Nga Majlinda Bregu
Më në Fund!

??
Propozimi për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Europë është lajmi me i mirë për shqiptarët këto kohë, është drita jeshile në fund të tunelit të gjatë e të errët të ndarjes tonë shekullore nga Europa!
Çka u propozua sot në Strasburg, është cfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Europë!
Rikthimi i plotë i Shqipërisë në Europë është e vetmja urë, e vetmja shpresë, e vetmja degë e një pemë të gjatë përpjekjesh që s’u këput kurrë, pavarësisht tronditjeve dhe krisjeve të shqiptarisë sonë.
Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re në të cilën koha, (sidomos deri në qershor),nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt.
Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave.
Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë europianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranoiat me armiq të brendshëm e të përbotshëm. Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik, dhe i qëndrueshëm që të mundësojë sukseshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit.
Europa ju shkon shqiptarëve!
Megjithë hambarin tonë plot me shqiptarë të mirë, por edhe delirantë, Haxhi Qamilë, pro injorantë,vullnetshkatërrues,revanshistë,megjithë zymtinë e realitetit, Europa prodhon hapje jo mbyllje, liri jo robëri, drejtësi jo padrejtësi.
Urime cdo shqiptari me bindje e identitet të patronditur europian!
Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë në ditë të mira e të vështira!
Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian!
Kushedi cdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!
Demokrate e vërtetë. Me vizion të qartë.
O tema pse mutin thoni qe jane hapur negociatat. Pse i genjeni fshataret e shkrete!
Nuk jane hapur nogociatat o popull!
Basha Berisha Like FLOLIRI dhe Mona kan qen kundra
Tashi e shikon qe si poyet njeri dhe dslin si Flamurtare
Basha Adoleshent I papjekur
Populli e si do denohen ne vot
PLERA
Basha Berisha Like FLOLIRI dhe Mona kan qen kundra
Tashi e shikon qe si poyet njeri dhe dslin si Flamurtare
Basha Adoleshent I papjekur
Populli e si do denohen ne vot
PLERA
Basha Berisha Like FLOLIRI Mona PALOQE ETJ DUHEN PERZENE NGA SHQIPERIA
Bravo.Zonje e zgjuare.
Nje nje grua e zgjuar ,por me vjen keq qe u rradhite me kriminelin Berishe e hajnin e budallain Bashe ,si dhe me shume idiote si Paloka ,Noka ,e tj e tje
Kjo tregon qe spaska qen dhe aq e zgjuar…sic po na e ben ti o Taras Bulba…
POR..thjesht nje qe i ra lapsi e na e beri IDHULLI vet salberisha…ministre.
Tani esht me shum vones ..per ato cka thot..ne lidhje me lulken.
Ata qe kane mbetur ne PD jane Enveriste me ne krye shokun Sali krimineli…..
Zonja Bregu do te ishte shume e besueshme po qe se do shkeputej nga admirimi qe ka per kriminelin Sali Berisha. Per sa kohe nuk e ben, tregon se eshte kunder Bashes ne nje lufte per karrike. Basha u vu si kryetar i PD-se nga Berisha. Cdo person tjeter qe eshte sot ne krye te PD-se eshte sherbetor i Berishes. Eshte Berisha epiqendra e infeksionit ne ate parti. Pa u demaskuar dhe larguar Berisha nga PD-ja, kjo parti eshte e destinuar te shkkoje aty ku e ka vendin, ne koshin e plehrave.
Sikur PD te identifikohej me z.Bregu, sa krenare do na bente opozita, sa shpejt do nderrohej pushteti…