Ftillohu o shqiptar i gjorë

18 Prill 2018, 20:06Blog TEMA

Nga Prof. Dr. Arben Manasterliu

Ti o shqiptar me zemrën plot dashuri për partinë tënde, e me admirim për kryetarin e partisë që pëlqen, e që jargëzon kur sheh Kryeministrin, Presidentin, Ministrat, Deputetët, Kryetearin e Bashkisë, etj, e që diskuton me aq zjarr për politikë në çdo tavolinë ku pi e rradhë që pret, a e di që vetëm ti je i varfëri e mjerani në këtë histori.

Vetëm ti je pabuksi, morri, miza, koqja, votuesi, etj, sepse asnjëri prej tyre nuk vuan për bukën e gojës. Shtëpia jote vlen më pak se brekushet dhe atletet e Ramës; lagja jote vlen më pak se pallati i vjehrrit të Bashës; qyteti yt as që i afrohet sarajeve të Metës e Monës; fëmijët e tu nuk jetojnë si ata të Saliut; e për çdo dorë që le Nano në kazinotë e Vienës do mund të jetonin tre breza nga familja jote.

Ti je matufi, o shqiptar. Ti je matufi varfanjak që vuan për tu ushqyer. Edhe qentë hanë tre vakte në ditë. Kështu je edhe ti o shqiptar.

Një qen ballkanas që nuk ke lehur asnjëherë, as kur të kanë rrahur e as kur të kanë shkelmuar, ndaj edhe padronët e tu, Rama, Basha, Mona, Meta, Berisha, e plot të tjerë, vazhdojnë të të mbajnë nën zinxhir.

Ftillohu o shqiptar sepse vetëm ti ëndërron për bukë. Vetëm ti ëndërron të të mos heqin nga puna. Vetëm ti prostituoesh për të ushquer fëmijët.

Ata, idhujt e tu, kanë siguruar realizimin e ëndrrave të brezit të tyre të shtatë, të cilët, edhe ata kështu si këta stërgjyshërit e tyre do vazhdojnë të drejtojnë Shqipërinë, e do vazhdojnë traditën e të futurit ndaj stërnipit tënd sikurse pot a fusin ty tani.

Ftillohu o shqiptar se varfëria të ka bërë frikacak, dhe sperma jote po frikacakë do mbartë. Linja jote e gjakut do vazhdojë të jetë skllave e feudalëve të sotëm të cilët ti i do aq shumë.

Ta mbushi peizazhin Rama me hashash, e ti me ngazëllim u zgjove atë të dielë për ta votuar. Po të rriten taksat e ti përsëri ngërdheshesh.

Kur e ve kokën në jastëk në darkë lutesh nën zë që e nësërmja të të gjejë në punë e jo i pushuar. Kur të sëmuret fëmija shkon e i merr para borxh vëllait e motrës.

Kur ke ditën e rrogës mban dy orë rradhë tek bankomati sepse e ke pritur aq shumë atë të shkretë rrogë. Dhe ti ende nuk leh. E na del që Rama paska patur të drejtë.

Ti, ashtu siç puna e atij “mikut”, nuk çohesh dot. Ai ta tha. Ti qeshe, por pa lehur.

Ti o shqiptar vazhdon të helmohesh nga hormonet në mishin, zarzavatet e frutat që ha. Ilaçet e skaduara po të vdesin me ngadalë në vend që të të shërojnë.

Edhe bukën e ha me bojë e vetëm fry barkun me grurin serb pa shije e pa veti ushqimore.

Nafta e mbushur me ujë të prish makinën, por ti e ul kokën në bindje sepse je si ai qeni që as leh e as të han.

Fëmijët po jua edukojnë matufet e PS, PD, e LSI që ose i ka futur partia ose e kanë blerë vendin e punës. Ftillohu shqiptar. Boll u bëre trim nëpër kafene.

Edhe nëse qeveria vendos ligjin e jus primae noctis, (e drejta e natës së parë të martesës) sikurse bëhej në Mesjetë, kur çdo nuse do shkonte tek feudali në fillim në natën e parë të martesës, ti përsëri do e pranosh e nuk do lehësh.

Sepse nuk e ke zakon të lehësh e kafshosh. Më bind o shqiptar që e kam gabim. Ëndërroj edhe unë ta kem gabim.

Më mbush edhe mua me shpresë që ti di të lehësh e kafshosh këmbën që të është vënë në fyt, që edhe ti do ftillohesh një ditë ashtu sikurse çdo njeri tjetër i botës, përveç teje.

Dhe mos mbaj shpresë tek PD-ja, PS-ja dhe LSI-a sepse streha e shqiptarit është vetëm Shqipëria.

20 komente në “Ftillohu o shqiptar i gjorë”

  1. tfgs1 says:

    bukur,vec me nje ndryshim,jo shqiptar por………..sunit!
    kjo pasi keta njethundrak nga vet natyra e arabit,thjesht marrjes fryme ju duket sikur jetojne ,dhe kjo me nje tas groshe,nje kafe turke e sumen perpjete ne xhami…………!!!

  2. Lymi says:

    Po pse xhanem duhet te vesh tituj akademike kur shkruan nje shkrim te tille ne nje gazete, vetem shqiptaret e bejne kete gje, sepse jo vetem jane pabuksa por jane dhe delirante!
    Eshte mbush ky vend me prof Dr dhe….

    1. Epirioti II says:

      Sepse ne gjithe shkrimin e tij prej deliranti dhe perversi qe vetem pjerdh dhe nuk afron asnje zgjidhje, e vetmja gje qe ka vlere eshte nje Prof. Dr. perpara emrit te tij.

      Dhe e di kush eshte vlera? Qe provon edhe nje here se sa pa vlere jane gradat shkencore qe jane ndare ne Shqiperi.

  3. ? says:

    TI O PROFESOR PABUKS, ZORRAXHI ,MORRAXHI , ZHULS,
    KE NDONJË SYGJERIM, APO THJESHT KONSTATIM ???

  4. Doktor leshi says:

    Ti do jesh doktor profesor i Plepave se ndryshe nuk ka shpjegim qe fut ne te njëjtin thes me SHqup-lesheline edhe Psne.
    Si profesor leshi ti nuk je ne gjendje te dallosh shtetin qe po krijon Edi me antishtetin kriminal te Saliut.
    Ti nuk je ne gjendje te dallosh gjumashin dhe hajdutin Basha nga i palodhuri Erion Veliaj.
    Ky popull vuan me shume nga kazani yt qe kur nuk e mbulojne dot mutin Sali perpiqen te fusin edhe njerezit e mire tek kategoria e Saliut.

  5. lavdosh says:

    na vdiqen keta pseudo profesore qe vajtohen dhe ankohen gjithe kohen

  6. Tironsi USA says:

    Ca thu mor jahu,ti i porosit shqiptaret te mos mbajne shprese te askush,o te ikin ,o te vrasin veten,ky eshte udhezimi yt,apo te mbajne shprese te ty qe nuk te njehe askush,o ke lajthitur,o do te na hiqesh i barazlarguar.E vetmja shprese per shqiptaret sot per sot eshte Edi Rama,nuk esht perfekt,ka plot te meta,por qe as mund te krahasohet me krimet e Saliut dhe Lulit,apo vjedhjet e Metes.

  7. Shqiptari nga Kosova says:

    Edhe ti lehe kot o profesor..!

  8. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    TI QENKE UTOPIK O ZOTERI. FALEMINDERIT QE I SHKUND NGA TRUTE ZOMBIT QE JETOJNE NE SHQIPERI.

  9. shushica says:

    Me qe je prof…dot…jepi nje rruge shqiptarit ….i the te kthiellohet …e pastaj .
    Ky eshte kapitalizmi shqiptar prof…nuk mund te ishte ndryshe …eshte i vecante .
    Ashtu si socializmi shqiptar ,ishte i vecante .
    Por rrenja e se keqes eshte vetem tek Berisha prof….Ti do te thuash,ai ishte vetem nje …Jo ,jo ,ishin nje bande ,Berisha ,kryebanditi ,Hajdari zjarrvenesi ,Pashko ,aventurieri ,nen drejtimin direkt apo indirekt te UDB dhe te te djathtes ekstreme antikomuniste me origjine naziste ne perendim ..E thjeshte …prof ,te shkaterrosh eshte me thjesht se te ndertosh .Komunistet ne 44 nuk shkaterruan strukturen ,pra ekonomine por sistemin Shtetezuan pronat dhe vune ekonomine ne levizje ,natyrisht me premtime per shumicen dhe diktature .Te mos hyjme tek gabimet dhe fajet .Berisha dhe banda e tij shkaterruan njekohesisht ,sistemin dhe ekonomine ,te vecante ,vetem ne ne lindje Qarte ,njerezit mbeten rrugeve ,pa ate rrogen e vogel te mbijeteses .Gati nje e treta morri rruget ….Te tjeret ,ne kulmin e mjerimit filluan te punojne kur gjenin nje cope pune ne kushte te kapitalizmit te dy shekujve me pare .Dikush filloi te vidhte ,dikush kontrabande ,dikush hapi firma piramidale per vjedhje masive ,nderkohe qe bazes prodhuese ju hodh bomba atomike .
    Kaq eshte historia prof .Per fat ,emigrantet filluan te dergojne para dhe shpetuam nga vdekja.Por aresimi ,kultura ,shkenca ,morali ,njeriu u kthyen ne vitin zero .Dhe kthimi ne normalitet eshte shume i veshtire .Inteligjenca liberale u shfaros nga jeta ekonomike .Tani kemi inteligjencen e shkollave te blera .
    Sidoqofte ,mbas 24 viteve ,i vetmi qe po perpiqet te ringreje shtetin eshte Rama …Jo se eshte engjell …por gjithesesi eshte i vetmi nga njerezit politike qe ka te pakten sensin e moralit qytetar.Ndryshe ,do te perfundojme te gjithe ne ferr…perfshi edhe ti qe mohon pa pohuar asgje …

  10. Mario says:

    Edhe pse ASHPER … SH. ASHPER, Edhe pse vete autori eshte shqipetar dhe mund te thote se “flas edhe per vehten” .. Edhe pse mund te justifikohemi se “Keto lider kemi aty do rrotullohemi’ prap Une te admiroj per shkrimin… Sinqerisht po na ndodh si GOMARI NE ENDERR . Kete te gjore po e hante ujku duke e shqyer sa andej ketej dhe ai duke dhene shpirt shpresonte se kjo ishte enderr dhe kur te zgjohej do ishte mire…..
    Keshtu po ndodh me kete popull…. me popullin tim e tendin , me popullin tone dhe me Shqiperine tone te shtrenjte… Po kafshohemi, po shqyhemi, po percudnohemi e ne bejme sehir, apo zgerlacemi pa e kuptuar se thika po shkon drejt palces…… dhe enderra nuk eshte enderr por zhgjenderr.. Zoti na ndihmofte te gjitheve.. !

  11. zi says:

    Kapitalizem eshte sistemi qe jemi?apo ngaterohem.
    Shumica e shqiptareve qe te lexojne jane ftilluar brenda apo jashte,
    perjashto ata qe lehin duke ju futur dhe ju ne mesin e tyre,
    zotni pordhe e sore.

  12. Flutura says:

    Doktor profesor leshi. S’merret vesh cfare shkruan dhe ne c’dite? Kontrast me shkrimin e Anri Bales.
    Pse nuk e le pamfletin per dite tjeter apo s’te priste koha? Antishqiptarizem i thekesuar edhe kur tentohet te behet shtet.

  13. Dibrani says:

    I nderuar zotri,..per shkrimin

  14. Haka Tekizoti says:

    Vini re sa lart qēndron ky doktor profesori, gjersa bisedon me “qentë”!!!! I takuaka titulli si doktor profesor idiot. Mendon se duke përdorur një gjuhë alabakësh të nivelit të lartë do t’i nxehi turmat e “qenve” dhe ato do ngrihen për t’i ndrequr njëherë e mirë punët e hallet e tyre. Ky dr. Prf. i shikon turmat nga jashtë, si një soditës shkencor, u gjen epitetet e përshtatshme, të shumta e pikante, nga ato që, sipas tij, nuk durohen e të bëjnë të ngrihesh, të sulesh, të zhdukësh shkaktarë, tē cilët dr. prf. i njeh e i rekomandon me emër e mbiemër, të thyejnë e shqyejnë ç’të mundin… Pra të çartet njerëzimi për t’u përputhur me mendjen e dr. prf. Ky që propozon “zgjimin” e llojit anarkik, por të “sukseshëm”, e meriton t’i shtohet Akademisë së Shkencave, por shpejt, sa ajo nuk është reformuar akoma.

  15. DETARI Atllantides? says:

    Per shume gjera profesori nuk i thote edhe keq,por , shume gjera nuk mund ti ndrushoje asnji kryeminister as per 5 vjete dhe as per 15 vjete !
    Por me e rendesishmja eshte se ndryshimi ne te gjitha qelizat e qeverisjes eshte ,sepse duken sheshit ato qe jane bere vetem ne nji pesevjecar, ne krahasim me 25 vjetet e …rrumpalles !

  16. @autori says:

    Edhe pa i vene ato titujt qe ke radhitur para emrit tend, artikulli i sotem nuk ka te share. I ke thene troc te gjitha.
    Mire qe ka edhe njerez te sinqerte, sepse na mbuluan Peza-t, Islam-et, Bala-t e Ajaz-et, si mizat pas m……
    Me vjen keq qe Tema ka mbledhur kaq shume sahanlepires te cilet paguhen me parate tona.

  17. Zjarri says:

    Prof megjirhese bie dakort me ty prape po them- ju hengesh k…rin shqiptareve

  18. katarakti says:

    Shume e drejte si kritike, por zgjidhje nuk jep. Keshtu ngjan edhe ne boten “e qyteteruar” o Manastirliu. Kasta eshte karrocieri qe drejton karrocen. Eshte ai qe di drejtimin se ku duhet shkuar. Kuajt qe ndrrohen ne çdo stacion, here te bardhe, here te kuq dhe here me lara dine te terheqin vetem karrocen. Populli mund te zgjedhe here blute, here rozet, here te kuqte ne pushtet, por destinacioni mbetet nje. Ate e di tjeterkush. Qe nuk banon ne Tirane. Por disa qindra kilometra me larg. Atehere çfare duhet te bejne shqiptaret e shkrete?! E provuan me Salen dhe u lemerisen. Vune Nanon dhe u çakerdisen.Tani kane zgjedhur Ramen per tu katandisur! Nuk e di çfare duhet te bejne me shume?! Nje revolucion?! Qe te vije perseri ne krye ndonje tiran?! Ti mund te protestosh, te besh sa te duash gam gam ose ham ham, por nuk ke as zgjidhje dhe as zgjedhje tjeter. Do te hash grazhdin qe te kane vene perpara.

  19. Jak Boston says:

    Profesor ia the po kujt ia the?
    Ti flet per ujqerit profesor kurse keta komentuesit mercenare te partive, jane nga ata qente qe iu dhemb barku dhe mundohen te hane bar jeshil per te lehtesuar dhimbjet.
    Keta jane kakat e partive hajdute.
    A nuk po i shikon si te versulen profesor sapo ju permende kryetaret qe i kane ne vend te babes njelloj si Enver Suma qe kishte babe Stalinin kurse baben e tij e shante.
    Keta jane jo vetem brekegrisur por edhe pa tru.
    Nuk ka pare qare ndonje vend nga brekegrisurit qe te shohe Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje