Nga Ilir Yzeiri
Sot, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini deklaroi, se Këshilli vendosi të rekomandojë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pa as më të voglin dyshim është një Ditë e Madhe për Shqipërinë. Për shumë arsye. Por kryearsyeja lidhet me identitetin tonë, me atë se çfarë përfaqësojmë dhe çfarë jemi në të vërtetë.
Fati ynë i keq dhe tragjik u shënua mjaft herët dhe sot përshkrimi i udhës së gjatë prej 500 vjetësh bëhet i lodhshëm dhe të rrëzon në romantizëm e në retorikë. Mirëpo, mua më duket se bash sot është dita që edhe pak retorikë shkon, sepse, sot, zyrtarisht, ne po çelim negociatat që në një të ardhme të afërt të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, të jemi pra me identitet europian.
Dhe këtu, unë, përkundër gjithë cinikëve të radhës, të cilët, me të drejtë ose pa të drejtë, nuk e durojnë retorikën nacionalromantike të shqiptarëve të martirizuar për Europën, po bëj një kalim të shpejtë dhe po mundohem të rifreskoj më së pari kujtesën time, megjithëse e di se koha që jetojmë është e mbushur më së shumti me avuj pesimizmi, dëshpërimi dhe ironie. Shpresa dhe gjendja normale apo ajo e pakëz e ngritur shpirtërore duket si një sëmundje për naivët.
Gjëja e parë që më erdhi sot ndërmend është studiuesja e njohur nga Venediku, Lucia Nadin që me librin e famshëm të saj « Shqiptarët në Venedik » dhe me tjetrin më pas « Statutet e Shkodrës » na riktheu me triumfalizëm në epokën europiane të shqiptarëve, në vitin e largët 1474 kur Shkodra ra dhe Shqipëria që kishte humbur edhe heroin e saj legjendar Gjergjin e Kastriotëve, do të zhytej në errësirën otomane për 500 vjet. Sot shqiptarët kanë vënë në dyshim gjithçka dhe shthurja mendore në disa raste i ka bërë që të shohin me dyshim historinë e tyre. Ka shqiptarë, sidomos në arealet e Kosovës apo të Maqedonisë, që nuk e duan këtë histori dhe identofikohen me turqit apo e shpallin Erdoganin baba.
Neotomanizmi nuk është frazeologji gazetash apo kefehanesh. Neotomanizmi është një projekt që po vepron edhe në Ballkan. Mirëpo instikti nacional shqiptar edhe në këtë shthurje të madhe nacionale e shoqërore nuk e pranon, por e refuzon atë. Reagimi në Kosovë pas ekstradimit të të ashtuquajturëve gylenistë ishte shembullor. Dhe ironia më e madhe ishte se gazetat greke, « Kathemirini », përktësisht, u detyrua të pohonte se Turqia duhet t’i bëjë llogaritë mirë në Ballkan, sepse nacionalizmi shqiptar apo sllogani « Feja e shqiptarit është shqiptaria » është më i fuqishëm se afshet e islamizmit.
Sot është një ditë e madhe sepse ne shqiptarët jo vetëm që kemi qenë të izoluar për gati 50 vjet, por edhe kur përmbysëm diktaturën dhe u hapëm me botën, nisëm të eksportojmë mjerim, varfëri, krim dhe prostitucion. Europa thuajse na kishte harruar dhe për të ne ishim një shtet atipik dhe një vend i askujt. Të gjithë e dimë se kur Perandoria Otomane po shkërmoqej, Kongresi i Berlinit apo Konferenca e Londrës mblidheshin për të përcaktuar fatin e popujve të krishterë që kishin qëndruar nën atë pushtim.
Të gjithë e dimë se si dolën trojet shqiptare pasi u shkërmoq Perandoria Otomane dhe të gjithë e dimë se çfarë makabritetesh vuajti ky vend e ky popull sidomos nga vitet 1912 e deri në vitet 1920 kur Konferenca e Paqes pas denoncimit të presidentit Willson hoqi dorë nga copëtimi i vendit. Se çfarë ndodhi në ato pak vite të qeverisjes së Mbretërisë gjithashtu e dimë mirë dhe sot është rasti të themi se Mbretëria Shqiptare, megjithë defektet që mund të ketë pasur, në një pikë duhet nderuar. Ajo e orientoi vendin drejt Europës. Ndërsa çfarë ndodhi me komunizmin shqiptar këtë e kemi të freskët sot e gjithë ditën. Sot nuk është vendi të bëjmë bilance, vetëm se një gjë duhet ta themi me zë të lartë. Projekti komunist që e shpallte Europën dhe Perëndimin si armiq të shqiptarëve, ishte projekti më tragjik dhe më kriminal që shqiptarët realizuan ndonjëherë.
Sot është një ditë e madhe sepse më në fund ne realizuam një ëndërr që do të na japë identitetin e nëpërkëmbur dhe të përdhosur prej të tjerëve dhe prej vetes. Por vetëm kaq. Që të sillemi si europianë duhet të bëjmë një revolucion të thellë në kokat tona. Në themel të Europës është Karta e Të Drejtave të Njeriut. Në themel të shteteve totalitare është e drejta e atdheut. Për fat të keq të gjithë diktatorët, të gjithë sharlatanët dhe të gjithë autoritarët fshihen pas dashurisë së atdheut. Atdheu nuk është pronë e askujt.
Atdheu është liria e secilit prej nesh dhe barazia para ligjit e secilit prej nesh. Europa na ka hapur dyert që të bëhemi pjesë e saj, por aty nuk mund të hyjmë me Atdheun folklorik, aty duhet të hyjmë si njerëz të barabartë dhe të përunjur. Kalimi nga psikologjia e turmave dhe e klaneve që e shpallin territorin e atdheut si pronë të luftëtarit apo të kriminelit të radhës në psiklogjinë e shqiptarit europian që respekton tjetrin e ndryshëm nga ai dhe ligjin, që është i barabartë para ligjit dhe që ka të drejta të barabarta mbi të mirën publike janë një kusht i vështirë që duhet përmbushur.
Sot është një ditë e madhe se ne kemi rastin që nga një popull informal që drejtohet nga emocionet nacionalromantike të nisim e të bëhemi një popull formal që e ndërton jetën e tij duke respektuar ligjet e shkruara e jo besimet dhe lidhjet e gjakut apo të tarafit e të klaneve. Reforma e thellë që po kryhet në sistemin e drejtësisë është vetëm fillimi i një rruge të gjatë që do të na kthejë nga një popull që mendon me mendjen te kuleta e tjetrit dhe te zhvatja publike në një popull që arsyeton me kode e ligje të miratuara nga të gjithë.
500vjt iken,por sunitet mbeten………………
kshq nuk ka Evrope apo BE qe ti bej njerez keta njethundrake shkretetire,kujtoj se Turkye ka mbi 35vjt qe pret me sumen nga Evropa,por nga 300kushtet ka plotesuar vec 3………….
Te lumte pena i nderuar Nezir. Te lexoj me kenaqesi.
Shkrimet tuaja pa asnje drite- hije interesi Jane autopsia e realitetit shqiptar qe vetem nje intelektual i nivelit te l’arte mund ti shpreh me se miri.Flm.
Yzeiri ka te drejte per shumeçka shkruan. Por une modestisht do te thonja qe afrimi me Europen eshte merite edhe e regjimit komunist. Se na nxorri nga shpellaria 500 vjeçare dhe na arsimoi. Na beri nje shtet modern. DIktature vertet, por shtet. Ketu une jam dakort me Mustafa Nanon qe thoshte qe Enveri e urrente kapitalizmin, por ishte proeuropian. Edhe kultura shqiptare e atyre 45 vjeteve ishte shume proeuropiane. Nuk po zgjatem me fakte dhe argumenta. Siç thote edhe Yzeiri ne Europe hyhet me perulesi, por njekohesisht duke respektuar te Drejtat e Njeriut. Dakort. Por kryesorja per mua eshte ndriçimi dhe kulturimi i njerezve. Ne Europe hyhet ne rradhe te pare me kulture dhe pa e mohuar Atdheun. Europa e Bashkuar eshte mbinacionale, por shtetet jane ADN-ja e saj.
Po katarakti Enveri na coi ne Kinen e Mao Ce Dunit te hame oriz me guricka, nderkohe qe Evropen qe po permend zotrote ke kishim tek dera. Enveri e coi aq perpara kombin saqe njerezit hypnin me litar neper anije dhe lane kokat duke kaluar malet e Greqise. Shikoje fotot e para 90s se ki kishim katandisur, as ne Indi nuk ka te tilla pamje. Sa per kapitalizmin ai njehere e shante nje here e lavderonte. Na ngrinte ne 2 te nates per te blere qumesht ne ke dyqani qe kishte vetem shishe bosh.
?????
Te lumte penda Ilir.Analize dhe perfundim shume te sakte.
Ja vlen ta lexosh
Euforia e tepruar, na ka ngopur deri me sot me lugen bosh, sepse nga e thena ne te bere, na ndan nje det i tere..
E kam fjalen per popullin, jo per hajdutet qe vazhdojne ta rjepin ate. 17 Prill 2018, as ka ndryshuar gje ne jetet tona dhe as ka per te ndryshuar, per sa kohe nuk do te futen ne burg Hajdutet e medhej te pushtetit. Populli duhet te festoje, vetem atehere kur te filloje te ndjeje me fakte dhe para ne dore, ndryshimin e jetes dhe mireqenjes se tij.
Enver Hoxha nuk ka qene kunder Europes!
Pra,merre mbrapsht ate qe ke shkruar…
Po,ishte Enveri edhe kunder Europes…
Kur ata perpiqeshin me propagande dhe me spiune e terroriste ta rrezonin nga froni!
(Dhe qe i hengren mutin)…
Ti Ilir je i lexuar e i shkolluar dhe nuk besoj se nuk i di keto gjera…