Vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër: S'justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një fuoristradë

17 Prill 2018, 11:29Politika TEMA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë nën shqyrtim
prokuroren e Apelit në Shkodër, Besa Nikhasani.

Kjo e fundit ka dalë sot para trupës gjyqësore e KPK e cila përbëhet nga Suela Zhegu, Genta Tafa (Bungo) dhe Pamela Qirko.

Vendimi për Nikhasanin do të jepet ditën e enjte.

“Për Besa Nikhasanin është bërë vetëm kontrolli për pasurinë nëpërmjet vettingut. ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet e Nikhasanit janë të sakta, nuk ka fshehur pasurinë nuk ka kryer deklarim te rremë.

 Ka burim të ligjshëm pasurie. Kemi kryer një hetim të pavarur nga përgjigja e ILDKPKI.

Nikëhasani ka një apartament me vlerë 90 mijë euro në Tiranë, apartament me vlerë 28 mijë euro në Shëngjin dhe një dyqan në Lezhë, fituar me prishjen e një apartamenti të vjetër. Nikëhasani ka gënjyer për një apartament në Lezhë me sip 130 m2.

Nuk ka pasur asnjëherë certifikatë pronësie. Sipas prokurores ka pasur këtë apartament, është prishur dhe është bërë një pallat i ri, por nga hetimi administrativ nuk ka fakte.

Nikëhasani nuk ka burim pasurië për blerjen e automjetit një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë.

130 m2 apartament në Lezhë dhe apartament 140 m3 e dy garazheve në Tiranë dhe fuoristradës janë pa burim të justifikuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”

4 komente në “Vettingu për prokuroren e Apelit Shkodër: S’justifikon dy apartamente, dy garazhe dhe një fuoristradë”

  1. Fadil says:

    Kjo borgjezi e poshtér reaksionare!
    E pangopur me turpe dhe hajni, mbi shtresat e mjera shqiptare!
    Nuk mjafton vetém konfiksimi pasuriné;
    por, kéto llava dhelpérash dhe ujqish,
    do té duhej dénime:
    – detyrime me puné té rénda,
    téré jetén, né ndértim té Shqipérisé!
    Nése nuk punojné,
    Né gojét e ndyra,
    Me ua ndezé, fishekét e alltisé!
    Atje, né rr, té sémés le té shkojné!
    Jo, jo! Jo! Té lejohen té punojné
    punét e tyre profesionale;
    por do té té punonin nga 8 oré,
    né miniera, né fusha né male;
    Jo, né puné té lehta, artizanale!

    Turpet dhe tmerret i mbulofshin!

    Kéta horra dhe kéto horra,
    Kurré mos paçin drité, shéndet as lumturi!
    E lané popullin té mbytyr né varféri!
    Mbi 4 milioné shqiptaré dhe shqiptare,
    Prej tyre ikén!
    I débuan nga Atmémédheu,
    brezni té téra po i qesin dhe do t’ i qesin fare. Me asimilim! Pisat edhe ministtité i kané krijuar, pér mashtrime, kinse pér mérgimtarét po interesohet dhe politika; partia apo qeveria ime?!!!
    Pér interesa té pista, Atdheut,
    po ia grabisin pasuriné,
    po ia vrasin jetén dhe ardhmériné.

  2. Lumi A says:

    Eshte interesante qe te gjithe hajdutet/hajdutat kane diqka te perbashket ne skemat e tyre te pastrimit te parave: kane ne pronesi apartamente, troje, garazhe, dyqane dhe toka. E kane kuptuar mire kapitalizmin keta hajdut. Ne burg krimelt dhe pasuria ti kthehet popullit.

  3. Enter says:

    Kur shikon kush se ke kane vene te spadstroje drejtesine nga te korruptuarit nuk te mbetet vetem te mbathesh kepucet e te ikesh nga syte kembet. Nje nga keta hajdutet qe qe duhet te shkojne lerpara drejtesise eshte edhe Suela Zhegu qe e pakan caktuar te ruaje qingjat por kjo o njeres te OMN eshte nje hajdute qe i njeh mire punet e grabitjes se apartamenteve sepse ka grabit pasurite e vellait te saj e te motres te vdekur duke lene nipat e mbesat me gisht ne goje! Ja kush ben vettingun nje fytyre ne dukje engjellore si Suela Zhegu e Idi Zhegi, mashtrues tjeter!!!!!

  4. Jalldiz says:

    Shkelqen madame Suela Zhegu ne Komisionin e pavarur te kualifikimit me hajdutlleqet e saj dhe te burrit Idi Zhegu falsifikator i mirenjohur! Ja ne dore te kujt ka rene drejtesia…. Nje Zot e di sa pazare mund te beje kjo per te mbrojtur shoket e shoqet e korruptuar ne gjykata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje