Rekomandimi/ Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, takim me Xhaçkën: E sotmja, një ditë për t’u festuar

17 Prill 2018, 18:13Politika TEMA

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka uruar Shqipërinë pas vendimit të sotem të Komisionit Europian, i cili i dha vendin tonë rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave me BE.

Pak minuta deklaratës zyrtares së KE-së, Federica Mogherini, ndihmëssekretari Mitchell ka pritur në një takim në Washington, ministren shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Urimet më të mira! E sotmja një ditë për t’u festuar”, u shpreh ai, teksa vlerësoi edhe kontributin e Shqipërisë në NATO.

“Shqipëria është një partner i besueshëm i SHBA, garant i sigurisë në rajon”, shtoi Mitchell.

Ndërsa ministrja Xhaçka nga ana e saj tha se: “Deri në vitin 2024, 2% e GDP do t’i dedikohet mbrojtjes”.

1 komente në “Rekomandimi/ Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, takim me Xhaçkën: E sotmja, një ditë për t’u festuar”

  1. Kujtimi says:

    Po duhet festuar
    MITING I MATH NE SHESHI SKENDERBE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje