Ambasadoria e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin ka përcjellë lajme të mira për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE.
Në konferencën para publikimit të raportit ajo ka deklaruar e bindur se Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot.
“Për ne është me rëndësi njohja e një progresi konstant.
Ky është një proces historik ndryshimi dhe modernizimi dhe kërkon mjaft përkushtim, investim dhe durim.
Jam e lumtur që Shqipëria mund të ketë arsye të mira për të qenë e gëzuar, shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet.
Në vijim do të hyjmë edhe në hollësi në elementët e raportit për Shqipërinë.
Unë nuk do të zhvilloj konferencë shtypi, pasi Mogerini për pak orë mbërrin në Shqipëri dhe do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë në konferencën për shtyp nesër në orën 11:00″– tha Romana Vlahutin. (TemA)
Nje lajm shume i bukur per gjithe shqiptaret! Nje hap drejt rikthimit ne familjen qe i perkasim, Europes!
Po shume te gezuar jemi.Jemi krenare per popullin shqiptar qe i ka takuar europes gjithmone.Faleminderit!
Urime per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne dhe falenderimet per qeverine dhe kryeministrin e vendit Z. Rama. Shqiptaret nuk do te konsiderohen me te klasit te dyte por do te jene te barabarte me qytetaret e tjere europiane. Lajmi me te gezuar se ky nuk besoj te kete per ne.
me ne fund djali plang prishes pas shekujsh allakatjesh dhe peripecish te pa numurta e gjeti me ne fund shtepine e vertet te tij!..Urime shqiperi !.,