Prapaskena/ Zbulohet momenti kur SHBA “ia hoqi vizën” Adriatik Llallës. Gënjeshtra që tërboi Washingtonin (VIDEO)

17 Prill 2018, 18:43Politika TEMA

Pavarësisht pëlqimeve apo mospëlqimeve të njërit apo tjetrit zyrtar të lartë apo politikani të lartë shqiptar, qeveritë e vendeve partnere, sidomos ato më të rëndësishmet e perëndimit, janë gjithmonë shumë të kujdesshme kur vjen puna për trajtimin publik të pakënaqësive të tyre. Por, përjashtim pothuajse nga të gjitha rastet e sotme, bën ndoshta ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

SHBA nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë e deri tek Departamenti i Shtetit, e kanë futur atë në krye të listës së zezë të personave të padëshirueshëm për Washingtonin zyrtar.

Ndaj nuk kanë ngurruar që ta demonstrojnë këtë mospëlqim të tyre, fare hapur dhe pa dorashka. Duke publikuar vendimin për refuzimin e vizës në Tiranë bashkë me një grup prokurorësh të tjerë vartës të tij, e deri tek vendimi i sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të ndaluar hyrjen në SHBA të tij dhe familjarëve madhorë.

Ambasadori Donald Lu nuk është rezervuar në media dhe publik për ta denocnuar punën e Adriatik Llallës.

Por ka një datë kur e gjitha kjo ka filluar dhe një shkak përfundimtar se përse ndaj ish Kryeprokurorit u hoq çdo lloj takti dhe “diplomacie” në trajtimin e tij publik nga amerikanët.

1 prill 2016, intervista “e tmerrshme” e VOA

Arben Xhixho është drejtuesi i lajmeve të seksionit shqip të Zërit të Amerikës dhe atij i është dashur ndoshta të bëjë intervistën më të troçtë të jetës së tij me Adriatik Llallën në studiot e Washingtonit. Pasi e prezantoi të ftuarin dhe tha se do flisnin për “reformën në drejtësi”, sqaroi se duhej të devijonte pak për ti bë disa pyetje të tjera.

Gënjeshtra se ishte ftuar nga FBI dhe DEA

Pyetja e parë kishte të bënte me qëllimin e qëndrimit të Llallës në Washington. Mediat në Tiranë duke cituar burime të Prokurorisë kanë thënë se jeni ftuar zyrtarisht dhe se veç të tjerash do zhvilloni takime me FBI dhe DEA.

Kjo me sa duke ti ka tërbuar amerikanët, pasi institucione të tilla si FBI dhe DEA janë detyruar si rrallëherë në praktikën e tyre të bëjnë përgënjeshtrim zyrtar.

Por të dyja këto institucione e kanë përgënjeshtruar lajmin,- tha gazetari i Zërit të Amerikës. Përgjigja e Llallës duke belbëzuar ishte se në fakt Prokuroria nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim në internet për këtë në faqen e saj zyrtare. Eshte spekullim i mediave,- tha ai.

VOA: Vizita është private dhe me pagesë, jo zyrtare

Pyetja tjetër e sikletshme kishte të bënte se si kishte ardhur ai në takimin vjetor të shoqatës Amerikane për Ligjin Ndërkombëtar, sepse megjithëse prestigjoze, si biletat e udhëtimit, qëndrimi dhe pjesëmarrja ështe me pagesë privatisht nga të ardhurit. Llalla u detyrua pas kësaj të pranonte se kishte shkuar privatisht dhe me pagesë nga xhepi i tij dhe për të narë pjesë në takim, vetëm bileta e aktivitetit ishte 500 dollarë.

Pse iu refuzua viza Kryeprokurorit të Durrësit

Një nga ata që duhej të ishte atë kohë me Llallën në Washington, ishte edhe Kryeprokurori i Durrësit. Por, siç ishte marë vesht edhe publikisht, atij i ishte refuzuar viza e udhëtimit. Llalla e pranoi këtë fakt në studio gjatë intervistës dhe sqaroi se herën e parë i kishin thënë se shkaku kishin qenë mungesat në dokumentacion, por më pas, shkaku zyrtar ishte se “SHBA nuk ka garanci se Kryeprokurori i Durrësit mund të rikthehet sërisht në Shqipëri kur të jetë atje”. Llalla pranoi se nuk kishte patur informacion më parë për rastin dhe se do ta verifikonte kur të rikthehej në Tiranë.

Emërimi i nipit të pjestarit të Bandës së Lushnjes

Një nga pyetjet më të sikletshme me siguri ka qenë ajo e bërë për emërimin e prokurorit Arenc Çela në krye të Njësisë Antikorrupsion në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gazetari i bëri pyetjen se si mund të emërohej në një post kaq kyç e specifik një person që nuk kishte patur eksperienca të tilla më parë dhe i përfolur se një i afërm i tij i familjes kishte qenë pjesë e bandave (të Lushnjes). Llalla tha se prokurori kishte përvojë pasi kishte qenë drejtues në Berat dhe Lushnje dhe se jetonim në një vend demokratik ku nuk shihen biografitë dhe se përgjegjësia e gjithkujt është individuale.

 Për më tepër, mund ta ndiqni të plotë intervistën në video:

5 komente në “Prapaskena/ Zbulohet momenti kur SHBA “ia hoqi vizën” Adriatik Llallës. Gënjeshtra që tërboi Washingtonin (VIDEO)”

  1. Gardiani says:

    KY E KA VENDIN NE QELI DHE JEPINI TE HAJ HARAPASH SE VETEM AI E NGOP. TURP DHE FAE E NXIRE.

  2. Lloji says:

    Derri shqipetar mendon se po ben pazare “bathoresh” me Ameriken duke ngrene paç planxi dhe rtu te skuqura me rraki “bmv” derri ligjzbatuesit!!!

  3. S.Krasniqi says:

    My me siguri do arratiset në Rusi.

  4. Dak ruleta says:

    Verifikoni pak ate shokun e ketij, ate kumarxhiun me lokal ke blloku ambasadave, ka blere prona ne Haidelberg , germany shume prona

  5. era dhalle e thartuar says:

    Problem qe e lane shume shqiptare. Ketu njerezit flasin qyl dhe nuk e pesojne se jane mesuar qe edhe pergjigja qe jepet te jete po “qyl”. Domethene, “ishte gol, jo s’ishte, kush ta tha? ma tha cuni i dajes se puno ne call center”, edhe pirdh njeri, pirdh tjetri, mesohemi me ere pordhe gjithe diten. Gabimi i Dhalles eshte qe nuk do te kuptoje se nder gjerat qe nuk te toleron bota jane e folura qyl, era e pordhes me hudhra dhe e ndenjura ne kafe per te folur qyl dhe per te bere pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje