Hapja e negociatave për Shqipërinë është përshëndetur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Përmes një postimi në twitter, Veliaj e cilëson një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa uron kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për ndërmarrjen e reformave dhe të punës së vazhdueshme.
Kryebashkiaku Veliaj thekson se tashmë është koha që të gjithë të përveshin mëngët dhe të përqëndrohen te ato që bashkojnë, sikurse është destinacioni europian.
“Kjo është një DITË E MADHE për SHQIPËRINË! Urime kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për drejtimin e vendit në drejtimin e duhur përmes reformës dhe punës së vazhdueshme! Tani është koha që ne të gjithë të përveshim mëngët dhe të mos përqëndrohemi në atë që na ndan, por në atë që na bashkon – një destinacion evropian”, shkruan Veliaj.
nuk jane hapur negociatat o tutkall gazetar, por Komisioni Europian ka nxjerre raportin per Shqiperine ku i ka rekomanduar Keshillit te Be qe, ne qershor te marre vendim per hapjen e negociatave me Shqiperine. E nese edhe lali eri e paska kuptu si ju, atehere qenka me tutkall se ju!
DUHET FEST E MADHE NE TIRAN
DUHET FEST E MADHE NE TIRAN
Roft SHQIPERIA
POSHT BANDITET