Hapja e negociatave, Bushati: Ditë e madhe për Shqipërinë, reformat e thella po japin fryte

17 Prill 2018, 16:34Politika TEMA

Ministri për Evropën dhe Punët  e Jashtme, Ditmir Dushati ka reaguar pas vendimit që mori Komisioni Europian për rekomandimin e hapjeve të negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në twitter Bushati thotë se hapja e negociatave është mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte.

“Ditë e madhe për Shqipërinë.

BE rekomandon qartë dhe fort hapjen e negociatave.

Mesazh i qartë se reformat e thella dhe të pareshtura që kemi ndërmarrë për shtetformim, më në fund po japin fryte, dhe se rajoni është pjesë organike e Evropës.

Kjo është një ditë për të përveshur mëngët dhe vijuar me punën e madhe”- shkruan Bushati. (TemA)

3 komente në “Hapja e negociatave, Bushati: Ditë e madhe për Shqipërinë, reformat e thella po japin fryte”

  1. ish diplomat says:

    Patjeter dite e shenuar.
    Shqiperia tashme eshte ne rruge te mbare.
    Mirenjohje Rames dhe ekipit te tij. Kane merita te padiskutueshme per keto arritje.
    Rama dhe ekipi i tij kane patjeter merita, sic ka merita Basha ne perpjekjet per ta frenuar deri ne minuten e fundit. Konflikti i ashper i njerit nga perfaqesuesit e CDU diten e djeshme me Bashen, eshte teper deshperues. Nder te tjera perfaqesuesi i CDU i eshte hakerryer Bashes gjate nje debati ne koridor duke i thene se “eshte i vetmi rast ne Bote qe nje perfaqesues i nje partie politike vjen per te lobuar dhe penguar ecjen e vendit te vet perpara” dhe ne fund te debatit (aty ne koridor) i eshte hakerryer Bashes duke i thene “Shko ne vendin tend dhe dil para qytetareve e thuaja keto qe po te them ty…e pabesueshme…prandaj ne kemi marre persiper te perkrahim Shqiperine…”. Prezent ka qene dhe nje gazetare, krah i Bashes.
    Kete informacion e ka transmetuar i indinjar nje ish diplomat gjerman i cili e ka djalin e vet ate qe i eshte hakerryer Bashes ne kete menyre.

  2. shabani says:

    Reformat tani fillojne reforma ne katharsin e drejtesise politikes dhe administrata kjo e sotmja i dhe nje grusht te forte monopoleve tani e tutje nuk secili mund te sjelle mallra nga .BE pa dogane

  3. LORA says:

    Mirenjohje Ditmir djali.Per mua, je shefi patriot,adapt per punet e jashtme te Atdheut tone.
    URIME.
    Tash shqiptaret presin suksesim ne procesin e negociatave me Greqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje