Luli niset me “thesin me gurë” në Berlin

16 Prill 2018, 19:41Blog TEMA

Nga Anri Bala

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar, për të folur për aksionet opozitariste, kundra qeverisë, ku kryesori ishte lirimi i protestuesve kuksian të Rrugës së Kombit. Kauzë më qesharake dhe mediokre se kjo, nuk di të ketë pasur politika në ndonjë cep të globit.

Jo se mund ti gjykojmë veprimet e hallexhinjëve të asaj proteste, se sa dhe si duhen dënuar, apo për shumë arsye duhen amnistuar, por idiotësia e këtyre palaçove me puro dhe Rolex, qëndron se kanë trokitur në derën e gabuar… për t’i përkrahur.

Ndoshta edhe kanë të drejtë që të gabojnë, sepse siç duket nuk janë përmendur akoma pas nokdaunit të fundit, ku u rrëzuan, jo në tapet, por fluturuan sipër litarëve, e në gjumë mendojnë, se është koha e artë e tyre… kur “udhëheqësi i madh” bënte prokurorin, gjyqtarin, policin dhe  vrasësin!

Sot, ata qytetarë, të fajshëm, të pafajshëm, të lirë apo të shtrënguar, i nxjerrin vetëm organet e drejtësisë, që fatmirësisht po kthehen në jetë, pas “traumës” dhjetra vjeçare. Fatkeqësisht, fantazma “opozita pa opozitë” ka kapur kauzën e gabuar në vendin e gabuar, dhe është bindur edhe vetë, se duhet të varet pas ndonjë “huri” tjetër.

Sot, i erdhi “fati” tek dera dhe e ka kapur, ndaj pa humbur kohë nxitoi të dërgonte në Berlin kryetarin, që qesh edhe kur qan, me thesin e gënjeshtrave, që e mban në shpinë kudo që shkon, të qahet, qyrravitet e përdëllohet, për herë të fundit: “Mos i hapni negociatat Shqipërisë, me qeverinë e drogës, narkotrafikut… piku… iku”, e shpifje të bëra bajat edhe për një politikan të djathtë gjerman, që e ka përkthyer pa e dëgjuar.

Aq shumë ka folur dhe e ka nxirë Shqipërinë, sa faqja e nxirë e vendit prej tij dhe shpurës së tij, politikanëve Europian u duket sot, faqja më e bardhë, vetëm sepse e thotë një faqezi i “damkosur”… si ai.

Partia e tij sot heshti dhe nuk u tha shqiptarëve, se çfarë do bënte Luli në Gjermani, një ditë para vendimit madhor për vendin?! Kush e ka ftuar dhe përse është ftuar?! Heshtje për planin ogurzi, sepse sado faqezezë të jetë “opozita pa opozitë”, askush nuk e merr guximin, që të deklaroi, se ne do flasim deri kur të plasim, që Shqipërisë të mos i hapen negociatat!

Kurse ai, në një video të postuar nga salla me disa deputet u thoshte shqiptarëve, se kishte shkuar atje me thesin me gurë, për qeverinë dhe tufën me lule për Shqipërinë. Si biri më i famshëm i gënjeshtrës, ai del zbuluar me qëllimin e tij, duke u paraqitur si kontribues, pas marrjes së PO-së, sepse askush nuk i ka kërkuar të negocioi, dhe duke sharë qeverinë me miqtë e tij, nuk  ka politikan të japi nota pozitive vendit.

Mjeranët e opozitës së vetmuar, e dinë fare mirë, që hapja e negociatave i zhvesh ata lakuriq edhe nga kostumi imagjinar i protestuesit për asgjë, me miell, vezë dhe klithma, në ndihmë të të varfërve, por me bythën e tyre të  lyer me florinj. Por, shtyrja e negociatave është një arsye e fortë për ato, sado e pakuptimtë, për të krijuar një ide dhe për tu mburrur deri në vështirosje, se qëllimi i pengimit të Shqipërisë, ishte i drejtë.

Ka shumë pak gjasa, që dëshira e tyre marrake të realizohet, për të mos thënë asnjë… por si dhelpra e uritur që shikon ëndrra me sy hapur, duke vrapuar pas allateve të varura të dashit, me shpresën se po i bien, nuk kanë turp, që ta provojnë edhe njëherë… për herë të fundit.

Siç dihet, Komisioni Europian do t’i rekomandoi BE-së hapjen e negociatave, por janë deputetët e parlamentit që do vendosin, e jo të gjithë duan që BE të zgjerohet, aq më tepër në periudhë krizash.

Kështu që votimin mes “Po”-së dhe “Jo”-së, mund t’i ndaj dhe një deputet i vetëm dhe Luli duke pasur mike Dorisin e Pakut, mund të bind me thesin e tij të intrigave dhe gurëve disa deputetë gjerman, që të votojnë kundra, që të vazhdoi të fantazoi, për një kauzë të re edhe për ca ditë, siç bëri në Amerikë me “1 milon dollarët anti-Shqipëri”, deri kur drejtësia ta marrë si të pandehur.

Nuk besojmë se do ndodh, por ai guxon dhe nuk ndalet, për t’i shtuar malit me akuaza kundër tij, edhe një krim të konsumuar botërisht: “Antishqiptarizëm deri në vdekje, nëse shpëton bytha e tij nga antishqiptarizmi!” Nesër do ia dëgjoni zërin dhe këngën: “vajtojcë” nëse Shqipëria fiton dhe “hare” nëse e ardhmja vonon!

5 komente në “Luli niset me “thesin me gurë” në Berlin”

  1. Cuku says:

    Bala I perkryer ,
    Bravo

  2. DETARI Atllantides? says:

    Artikull brilant !??????????????????????????????????????????????????????

  3. Neri says:

    BASHA, U KONFIRMUA SI ANTISHQIPËTAR!
    NË KOSH TË PKERAVE DO TË PËRFUNDOJË ??

  4. Lumi A says:

    E ke qare. Te lumte pena Bala.

  5. Trafikanti nga lazarati says:

    Bravo zoti Bala! Ky pordhac i degjeneruar dhe tollombace e fryre,i cili bashke me te shoqen ka studjuar me parate e Sorosit,duke iu lutur atij me shkrim ,si person qe do kontribuonte per demokracine ne shqiperi dhe qe paturpesisht(sepse turpin e ka ngrene dhe e ha pa te keq me buke ne cdo hap te tij) sot e sulmon sorosin dhe te tjere politikane shqiptare i akuzon si sorosjane,pavaresisht se e di qe ata s’kane perfituar nga ai dhe s’kane asnje lidhje me te,por e ben kete sepse sot eshte kthyer ne mode lufta kunder sorosit dhe ky ka rrembyer flamurin si bukeshkelur qe eshte ,kunder tij.Dhe e ben kete me zell,pavaresisht se Sorosi dhe parate e tij kane dhene kontribut te cmuar dhe pozitiv per forcimin dhe konsolidimin e demokracise ne shqiperi e kudo ne europe.Por,meqenese kunder Sorosit eshte shprehur zoti Tramp,i cili ka politike te kundert nga ajo e sorosit dhe i perket nje shkolle tjeter nga ajo e Sorosit, Lylushka qe u pasurua e u shkollua nga Sorosi e ben si ai qe thote “hodha lumin te befsha kalin”.Dhe ashtu si dhe per te tjera gjera,njeriu, qe sic me te drejte thoni edhe ju, qesh edhe ne vaki si puna e ushtarit te mir Shvejk dhe qe e ka lyer mire bythen me flori,duke vjedhur parate e shqiptareve,ka marre edhe nje here si njehere thesin e genjeshtrave,si puna e Nastradinit,me vete dhe ka marre rrugen drejt Brukselit e Berlinit “per te ndihmuar per hapjen e bisedimeve midis Brukselit dhe Narkoshtetit”!!!Dhe kujton ai se do e besoje njeri! Dhe e ben kete pasi e ka djegur parlamentin kaq here kunder reformes ne drejtesi,duke e kthyer se fundi edhe ne ring,duke hedhur miell,veze,ekrane televizive(ore Anri,ai Palokari duhet te veje per ngritje peshe,kurse Munika ,te veje ne hedhje shtize,se ka shenja pozitive se i pelqen sporti,pavaresisht se nga poshte humbet…).Harron vulehumburi hajdut e klriminel se narkoshtetin e instaluan Berisha me grupin tropojan me pardesyte e bardha,se republiken e lazaratistanit e themeloi Berisha me minister te brendshem Lhyl byth.irin,Noke UDB-istin e Strazo tragacin,idiotin me pistolete ne bythe dhe me Halimin minister drejtesie,harron se ne kohen e tyre lulezoi tregetia me makinat e ushtrise e te ministrise se brendeshme,me urdher te tyre te pakontrolluara nga njeri dhe se Rama e gjeti kete situate,e cila vazhdonte per inerci dhe vazhdon akoma ne njefare menyre edhe sot.Te gjithe e dime se lazaratasit,pasi u mbyll biznesi atje,u shndrruan ne instruktore te mblelljes dhe perhapjes se droges ne te gjithe shqiperine dhe kjo me bekimin e PD-se e te LSI-se…Gjithashtu ky ekzemplar i rralle persa i perket “zgjuarsise” harron se “republika e tyre e Lazaratistanit” ku partia e tyre destruktive dhe me kupole kriminale merrte ne votime 100% te votave dhe Dashua i famshem demonstronte ne kohen e cadres bashke me PD-ne kunder qeverrise se Rames,u crrenjos nga ai te cilin Lylzimja e Munika me nje cizme e kane bere si koken e krimit dhe fjala eshte per Saimir Tahirin,si minister i brendshem.Dhe kjo eshte ajo qe u djeg me shume atyre.Sajmir Tahiri mallkohet nga Berisha dhe klani i tij,sepse ai urdherioi te hyhej ne Lazarat dhe u mbylli biznesin e droges atje.Te tjerat jane justifikime,megjithate fjalen tani e ka drejtesia e re dhe jo ajo e ushtarit te berishes,llalle degjenerimit.Per cfare narkoshteti guxon e flet ky kriminel debil,per narkoshtetin qe instaloi ky se bashku me Berishen dhe te cilin e shfrytezoi per vite me radhe dhe partia e Like floririut? Me ke guxon te tallet ky idiot i lindur se bashku me ate tregetaren e cocaines,Monen me nje cizme,shoferin e se ciles e kapen ne kufi me kokaine dhe u denua ,me nderhyrjen e saj,sa per sy e faqe?.Keta jane zjarrvenes te shqiperise dhe sado qer te perbetohen per demokraci e lufte kunder krimit etj etj ne ua kemi pire lengun.Keta,ky e Monika dhe shebeket e tyre,me udhezimet e padrinos se tyre,Berishovic,sa here dalin jashte,por dhe brenda vendit me ato qe bejne,marrin me vehte thesin e genjeshtrave,shpifjeve dhe komploteve kunder shqiperise dhe popullit shqiptar.Ata kane bere praktike e ideologji te tyre parimin jezuit “shpif,shpif,se dicka do mbetet”.Kjo eshte e provuar dhe populli e di kete!Dhe kur te vije koha,organet e drejtesise por dhe populli nepermjet votes ,do ua japi reston.Te mos kene merak!Fare me te keqe se Berisha,Monika,Luli,Iliri,Paloka,Strazo qerozi,Noka i UDB-se e ndonje shebek tjeter niuk besoj se do te kete.Edhe ish deputetja e PD-se,Tabaku,cuditej me kete qe po bejne te ashtuquajturit drejtues te PD-se,kur shprehej dje se keto veprime “udhehiqen nga nje dore e zeze”.Dhe kuptohet se dora e zeze eshte e agjentit te serbise Berishovic,Nokes e te tjereve kulishe te serbeve dhe se fundi edhe te ruseve.Apo jo tavarish Lyl?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje