"Reforma në drejtësi u bë nga Soros", SHBA rrëzon Llallën e PD. Reagon DASH: Donald Lu ka shprehur qëndrimin tonë...

17 Prill 2018, 08:51Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe eksponentëve të opozitës në drejtim të ambasadorit Donald Lu.

Pas zbulimit të letrës së ish-kryeprokurorit drejtuar Kongresit Amerikan dhe akuzave të lëshuara nga Berisha ndaj ambasadorit Lu, gazeta “Sot” iu drejtua me një email Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me këto deklarata dhe qëndrime. Llalla e akuzoi ambasadorin Lu se po ndërhyn në punët e brendshme dhe të prokurorisë.

Por në një prononcim për gazetën, zëdhënësi i DASH, Ambrose G. Sayles, ka deklaruar se në çdo dalje publike apo qëndrim të mbajtur, ambasadori ka shfaqur pikëpamjet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Komentet e ambasadorit Lu reflektojnë politikën e SHBA. Politika e SHBA në Shqipëri është ofrimi i mbështetjes për integrimin e vendit në BE dhe realizmin e reformave të rëndësishme në përmbushjen e këtij qëllimi.

Kjo përfshin reformën gjyqësore, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, tha zëdhënësi i DASH.

Përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit u pyet dhe për akuzat e lëshuara nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës se ambasadori Lu ka punuar që mazhoranca të kapë reformën në drejtësi.

Po ashtu ai është akuzuar për mbështetje nga Soros me qëllim që reforma të bëhet sipas interesave të PS. Mirëpo DASH mendon krejt të kundërtën.

Sayles tha për gazetën se çdo lloj asistence për reformë në drejtësi është bërë në bashkëpunim si me mazhorancën, ashtu dhe me opozitën. Madje ai deklaroi se SHBA nuk do të lejojë asnjë keqpërdorim të reformës.

“Ne kemi punuar në partneritet për më shumë se dy vjet me liderët e qeverisë, Parlamentit, opozitës, shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, për të miratuar dhe zbatuar reformën domethënëse të gjyqësorit.

DASH do të vazhdojë të flasë në favor të rendit ligjor dhe reformës në drejtësi, si dhe kundër tentativave për manipulimin e zbatimit të saj”, tha zëdhënësi.

Ambasadori Lu dhe ambasadorja Romana Vlahutin, gjatë dy viteve të fundit, janë kthyer në një tabelë qitje nga PD dhe LSI. Ata ishin personat që mundësuan realizimin e reformës në drejtësi dhe teksa ajo po jep efekte, javët e fundit doza e sulmeve është shtuar ndjeshëm.

Përplasja më e ashpër nisi mes ambasadorit amerikan dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Fillimisht ishte DASH që e shpalli “non grata” dhe më pas Llalla sulmoi ambasadorin, duke e bërë atë fajtor.

Por ditët e fundit mediat nxorën një letër që Llalla i kishte dërguar një vit më parë Kongresit Amerikan, ku akuzonte ambasadorin Lu se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe kishte ndërhyrë në punët e brendshme të prokurorisë.

Po ashtu e akuzonte se është i lidhur me Soros dhe po e deformonte reformën në drejtësi. Javën që lamë pas në mbështetje të Llallës doli ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu deklaroi se Lu dhe Vlahutin zbatuan projektin e Soros që reforma në drejtësi të kapet nga qeveria.

Mirëpo DASH ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Sipas zëdhënësit të DASH, reforma në drejtësi është investim i SHBA dhe ajo nuk do të lejojë asnjë manipulim në zbatimin e saj.

7 komente në ““Reforma në drejtësi u bë nga Soros”, SHBA rrëzon Llallën e PD. Reagon DASH: Donald Lu ka shprehur qëndrimin tonë…”

  1. adi says:

    Kush te jene valle tentataivat per kapjen e drejtesise qe flet zedhenesi i DASH????????
    Dhe kush mund ti beje keto tentativa.
    Nuk e besoj ta kete per alban degen.
    Do shofim gallate me rilindjen ne kur te qajne dyerve te gjykatave sa do dhitemi gazit.
    Prisni prisni se nuk keni pare asgje akoma.
    Vetem nga kjo deklarata e ketij kuptohet ca do ndodhi shume shpejt ne shqiperi .

    1. Franci says:

      Adi qenke ne anen e krimit byrazer.Dicka duhet te kesh bere edhe ti qe mbron kriminelet.

    2. Roberto says:

      Ti gjithmone “i kupton” seprapthi ato qe thuhen ose luan rolin e budallait nga qe nuk te pelqen. Zedhenesi i Shtepise se Bardhe i hedh poshte te gjitha aludimet dhe shtremberimet qe ka bere dhe ben Berisha,PD dhe LSI. Normal qe ne ketu jemi nuk do ikim dhe do shikojme akoma se c’do ndodhe. Kriminelet e Shqiperise duhet te pergjigjen perpara ligjit per te gjitha shkaterrimet,vjedhjet apo vrasjet e bera keto 30 vjet Ok Adi?? Te isha si ty do qepja gojen per gjera qe bejne muuuu.

  2. h says:

    Kota derra te korruptuar nuk e kuptojne gjuhen dipllomatike,
    ata marrin vesh vetëm ti gjuash me lopatë mbas shpine.

  3. intelektuali says:

    DASH I SHBA DUHET T’I KERKOJE ME PARE FALJE SHQYPTAREVE PER GERDECIN

    sepse:

    Ishte Pentagoni i Bush Junjor Dallkaukut ai qe financoi firmenprivate Saqliu&Son per te mashtruar taksapaguesit me fisheket e ndryshkur kineze per Ushtrine Amerikane ne Afganistan, afere mafioze qe beri te mundur edhe masakren e Gerdecit,

    Ishte Sekretari i Pare i Ambasades Amerikane ne Tirane qe dha alarmin per implikimin e zyrtareve te larte te ambasades ne aferen korruptive te Gerdecit, dhe personalisht te ambasadorit Withers, qe vrapoi si lepur ne Rinas me Fatmir Mediun per te zhdukur etiketet nga arkat kineze me fisheke, por shume shpjet zbarkoi ne Tirane ne terrin e nates, sekretarja e shtetit e Bush Junjorit, Condoleezza Rice e cila me nje cinizem te papare ne dipllomacine amerikane dhe boterore pergenjeshtroi implikimin e zyrtareve te ambasades dhe ja mbathi prapa ne SHBA duke ja lene “topin” ne dore Bamir Topit qe u hoq sikur nuk dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Shqypnise dhe i la familjet e viktimave ne doren e Zotit pa u demshperblyer as nga krimineli lakmitar Sali Berisha, as nga DASH-i genjeshtar i Bushit dhe Condoleezza-s cinike, sic ka vepruar SHBA ne shtete te tjera kur kane ndodhur aksidente apo fatkeqesi te ngjashme.

  4. Koba says:

    Po presim me te vertete Mo Adi qe shume shpejt Larot e Korrupsionit te Futen ne Hapsane.Rradha eshte e gjate :Sali krimineli,Lul-Sumkapuci,Like Bajga Pe Floriri,Mona Baxhella,Fatmir Medi-Trafikanti e keshtu me rradhe pa perjashtuar dhe Socialiste te Ngjyer me Fonde Publike e te tjera e te tjera.

  5. kasem gahinji says:

    per te dhjere eshte e drejta e gjithkujt,si te thuash ehte e drejte e njeriut.po per te dhjere ne dyert e gjukates tja njohim ketete drejte atyre qe meritojne te shkojne ne ate dere.te shohim se cili ka rradhen.drejtesia eshte kapur saqe ske ku e kap me.shikoni?njeri iken ne drejtim te paditur.ne tre veta,2 nuk justifikojne pasurite.laj thaj, ata jane.shyqyr qe e kane kapur te huajt,qe te ajo dere te shkojne pa dallim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje