur 3000 m2. Pra sipërfaqja e ngelur është 1500 m2 dhe nuk mund të jetë e njejta tokë që është shitur në vitin 2010.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

8 komente në “Vettingu/ Zbardhet skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Apelit Shkodër, në vitin 2003 ishte pa para, ndërsa sot ka…”

  1. sapa says:

    Tallni bythen me kete popull kur nuk eshte ne gjendje te marre armet ne dore dhe ti jape vete zgjidhje problemit.Pa revolucjon nuk behet shtet ne shqiperi.

    1. Gjyqtari ndershem says:

      Po ku i paskan pasur te gjitha keto vjehrra dhe kollovare te pasur ? Si nuk na qelloi edhe neve te pakten nje ne fis apo ne lagje te kishim bere ndonje lek

  2. topuzi says:

    Dikush qe donte te behej hajdut, u pyet nga kryehajduti se a dinte me vjedh.
    Por mor shef, ku ka hajdut me te afte se une ne bote.
    Po me mshef a din ti, e pyeti prape shefi hajduteve?
    Jo besa po thote ky miku, vec me mshef nuk di.
    Epo nuk je per hajdut pra i thote shefi.
    Keshtu edhe puna e ketyre prokuroreve dhe gjygjtareve te Saliut. Dine me vjedh, por nuk dine me mshef gjane e vjedhun.

    1. visi says:

      O Topuz ndoshta ti dhe une kemi vjedhur dhe e kemi fshehur ndersa kete skane vjedhur mo shoke por kane bere krime dhe kane hyre ne hake hallexhijeve pranaj nuk fshihet se si thone nuke mbulohet dielli me shoshe ,klm

  3. Pse na i thoni keto kur ne i shikojme,dhe prap dalin te paster dhe asnji nuk ka dhene llogari.
    Mjaft u tallet.

  4. h says:

    E vodhen gjithe shqierine dhe askush nuk flet.
    Mjaft të zihen rrihen dhe vriten me neri-tjetrin.
    Mjere ai popull.

  5. laoura says:

    Nga kontrolli i pasurise, konflikti i interesit dhe influences ,aftesia profesionale e te tjera norma te moralit eshte e veshtire qe te dalin te paster sidomos prokuroret dhe ghyqtaret e te tjer.kONTROLLI DUHET TE JETE I PLOTE DHE JO VETEM QE TE NXJERR FAJTORET POR TI DENOJ ATA, t’ju sekuestroj pasurit e tundeshme e te patundeshme depozitat ne banka brenda dhe jashte vendit .ADRIATIK LLALLA SI NR;1i prokurorise ka GJYNAHE PA FUND QE ME EMERIMIN NE DETYRE ? PASTAJ ME DETYREN kRYETRIT TE DEKLARIMIT TE PASURISE QE KA SHFRYTEZUAR E MANIPULUAR DUKE MARRE RRYSHFET NGA TE GJITHE DUKE BERE PRESION E SHANTAZH. AI LLALLA DUHET TE DENOHET PENALISHT DHE TI KONFISKOHET PASURIA QE ME TRANSAKSIONE KA BERE EDHE VETEPASTRIM PASURI;SI P;SH.KA BLERE TOKA ME CMIM TE REME DHE PASTAJ I RIVLERESON ME DISA HERE (17 FISH E TJERE;). aI DUHET TE ISHTE ARESTUAR SE NUK DO TE KTHEHET NE SHQIPERI.

  6. shqip says:

    Nuk eshte gje e pa zakonte , sidomos kur behet fjale per pleporet e Sali shkemborit . Por te habit nje fakt . Keta edhe e dine qe Kane diskordanca te thella me te ardhurat dhe pronat , nga ana tjeter guxojne te kantidojne per forumet e reja te drejtesise . Keta sfidojne edhe ligjet e natyres , e jo me ligjet e shtetit . Shpresoj shume qe ti tredhin keto kellira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje