Kryetari i Partisaë Demokratike Lulzim Basha ka bërë me dije se nuk do të jetë në takimin me zyrtaren e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Europian vjen sot në Tiranë, ku sjell rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe një konference të përbashkët për mediat ajo do të takohet në mesditë dhe me përfaqësues të opozitës.
Mësohet në takim nuk do të jenë kreu i PD Lulzim Basha, i cili vijon ditën e tretë të vizitës në Gjermani dhe do te kthehet kthehet sot pasdite nga Berlini.
Në takimin me Mogherinin do jetë të pranishëm Edi Paloka, Monika Kryemadhi, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha.(TemA)