Çelja e negociatave, reagon Basha: Edhe unë kam kontribuar sadopak, kam zhvilluar takime të shumta sot

17 Prill 2018, 21:46Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai i është përgjigjur edhe kritikëve që i thonë se ka penguar përmes aksionit të tij politik procesin e integrimit.

Lideri i PD-së thotë se ka kontribuar sadopak dhe tani duhet që t’i përvishemi punës.

Statusi i plotë

Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë.

Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë.

Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Pata takime të vecanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor. Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Hollanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qënë pjesë e BE-së.(TemA)

23 komente në “Çelja e negociatave, reagon Basha: Edhe unë kam kontribuar sadopak, kam zhvilluar takime të shumta sot”

  1. Cim Rama says:

    Kontriboi ky kaposhi.vetem volli e volli kunder Qeveris Rama

    1. Kujtimi says:

      Basha MASHTRUS
      Punoi shum kundra shqiperis
      Nuk ja ariti dot
      Mashtrus
      Adoleshent
      Karagjos
      Rama e beri detyren
      Bravo Qeveris
      Lark opozita plere

    2. Astrit Patozi says:

      Nje peshtyme ne surrat meriton moj Lule, as qe behet fjale te komentosh “xhevahiret” e tua, je pleher

  2. Deti says:

    O na rrufshe palloshin o k..e kandari ti je nje parazite qe se ke shokub kushte te besone ty o palloshe

  3. Lil Toronto says:

    ME SHUME SE CDO EPITET PERPOS TE TJERAVE ESHTE AI I GJUMASHIT. E KE VERTETUAR PLOTESISHT.

  4. do vijë një ditë says:

    Po njeri kishte shkruar se Lulezim Basha ishte nisur me nje these me gure ne Gjermani.

  5. Tony says:

    Po ti mer rrot kaishi me ke je taku sot? Me Winston Churchill!!

    E po ulu se u kpute?

  6. Koba says:

    Ti mor Legen Llamarine i luajte te gjithe Guret qe te dha Sali Kriminneli ,po nuk ia dole dot se te lexoi mire BE dhe SHBA.Prite tashti se ke hesape per te lare me USA-n per Lobimin Rus dhe pastaj shohim dhe bejme.
    Ma mire ik me lezet gjej ndonje vrime ne Hollande -ne vendin e Ulinjve te Shokut Zylo.Se ne Shqiperi po te vjen shume era Spiun Serb dhe era Hajdut!!!

    1. Juglindori nga Korça says:

      Qe t’a mesosh sot e pergjithmone zoti Koba , Hollanda nuk eshte vendi i ullinjve , por eshte vendi i mullinjve (i mullinjve me ere) . Hollanda ka klime te ashper kontinentale dhe nuk kultivon ullinj . Kujto kengen
      Atje ne Hollande
      Ne vendin e mullinjve ,
      Jetonte Keti ,
      Nje vajze shume e bukur , etj .

  7. Johani says:

    Mos pyet,kontributi yt tu shperbleft ne familjen tende,ti do mbahesh mend jo vetem per vjedhjen e 220miljon dollar te rruges se kombit por edhe per drogen , lazaratin ,vrasjet,plaqkitjet e bankave,sharjen dhe njollosjen e shqiperise kudo qe tu ka dhane mundesia,por edhe pas gjithe ketyre poshtersive lul ti ke nje sukses: E ktheve PD-n ne nje grusht njerezish te gjithe kriminel prandaj shqiptaret,europa dhe amerika te jane mirnjohes sepse pos njollosjes vendit dhe kombit lehja jote nuk po i ban pershtypje askuj,bile edhe kryetari legjendar i jot ka filluar te dyshoi ne ty,e perfundofshi ashtu siq mendon populli,ne litar ose ne ndonje biruce si sadami.

  8. luleja says:

    Me sharlatan e te paftyr se ky njeri nuk gjendet ne Planet !!!

  9. Cuku says:

    Duket qe ste paskan pjerdhur fare Gjermanet,per ate qe ju ke kerkuar qe te votojne kundet hapjes.se negociatave.
    Dridhe Like( Lulush),,
    Ste ka ngel rruge tjeter tani ,,,
    A mor koqe kandari sa poshte e rrezove Partine, Demokratike,qe ishte.shpresa e Shqiptareve,,,,,,,,

  10. Shkodra says:

    Shum te falna neres zotrise sate se te ka takue me heq keq per ket popull, nuk osht kollaj me ndenje 2 dite neper gjermani, me pi kafe me tane ata gjerman si e si vec me sigurue hapjen e negociatave me BE. Angela Merkel kishte mbete shum e kenaqun qe e ke prit ne takim nje punonjese te kabinetit te saj dhe kishte pas thane se “Po te mos ishte Basha me bisedue me Evropin, negociatat nuk do fillonin”.
    Keshtuqe te falna neres shume e shume se u dogje per ket popull, je lodhe sa je kepute ne bythe…..
    Sumkapuc, ti nuk ke lene gje pa bere kundra integrimit dhe kerkon qe populli te jete mirenjohes ty mor pusht por degjuam se nje perfaqesues i CDUse te ka bere rezil ne koridoret e BE-se sepse ke shkuar per te lobuar per pengimin e integrimit, duke share e bere pis Shqiperine e shqiptaret.
    Turp te kesh.
    Faleminderit Zoti Rama dhe ekipit tuaj qe i a keni kthyer dinjitetin Shqiperise tone te dashur.

  11. Monitor says:

    Basha byreky ishte pjeke qe prej nje muaji.
    Eurtopeanet lajmeruan qe para2 javesh qe cfardo te besh kunder Shqiperise, nuk benne doni. Vendimi ishte mare. Shqiperia misi rrugen ne Bruksel.
    Komemti yt i sptem me sdhprerhken” sado pak” eshte shembull i gjalle i hipokrizise! Hipokrizise uluritese! NASHA SHQIPTARET TEE NJOHIN. DERI TANI E KE vjeDHUR? VRARE dher mashtruar!
    Mjafte Edepzes!

  12. DinPaku says:

    Po mosbindjen civile kujt ja le ti sot? I ke mare gje leje Cjapit ti qe paske kercitur ne Gjermani?

  13. prizem says:

    Si gjithmone GENJESHTAR klasik, me syte hapur sikur kendon….

  14. salem says:

    Te lumte se u lodhe,hajde futja gjumit tani !

  15. Moni says:

    Sa ke kontribuar ti per hapjen e negociatave o lulush ti ka qendisur z Mero Blaze ne editorialin e sotem me mire se kaq asnje nuk mund ti radhiste. Puna jote do ngelet ne historic nje faqe e zeze

  16. DETARI Atllantides? says:

    No comment !

  17. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Po ne Gjermani qe shkove dhe takove deputetet ne Bundestag , au the : hej ju , nuk me njifni ?? Jam Luli , Luli i cadres , per kete dite qe do flasim kam dhene kontributin tim , kam qendruar nja tre muaj ne cader si Kadafi,nuk me mbani mend ??? Dhe ata i thane : po po na kujtohesh , posi jo , ti je Lul cigani qe per hic gje te zuri nata jashte …….o Lul , po pse behesh gazi i botes , thua se hane bar ne Europe dhe nuk mbajne mend , kujton se jane te gjith koqe si puna jote……

  18. kashi says:

    kodra pas bregut

  19. Gri says:

    Ky ka kontribu ne “fakt”! Pse pak te duket qe ti vjedhesh, ti vrasesh, ti genjesh dhe shesesh shqipyaret dhe Shqiperine dhe ndekohe ne zemer te Europes, ne Holland, me leke te vjedhura, me veprime mashtruesi, te blesh vile dhe shtetesi sigurisht ke “ndihmuar” duke penguar vendin tend te ulet krenar me kushurinjte e tij matural ne kete bote te Madhe. Ptu u shoft fara jote, genjeshtar dhe djale i keq i ketij vendi.

  20. Timi says:

    Hahaha! Ky copa e hajdutit dhe kriminelit kujton se po flet oara Grides qe e qin pas mbledgjes dhe Saluanjit…..ik mor shkerdhate se populli i ka te freskta perpjekjet tuaja qe habiten gjithe Europen per te pengur hyrjen e Shqiperise ne BE. Jeni maskarenj dhe te pafytyre…BE eshte fundi i bandes tuaj…kur te jesh ne burg do te kontribosh me shume per Shqiperine. Ptuuuuu qelbesire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje