Johannes Hahn ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE.
Eurokomisioneri për zgjerimin tha se ky vendim është marrë në bazë të një analize faktike ku “Tirana Zyrtare” ka pasur rezultate pozitive.
“Është një ditë e mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Politika e zgjerimit, edhe pse rigoroze, funksionon.
Është një politikë që ka për synim të eksportojë stabilitet, dhe mos importojë destabilitet. Raportet janë një kontroll i vendeve për 1 vit e gjysëm.
Raporti tjetër do të jetë në pranverën e vitit 2019. Kemi parë rezultate të prekshme në vetting, reformën në drejtësi.
Ne e dimë që është fillimi i këtij procesi por është premtues rekomandimi. Ky vendim është marrë në bazë të analizës tonë faktike.
Të dy vendet kanë bërë shumë përgjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ne ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Nuk është ende punë e mbaruar,” tha Hahn.(TemA)