Si mund të reflektojë situata e politikës globale në fatin e Shqipërisë?

16 Prill 2018, 17:33Blog TEMA

Shqipëria është sot në luftën që korrupsioni oligarkik kryeministror po bën kundër Reformës amerikano-gjermane për demokracinë liberale në Shqipëri.

Dhe kjo ishte e kuptueshme të ndodhte, por, këta të korruptuar, tani provohet se kërkuan që të mbështeteshin te autoritarizmi i Vladimir Pitunit, i cili me këtë teori, kërkon të minojnë demokracinë liberale në Europë.

Korrupsioni kryeministror shqiptar sot është i rreshtuar në konfliktin global kundër demokracisë liberale.

l.
Libri i thellë i analizës politiko-historike të kohës sonë, shkruar nga Timothy Snyder, me titull “Rruga drejt Palirisë – Rusia, Europa, Amerika”; edhe pse u prit me pak skepticizëm në fillim, tani duket si i vërtetuar nga fakti aktual historik.

Analiza e Snyder-it që autoritarizmi i kthyer në Rusi nga Vladimir Putini mbështetet te idetë fashiste për të përqëndruar pushtetin te oligarkët e pasur, tani quhet e vërtetuar.

Por Putini duhej të gjente aleatë kudo në Europë kundër demokracisë liberale: te nacionalistët, te oligarkët dhe të radikalët, për të mposhtur sistemin demokratik edhe brenda aleancës perëndimore.

Gjithçka duhej ngritur kundër demokracisë liberale e cila mbështetet te ligji, për të sjellë autoritarizmin me idenë se “demokracia liberale ka dështuar”.

Putini, thotë Snyder-i, mbështet të filozofi rus, Ivan Ilyin, një nga intelektualët e famshëm, të cilin bolshevikët e deportuan jashtë Rusisë me anë të një anijeje mbushur me filozofë, në vitin 1922.

Si një adhurues i diasporës ruse, Ilyin, e adhuronte fashizmin italian, dhe hodhi idenë se një monark absolut në Rusi, do të ishte më i dobishëm se ligji dhe konstitucionalizimi.

Në fakt kjo është edhe filozofia e Vladimir Pitunit sot, dhe sipas Snyder-it, pikërisht në lidhje me këtë filozofi, Putini kërkoi dhe po kërkon të mbështesë oligarkët e korrupsionit kudo.

Këtu e gjen veten sot dhe korrupsioni kryeministror shqiptar.

Po cila është gjendja shoqërore sot në Shqipëri, kur korrupsioni qeveritar shqiptar tenton drejt filozofisë së Pitunit?

ll.
Sot sigurisht që në rrafsh global ka një konflikt midis islamit radikal dhe Uashingtonit. Dhe kuptohet që politika ruse, njëlloj si dikur politika sivjetike, kërkon ta shfrytëzojë në favor të saj këtë.

Këtu vjen e futet edhe Shqipëria.

Në Shqipëri popullsia është e përzierë se ka muslimanë dhe të krishterë, me përqindje të përafërta midis tyre.

Por, në tre shekuj, qëkurse ka filluar në Shqipëri ndërrimi i fesë nga të krishterë në muslimsnë, nuk ka pasur kurrë konflikt fetar, ndonëse Beogradi dhe Athina, e, sidomos Beogradi ka dashur ta krijojë këtë konflikt duke financuar islamin radikal.

Por, duke përjashtuar rebelimin islam të Haxhi Qamilit në vitin1914, dhe lëvizjen islame të Esat Toptanit, Beogradi nuk ia ka arritur që të krijojë më një mision radikal në Shqipëri edhe pse në fillim të viteve nëntëdhjetë shpresoi shumë të çifti Beisha-Gazidede dhe te një aradhë islamësh radikalë në SHIK, dhe nëpër xhamitë e financuara nga Beogradi.

Duke u nisur nga ky fakt dhe nga reaksioni antireformë i liderëve të korruptuar shqiptarë, politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme dhe prezente me logjistikë dhe më forcë politike, dhe e ka neutralizuar lëvizjen sporadike të islamit radikal në Shqipëri.

Kjo është arsyeja që korrupsion i lartë politik shqiptar nuk u afrua që të shfrytëzonte ato pak qëndra islamiko-radikale, duke mos përjashtuar këtu aktivitetin Rama me Erdoganin, në lidhje me rikonstruksionin e xhamive të mëdha.

Por kjo është në fakt politikë, e cila, sipas analizës së Snyder-it, qëndron brenda linjës Putin – Erdogan kundër demokracisë liberale në Ballkan.

Ndërsa duhet pranuar se islami shqiptar është shumë i moderuar dhe sot përbën një vlerë të madhe kulturore në rrafsh botëror.

Pikërisht ky fakt, e ka ngritur shumë personalitetin e shoqërisë shqiptare në Perëndim, sepse i ka goditur rëndë shpifjet antishqiptare të Beogradit dhe Athinës.

lll.
Kjo është tabloja që shpjegon efektin e korrupsionit shqiptar drejt Moskës; dhe sigurisht që me këtë arsye politike logjikohet edhe financimi rus kundrejt korrupsionit Berisha – Basha që ka filluar ndërkohë të hetohet në Uashington.

Por, tani që e arsyetuam sipas mendimit historiko-politik konfliktin global midis Rusisë dhe demokracisë liberale, na duhet të pyesim: cilat janë konfliktet që dallojnë sot dhe që spikasin për Shqipërinë në Ballkanin Perëndimor dhe që kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve si etni ballkanike?
Ato janë:

1. Ka një konflikt në Ballkanin Perëndimor midis sllavëve dhe shqiptarëve, sepse në tre shtete sllavë jetojnë rreth 2.5 milionë shqiptarë. Këta aktualisht janë të shkruar si shqiptarë, por, sipas studimit serioz amerikan dhe gjerman, në këto vende jetojnë edhe rreth 2 milionë shqiptarë të tjerë të vetëdeklaruar si sllavë nga represioni njëqindvjeçar, të cilët sot, të inkurajuar nga aleanca shqiptaro – amerikane, kanë filluar të vetëdeklarohen shqiptarë, prandaj shpejt pritet të fillojë procesi i deklarimit në shqiptarë të ortodoksëve shqiptarë nëpër vendet sllavë të Ballkanit Perëndimor.

2. Ka një konflikt greko- shqiptar, sepse politika represive greke ka ushtruar genocid kundër epirotëve shqiptarë të Greqisë: çamëve dhe shqiptarëve të Janinës, Kosturit dhe Follorinës.

Ku ka pasur ndonjëherë epirotë grekë autoktonë!
Të gjithë ata që flasin greqisht në Epir, janë të ardhur nga Anadolli për të mbushur pronat e shqiptarëve etnikë të dëbuar nga Epiri me genocid.

3. Ka një konflikt midis serbëve dhe shqiptarëve në lidhje me shtetin e Kosovës.
Ky është një konflikt inekzistent, sepse shteti i Kosovës është vepër politike dhe moral-historike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

4. Ka një konflikt midis Amerikës dhe Rusisë në lidhje me identitetin shqiptar të shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoni.

Ky është një konflikt në lidhje të drejtpërdrejtë me politikën globale, Prandaj, edhe pse spikat të jetë prezent në shoqërinë shqiptare, ky do ta gjejë zgjidhjen në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane, e cila do të ecë sipas interesit të përbashkët shqiptaro – amerikan.

A do të nisë një konflikt midis Uashingtonit dhe Athinës në lidhje me shqiptarët e Greqisë?
Kjo pritet për t’u parë, por logjika e arsyetimit të mësipërm të shtyn të mendosh se ai konflikt pritet të fillojë. Dhe sigurisht që do të jetë në favor të shqiptarëve.

11 komente në “Si mund të reflektojë situata e politikës globale në fatin e Shqipërisë?”

  1. Aihtimarap says:

    Shkrim birllant. Te pershendes Avokat.

  2. Zorro says:

    Si nuk fole nje here per drejtesine o Taku?
    Apo je trangull nga ajo ane?

  3. beni says:

    Të korruptuar jan shtetet që pranojn kapitalet e transfertat e tyre në vendet e tjera qoftë edhe perendimore pa u tatuar e pa u deklaruar,siç ish rasti i llogarive në Angli e zvicer!
    Nuk është e ndaluar te çosh paratë në një shtet tjetër,por më parë duhet tatuar e mbasandaj esht e ligjshme!
    Të gjith oligarkët luftojnë Putin,ata që kanë e jan transferuar jasht russis?
    Për t’a Putin esht i keq,esht diktatori,inatci,e valla esht multi miliarder valla!!!!!???
    Pra egoizëm për t’i shpëtuar ligjit,hajdutllikut tatimor,asnjë nga t’a nuk mendon që parat e tyre të kontribojnë për popullin russ por për popullin zviceran apo anglez e kudo në botë?
    Pra të arratisur tatimore jo për popullin e tyre russ por për interesa të shteteve të tjera nga djersa e popullit russ!!
    Sa për Greqinë e shqiptarët në kto troje kanë treguar se integrimi esht domosdoshmëri pavarsisht peripecitë që mundet të kalojë çdo individ në ngarkesat kulturore e rrënjët familjare të çdo identiteti kulturor!
    Shtetasit me kombësi të ndryshme kudo në botë duhet t’i përshtaten kulturës e interesit të çdo shteti që ata përfaqsojnë edhe pse mundet të ken kombësi tjetr!
    Në rastin çam ata nuk i jan përgjigjur shtetit në rast luftë mobilizim pa pas parasysh identitetin kulturor,pra kudo ngelesh i persekutuar ashtu edhe rasti kosovarve,shum pak luftuan fashizmin,për shkak të politikës së Hitlerit me Turqinë,ndryshe në shqipri nuk vun re qe te gjith e vetëm atdheu në rrezik,mysliman e ortodoks e katolik pra unitet të përbashkët kur vjen puna e atdheut!
    Mir është të bëhemi një kristiane,atëherë nuk kanë shanca të na thyejnë por pushteti nuk fitohet ndryshe,mashe
    nacionalizmi!!!! Nuk rimm dot na han bythët pa të!

  4. undefined says:

    o antishqiptar
    shqiperia eshte vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan!!!
    o taku na duhet nje lojtar per domino se na vdiq ai bashkemoshatari 78vjecar, si thua?
    ishte edhe tifoz i cmendur i interit

  5. undefined says:

    o antishqiptar
    shqiperia eshte vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan!!!
    o taku na duhet nje lojtar per domino se na vdiq ai bashkemoshatari 78vjecar, si thua?
    ishte edhe tifoz i cmendur i interit

  6. undefined says:

    o antishqiptar
    shqiperia eshte vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan!!!
    o taku na duhet nje lojtar per domino se na vdiq ai bashkemoshatari 78vjecar, si thua? ?
    ishte edhe tifoz i cmendur i interit

  7. undefined says:

    o antishqiptar
    shqiperia eshte vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan!!!
    o taku na duhet nje lojtar per domino se na vdiq ai bashkemoshatari 78vjecar, si thua? ??
    ishte edhe tifoz i cmendur i interit

  8. beni says:

    o antishqiptar
    shqiperia eshte vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan!!!
    o taku na duhet nje lojtar per domino se na vdiq ai bashkemoshatari 78vjecar, si thua? ??
    ishte edhe tifoz i cmendur i interit

  9. vendi im says:

    o antishqiptar
    ne jemi vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan

  10. vendi im says:

    o antishqiptar …..
    ne jemi vend sovran dhe jo ambasadoristan apo spartakngjelistan

  11. Epo kjo pune says:

    Tak i dashur i zuri zekthi ca… te lumte pena, fjala jote ne vesh te … Amerikes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. S
    SilikoDoll

    ラブドール 質の悪いダッチワイフを認識する方法は?SexDolls調査– SexDolls.Comレビュー高齢者のセックスライフのためのヒント新しいイノベーションセックスドールとは何ですか?

    Përgjigjjuni
    1. ダッチワイフ

      sm ドール お客様からのメールディスカッションセックス人形でスクラブできますか?ZL人形調査–ZLDoll.Comはあなたのセックス人形のための胸の選択をレビューします

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje