Negociatat, Rama në konferencë me Mogherinin: Sot nis kapitull i ri historik, ja mesazhi për penguesit e integrimit brenda dhe jashtë vendit

18 Prill 2018, 11:25Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian Frederica Mogherini.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së dhe Rama kanë përcjellë detajet e raportit që rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Falënderimi për zonjën e diplomacisë së Evropës së bashkuar është posacërisht i vecantë, se arritja e rezultatit të shumëpritur të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë është e lidhur direkt edhe me punën e palodhur të Mogherinit dhe me mbështetjen e saj të paepur për rajonin dhe Shqipërinë po ashtu.

Rajoni dhe Shqipëria kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara, por ne të gjithë kemi nevojë të posaçme për miq të mirë dhe të vërtetë në Evropë, që njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë dhe rëndësinë tonë për projektin e papërfunduar të Evropës së Bashkuar.

Është Fakt i njohur botërisht për forcat skeptike ndaj zgjerimit që na shohin dhe na përdorin kur ua lyp interesi si mish për top në politikën e tyre të mbylljes.

Ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm në rrugën e përpjetë drejt realizimit të një ëndrre kombëtare.

Falënderoj edhe presidentin Juncker me të cilin kam pasur një telefonatë shumë miqësore dhe inkurajuese dhe komisionerin Hahn që është investuar me mendje dhe zemër për të cuar para projektin e integrimit në BE. Ne morëm atë që meritonim, as më shumë as më pak”. – tha Rama

1 komente në “Negociatat, Rama në konferencë me Mogherinin: Sot nis kapitull i ri historik, ja mesazhi për penguesit e integrimit brenda dhe jashtë vendit”

  1. adi says:

    Ha ha
    I kapi menjehere ne ajer armiqte e jashtem ky tipi.
    Jo me larg po dje ju thashe se ky tipi do gjeje armiq te jashtem dhe te brendshem.
    Dhe si gjithmone kr ripjellesi nuk zhgenjeu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje