Tom Doshi “non grata” në SHBA, lajmi në mediat prestigjoze amerikane

17 Prill 2018, 11:40Politika TEMA
Tom Doshi “non grata” në SHBA, lajmi në mediat prestigjoze

Pas Adriatik Llallës, Departamenti i Shtetit i ndalua hyrjen në SHBA edhe deputetit Tom Doshi.

Ky ishte rasti i dytë që vjen një “shuplakë” e ashpër ndaj Shqipërisë.

Vendimi i DASH bëri jehonë edhe në mediat amerikane si Associated Press apo Washington Post.

Gazeta ‘Washington Post’ shkruan se Departamenti i Shtetit ka ndaluar hyrjen në SHBA të një ligjvënësi shqiptar, i dyshuar për korrupsion domethënës.

“Departamenti i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA një deputeti shqiptar për shkak të përfshirjes së supozuar në korrupsion madhor.

Në një deklaratë të botuar të hënën, Departamenti i Shtetit tha se Tom Doshi, një ligjvënës me Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë, i është e ndaluar të hyjë në Shtetet e Bashkuara së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Doshi u tha mediave shqiptare se ai nuk ka bërë asgjë të paligjshme për ta merituar këtë. Ai shtoi se bashkëshortja dhe fëmijët e tij janë shtetas australianë.

“Ne jemi një vend demokratik dhe duam të sqarohemi. Para se të hyja në politikë, unë isha një biznesmen”, tha Doshi.

Ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familja e tij u ndaluan të hyjnë në SHBA gjatë muajit shkurt.

Shqipëria po punon për të përmirësuar sistemin e saj gjyqësor dhe për të çrrënjosur korrupsionin si pjesë e përpjekjes së saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Ekspertët amerikanë dhe europianë po këshillojnë vendin sa i përket reformave”, përfundon artikulli i Washington Post.

5 komente në “Tom Doshi “non grata” në SHBA, lajmi në mediat prestigjoze amerikane”

  1. h says:

    Ky provinciali mendon se po flet me fashataret e varfër që e rrethojnë
    dhe me servilizëm i japin të drejtë për çdo gjë nga halli dhe buka e fëmijëve.

  2. T.T says:

    Po pastaj qe je qytetar Australian,Hey ugly,My president Mr Trump,ta heq edhe shtetsin Austaliane,Ike per lesh do te zene haket e popullit ty dhe familjen tende.

  3. ziniu says:

    Llazar Semini eshte nje pene me fame nderkombetre ? loti vu. Toma ze faqet e gazetave, po per ju qe s’flet kush o trapa! Po Tahirit i lejohet hyrja mo???

  4. Ylberi says:

    Merren me Doshin po me Zenin, Kuliçajn, Tahirin, Imamin, Metën e Saliun nuk merren amerikanet???

  5. Düsseldorf says:

    Zoti Doshi ne komisionin e ligjeve. Ju lumte njeri te afte ka zgjedhur Rama.

    Ku perfunduam ……

    Tomi ben ligjin me te vertete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje