Kamza do të përballet me Lushnjen në ditën e nesërme, për të shpëtuar fazën pas një serie negative prej 8 ndeshjesh pa fitore.
Fitorja ndaj Lushnjes do të jetë një detyrim për Ahmataj, që duhet të luftojë për mbijetesë në pjesën e mbetur të kampionatit. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Kamzës është shprehur se nuk ka favorit në futboll, duke tentuar të ul me këmbë në tokë ekipin e tij në prag të ndeshjes me Lushnjen.
“Nuk ka favorit në futboll dhe shanset për ta fituar takimin janë të barabarta nga të dyja ekipet. Sido të jenë shanset për favoritin, mendoj se ne do të luajmë për ndeshjen e sezonit ndaj Lushnjes, pasi ajo fitore na rikthen qetësinë. Nuk është problemi vetëm për të menduar vetëm se çfarë ka ndodhur, por duhet të shohim përpara. Futbollistët duhet të shohin ndeshjet e mbetura dhe ky është objektivi kryesor”, është shprehur Ahmataj.