Ka disa orë që Komisioni Europian zyrtarizoi vendimin e rekomandimit pa kushte për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Gjatë gjithë viteve, muajve, javëve, ditëve dhe orëve të fundit, liderët kryesorë të opozitës kanë deklaruar publikisht që janë “PRO” integrimit, pro hapjes së negociatave dhe madje si asnjë opozitë tjetër “po lobonte?!) për të arritur deri këtu.
Kanë kaluar disa orë dhe as Kryetari i PD Lulzim Basha, as kryeministri Sali Berisha dhe as Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk kanë dalë me një qëndrim, nëse gëzohen apo jo për këtë moment historik për të cilin shqiptarët kanë 30 vjet që presin? Jo. Asgjë. Asnjë fjalë, asnjë status në facebookët e tyre zyrtarë, asnjë pohim rreth këtij momenti.
Çfarë tha Lulzim Basha në mëngjes?
Po të lexosh statusin e fundit që Lulzim Basha ka bërë gjatë ditës së sotme, do të gjeni këtë tekst:
“Në seancën dëgjimore të komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman. Shqetësimet kryesore të grupit CDU-CSU kanë të bëjnë me luftën kundër drogës, me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi.
Detyrë e vështirë të bindim këtë komision për hapjen e negociatave, proçes i cili do të jetë një mjet shtesë dhe presioni për të rritur luftën kundër krimit, drogës, korrupsioni dhe për të mundësuar zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, të pakapur politikisht.”
Dikush duhet ti thotë Bashës që ia doli
Po të lexosh tekstin e Bashës, ai thotë se do jetë shumë e vështirë që të bindin komisionin e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.
Ndoshta ai nuk e di akoma. Por dikush duhet ti thotë se PO.
Ai ia arriti që t’ja mbushi mendjen gjermanëve dhe gjithë të tjerëve në BE për çeljen e negociatave. Të lumtë Lulzim. Ia arrite qëllimit (?!)
Dil tani e gëzohu bashkë me shqiptarët. Çfarë ke që nuk të del zëri.
Mos harroni të njoftoni edhe Sali Berishën. Se mos harroni Monikën…/Alpenews.al
E BUKUR KJO.
??????
Ngushellime qoftlarg ! Kur i keni te 40-at ne qershor? Te rroj Europa se ju e late!
Gjynah , lerini te shkretet se edhe ato kafshe te pambrojtura jane , kane shume halle .
Mua me vjen keq per njerezit e mij ne Shqiperi qe jane ne shumice demokrate. Jane njerez qe me te vertete i vret mosqenja e krahut te tyre Politik ne kete zyrtarim kaq domethenes per SHQIPERINE. Por kjo ska rendesi fare sepse Europa do te ndihmoje shqipetaret dhe jo socialistet dhe kjo eshte me rendesishmja e kesaj dite.
Do tju sugjeroja Qeverise Shqipetare qe Eurot e para ( ndihmat e para), qe do i vine Shqiperise shume shpejt ti perdorin per te pastruar qytetet e vendit , sidomos ato bregdetare.
URIME te gjithe Shqipetareve kudo qe jane . Paci shendet dhe vizitojeni vendin tuaj sepse ajo eshte ndihma me e madhe qe do te beni per vendin tuaj dhe timin bashke.
TUNG
Nuk ka kohe Luli as Monika te mendohen per negociatat. Ata po mendojne se si te organizojne protesta qe te shkaterrojne edhe ato qe jane arritur. Besoj se ky eshte prokupimi me i madh i tyre. Kushedi se ku jane futur dhe po konsultohen me Nard Noken apo Vasilin. Sidosmos ky Vasili eshte edhe ideatori kryesore i opozites, i “suksesshem” kur ishte minister shendetesie dhe se fundi doli edhe burre se ja dhuroi partine Monikes. Ec e mos ja fal se………
Ky ditzi u lodh tu prish parat vjedhura ne rrugen e kombit tu ba propogande mos me hy ne BE,
Populli e dinte se psku para nje muaji!
Gjate kedaj pame Lulin, Moilen, saliun por edhe Paloqen e mul plehren spiun te serbeve qe beni sikur sikur s dinin gje! Te poshtrit! ca te besje ” narkoshteto dhe ambasadoret e Usa dhe Ke e kapem me dinjtet stacionim pet ne Europe! Shqopetoa po udheton drejte Europes. Sot Europa i solli kostumin per kete udhetim! Populli mrekulli i Shqiperise ed meritpn. Flm Qeveri shqiptare! Flm D.Lu, Ledi ilire Vlahutin! Falemi derit edhe pitkanebe shqiptar, pavatesht! Ja vlen te festosh, Shqiperia nisi sot realisht udhetim e madh pas se paku 2000 vjetesh. Po shkon te marre pergjegjesit e veta Europeane! Mbare per ty Shqiperi a ime! Mos harro edhe motren heroin: Kosoven! Ndihmoje, anipse bejne ndonjehere gabime!